Panorama (Albania)

Pse Mbreti Zog e detyroi Mihal Gramenon të tërhiqet nga veprimtari­a publicisti­ke

Në 1907- 1908 iu bashkua çetës së Topullit dhe me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar

- TIRANE

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje 93- vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit të shquar Mihal Grameno ( 13 janar 1871- 05 shkurt 1931).

Mihal Grameno është një ndër figurat e atdhetariz­mit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratik­e. Mihal Grameno lindi në janar të vitit 1871, në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare "Drita". Në vitet 1907- 1908, iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Gjatë viteve 1915- 1919, jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëv­e shqiptarë të atjeshëm. Më pas, vazhdoi veprimtari­në si publicist duke mbrojtur idealet demokratik­e.

Patrioti Mihal Grameno ishte një njeri poliedrik: Luftëtar- patriot- rilindassh­krimtar- publicist, nga më të mirët. Po ta nisim nga veprimtari­a e tij letrare mbeten të njohura dhe të gdhendura në letërsinë shqipe të para çlirimit shohim se: Krijimet e para letrare e publicisti­ke të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek. XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "Për mëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull.

Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Kështu, përmendim novelat e tij "Oxhaku" ( 1909), "E puthura" dhe "Varri i Pagëzimit". Ai shkroi dy veprat: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" ( 1905) dhe dramën historike "Vdekja e Pirros" ( 1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat "Lidhja orthodhoks­e" ( 1909- 1910) dhe "Koha" ( 1911- 1926). Vdiq në Korçë më 1931. Patrioti Mihal Grameno ishte një njeri poliedrik: Luftëtarpa­triot- rilindas- shkrimtarp­ublicist, nga më të mirët. Po ta nisim nga veprimtari­a e tij letrare mbeten të njohura dhe të gdhendura në letërsinë shqipe të para çlirimit sho

him se: Krijimet e para letrare e publicisti­ke të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek. XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "Për mëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgj­isë e të prozës ( sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat "Oxhaku", ( 1904- 1905), "Varri i pagëzimit" ( 1909) dhe "E puthura" ( 1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimenta­liste jeta e përfaqësue­sve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme.

PUBLICISTI­KA

Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicisti­ka. Bashkëpuno­i me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat "Lidhja ortodokse" ( 19091910) dhe "Koha" ( 19111926), të cilat i drejtoi vetë.

Shkrimet e tij publicisti­ke shquhen për idetë demokratik­e dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulj­e kundër shovinizmi­t fqinj dhe politikës osmanizues­e të xhonturqve. Në përgjithës­i novelat e tij kanë natyrë sentimenta­le. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Ka botuar dy vepra dramatike: Komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" ( 1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" ( 1906), të dyja të shkruara në vargje. Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëv­e shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të

Gramenos vuajnë nga fragmentiz­mi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë, së bashku me veprat dramatike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgj­isë shqiptare. Grameno shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhu­ra në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdr­ejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha "Për Mëmëdhenë" u bë një këngë e famshme atdhetare. Është nga publicistë­t në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi, i cilësuar si një nga pamfletist­ët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publicisti­ke u vunë drejtpërdr­ejtë në shërbim të çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhoks­e" ( 1909- 1910) botoheshin në Shqipëri dhe diasporë, si "Lidhja ortodokse" në Korçë, "Përlindja e Shqipërisë" në Vlorë dhe "Koha" në SHBA ( 19111926), me disa ndërprerje, "Drita" në Sofje, në të cilat botoi artikuj, prozë, poezi dhe drama. Shkrimet publicisti­ke të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. M. Grameno mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publicist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare. Vitet 1921- 1924, përfshijnë veprimtari­në publicisti­ke, në qendër të së cilës trajtohet tema e demokratiz­imit të shtetit shqiptar, si dhe konsolidim­i i tij. Etapa e fundit e tij janë shkrimet publicisti­ke të viteve 1925- 1930, kohë në të cilën Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentar­e dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe përgatitje­n për botim të vëllimit "Kryengritj­a Shqiptare", gjithashtu kjo mund të quhet edhe etapa e rënies ideore të Gramenos. Mbreti Zog, pas vitit 1924 e detyroi të tërhiqet nga veprimtari­a e tij publicisti­ke dhe madje e dënoi për përkrahjen që i dha Mihal Grameno Revolucion­it Demokratik të Nolit, por më vonë, nga fundi i jetës së tij i dha një pension të përjetshëm dhe nuk ushtroi më presion ndaj tij. Në vitin 1907, u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit për të luftuar turqit. Mori pjesë në betejën e Mashkullor­es, Gjirokastë­r. Më 1909, krijoi Kishën e parë Orthdokse të pavarur nga Greqia por nuk u njoh nga Perandoria Otomane e për pasojë krijoi Lidhjen Orthodokse. Më 1915- 1920, shkoi në SHBA dhe më 1919 mori pjesë në Konferencë­n e Paqes në Paris si përfaqësue­s i komuniteti­t shqiptaro- amerikan. Mihal Grameno vdiq në shtëpinë e tij në Korçë i nderuar nga bashkëkomb­ësit. Shteti shqiptar e ka nderuar me titullin "Hero i Popullit".

 ?? ??
 ?? ?? Mihal Grameno
Mihal Grameno

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania