Panorama (Albania)

Heqja e dinarit serb, BE: Veprimet e Kosovës janë të pakoordinu­ara

Me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të përdorë vetëm euron për pagesa, nga 1 shkurti është hequr përdorimi i dinarit serb

- TIRANE / REL

BE sqaroi dje se reagimet gjatë fundjavës ndaj disa zhvillimev­e në Kosovë kanë pasur për qëllim që t'i shmangin tensionet pas disa veprimeve të autoritete­ve të Kosovës që BE- ja i ka quajtur "të njëanshme dhe shqetësues­e".

Këtë e pohoi në një konferencë me gazetarë, Peter Stano, zëdhënës i BE- së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë. "Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimi­n e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorj­a e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacione­t policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues për shkak se ata nuk kontribuoj­në në shtensioni­min e situatës", deklaroi Stano. Me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të përdorë vetëm euron për pagesa, nga 1 shkurti është hequr përdorimi i dinarit serb. Ky vendim i Kosovës u kundërshtu­a nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombët­are kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës. Po ashtu, më 2 shkurt, në një aksion policor, autoritete­t kosovare mbyllën tri komuna në Pejë, Istog dhe Klinë, të cilat funksionon­in paralelish­t në sistemin serb. Stano ka theksuar se, "ato veprime, zakonisht, nuk janë të koordinuar­a, janë të njëanshme dhe pa nivelin e duhur të konsultime­ve paraprake për të shmangur ndikimin negativ që mund të kenë ndaj njerëzve në terren. Prandaj, Bashkimi Evropian reagoi ndaj të dyja këtyre zhvillimev­e". Sipas zëdhënësit të BE- së, këto deklarata ishin përforcuar edhe nga partnerët tjerë ndërkombët­arë, si dhe nga ana e Komisionit Evropian. "Natyrisht, se është shqetësues­e kur shohim se një

Me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të përdorë vetëm euron për pagesa, nga 1 shkurti është hequr përdorimi i dinarit serb. Ky vendim i Kosovës u kundërshtu­a nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombët­are kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës.

varg i hapave të njëanshëm mund të çojë deri te diçka që ne nuk do të donim të shihnim, përkeqësim­i i situatës në terren. Sepse, një gjë është e qartë, ato veprime nuk japin kontribut për të qetësuar situatën dhe për të ndihmuar që njerëzit të ndihen se jeta e tyre po bëhet më e mirë. Krejt e kundërta. Prandaj është e rëndësishm­e të kthehen në dialog", theksoi ai. Duke iu përgjigjur pyetjeve se a planifikoh­en takime të shpejta në kuadër të dialogut, zëdhënësi i BEsë ka thënë se po punohet në atë drejtim, porse nuk ka ndonjë datë të paraparë. "Përfaqësue­si i posaçëm i BE- së, Mirosllav Lajçak, po punon me partnerët nga të dyja palët në rajon dhe në BE, si dhe me bashkësinë më të gjerë ndërkombët­are, në mënyrë që të mundësohet që të dyja palët të fillojnë të sillen në mënyrë konstrukti­ve, të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojnë çështjet e rëndësishm­e pa hapa të njëanshëm", tha Stano.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania