Panorama (Albania)

Mbyllja e komunave paralele serbe, BE- SHBA: Kosova të shmangë veprimet e njëanshme

-

BE dhe SHBA i bën thirrje Kosovës të shmangë veprimet e njëanshme, të cilat mund të rrisin tensionet. Reagimi erdhi, pasi autoritete­t kosovare ditët e fundit ndërmorën një sërë operacione­sh, duke mbyllur disa zyra paralele të Serbisë që funksionoj­në në Kosovë, në funksion të komunave paralele. Vetëm gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se kanë mbyllur komunat e paligjshme që kanë shërbyer për komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës. Për këto veprime reagoi BE, duke thënë se "mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komuniteti­t serb në Kosovë". Sipas BE- së, "kjo do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativ­ave në këtë çast". "Statusi i këtyre strukturav­e është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE në lidhje me themelimin e Asociacion­it të Komunave me Shumicë Serbe. BE i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t'i adresojë këto çështje përmes dialogut në Bruksel". Pas mbylljes së zyrave paralele, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, reagoi në mbështetje të deklaratës së BE, duke theksuar se "masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve". Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një deklarate për media akuzoi qeverinë e Kosovës që, siç tha ai, me "veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend", veprime këto që sipas tij, "po e kufizojnë mbështetje­n e SHBA- së për Kosovën në arenën ndërkombët­are".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania