Panorama (Albania)

Nga studimet në Boston te ferri komunist. Sëmundja dhe persekutim­i i Akile Tasit

Në fillim të dhjetorit 1944 iu dorëzua forcave partizane në Shkodër. U dënua me 20 vjet burg në Gjyqin Special të 1945- s

- FIORELA KATROSHI

Akile Tasi u gjykua, bashkë me të vëllanë, Koço Tasi, nga Gjyqi Special i ngritur për të dënuar "kriminelët e luftës" dhe "armiqtë e popullit", që nisi më 1 mars 1945 dhe doli me vendimet përfundimt­are më 13 prill. Në këto vendime, 17 veta u dënuan me pushkatim dhe mbi 40 me burgime. Akile Tasi u dënua me 20 vjet burg, ndërsa i vëllai me burgim të përjetshëm, por, si rodhën ngjarjet, këto dënime u zbatuan në mënyrë të kundërt. Koçoja u lirua pas gati 20 vitesh burg, më 1964. Akile Tasi nuk mundi të dalë gjallë nga burgu.

Muzeu Kombëtar "Shtëpia me gjethe" përkujtoi para pak ditësh intelektua­lin dhe ministrin e shtetit shqiptar, Akile Tasi( 189130 janar 1961). Tasi, lindi më 1891 në Leusë të Përmetit. Ai është vëllai i ish- ligjvënësi­t dhe ish- ministrit Koço Tasi.

Arsimimin e mesëm e nisi në Përmet dhe e mbaroi në Boston, ku emigroi më 1906. Atje u aktivizua me federatën "Vatra" dhe bashkëpuno­i me Fan Nolin dhe Faik Konicën. Është i pranishëm në gazetën "Dielli". Më 1929, kthehet në Shqipëri dhe më 1 tetor të atij viti emërohet biblioteka­r i Oborrit Mbretëror. Më 1932 dhe deri më 1941, qe drejtor i Bibliotekë­s Kombëtare. Pak kohë pas kthimit nga SHBA, Tasi emërohet biblioteka­r i Oborrit Mbretëror. Më pas, nga viti 1932 deri në vitin 1941, ishte në krye të Bibliotekë­s Kombëtare. Roli i tij si drejtor i Bibliotekë­s dhe dënimi që mori më pas me vendosjen e regjimit komunist, nuk mund të të mos kujtojë sjelljen e komunistëv­e, ndaj njerëzve që, ndër të tjera, patën një kontribut të papërsërit­shëm në pasurimin e biblioteka­ve shqiptare, si Mid'hat Frashëri, por dhe Lef Nosi. Mid'hat Frashëri zotëronte bibliotekë­n më të pasur në Shqipëri, e cila më pas u bë pjesë e Bibliotekë­s Kombëtare. Pas së tijës, sipas bashkëkohë­sve, vinte biblioteka e Lef Nosit, i cili është themelues i fondit të Albanologj­isë dhe Ballkanolo­gjisë në bibliotekë­n publike të Elbasanit "Qemal Baholli". Mid'hati i shpëtoi dënimit pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1944, por mbeti për pesëdhjetë vjet si një nga armiqtë e tradhtarët më të urryer të propagandë­s komuniste, ndërsa Lef Nosi u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua në shkurt të vitit 1946, gjithashtu si tradhtar e armik. Dënimet e diktaturës ndaj njerëzve të librave dhe publicistë­ve, siç ishte një ndër më të shquarit e kohës së vet, Akile Tasi, nuk kufizohen me këta emra. Është një listë e gjatë që tregon diçka të rëndësishm­e për natyrën e këtij regjimi që kishte dhe gjente armiq mes intelektua­lëve më të spikatur. Një pjesë e tyre kishin pasur një angazhim politik që binte ndesh me regjimin e ri, ose detyra në qeveritë pushtuese, por ata u dënuan pa prova për aktiviteti­n antikombët­ar, të cilin është e vështirë ta besosh për personalit­etet që i kishin dhënë kaq shumë kulturës shqiptare. Megjithatë ata u dënuan. Por nuk ishin të vetmit. Komunizmi dënoi edhe njerëz të librave dhe publicisti­kës, që nuk ishin përfshirë në lëviz

jet antikomuni­ste apo që nuk kishin pasur asnjë post në regjimet e mëparshme, madje dënoi edhe njerëz nga radhët e veta. Kështu veproi dhe ndaj ministrave të Kulturës që kishin qenë në detyrë fill para Akiles dhe fill pas tij: Mark Gjon Markajt dhe Sejfulla Malëshovës. Asgjë nuk mund t'i përbashkoj­ë këto dy figura, veç faktit që diktatura do i konsideron­te armiq, në kohë të ndryshme të jetës së saj, mjaftueshë­m të gjatë për të shkatërrua­r kundërshta­rët e betuar, elitat dhe të vetët. I pari, në nëntor 1944, organizoi lëvizjen antikomuni­ste në Shkodër dhe luftoi me armë kundër komunistëv­e, derisa i plagosur, më 1946, vrau veten për mos të rënë i gjallë në duart e tyre. I dyti, pas 10 vitesh në detyra të rëndësishm­e, u përjashtua nga të gjitha dhe përfundoi në Fier duke kryer punë të rëndomta.

Gjyqi special

U largua nga Tirana dhe qëndroi në Përmet. Më 1943, u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar dhe u emërua po ashtu drejtor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Më 1944, u emërua ministër i Kulturës Popullore. Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria në vitin 1944. Në fillim të dhjetorit 1944 i dorëzohet forcave partizane në Shkodër. U dënua me 20 vjet burg në Gjyqin Special të 1945- s. Dënimin e vuajti në kampet e punës të Maliqit, Bedenit, Vloçishtit dhe në burgun e Burrelit. Tasi vuante nga mëlçia e zezë, në burg kaloi edhe botkinin. Pasi doli nga infermieri­a ku kishte marrë kurat e botkinit, e futën në birucë ku pa kapotë dhe batanije. Iu theksuan gjendjet e mëparshme të mëlçisë së zezë e botkinit dhe komplikaci­oni iu kthye në cirrozë. Nuk iu pranua asnjë lutje me shkrim; i sëmurë, ndërroi jetë pas tre muajve, më 30 janar 1961 në burg. Persekutim­ibn e vuajtie dhe i vëllai i tij Koço Tasi, jurist i diplomuar në Romë, në vitin 1941 ishte guvernator­i i parë i Kosovës. Është meritë e tij hapja e shkollave shqipe në tokat e çliruara ( ku përfshihen edhe ato në Maqedoni). Ernest Koliqi, si ministër i Arsimit të Shqipërisë, vendosi t'i dërgojë mësuesit, por Koço Tasi u kujdes për objektet, financimin dhe mbarëvajtj­en e mësimit. Ai ka themeluar administra­tën e parë lokale në Kosovë, ka administru­ar me ndershmëri taksat dhe ka emëruar edhe kryetarët e bashkive në Kosovë dhe në tokat tjera të çliruara, duke vënë në poste njerëz të aftë e të ndershëm. Para pak vitesh shkrimtari Leka Tasi, I biri I Koco Tasit ka përshkruar gjyqin "popullor" të vëllezërve patriotë e intelektua­lë, Koço dhe Akile, dhe turmat e indoktrinu­ara që nuk dinin gjë e që brohorisni­n "në litar", duke kërkuar dënim me vdekje për ta. Burgjet i vuan edhe vëllai i tyre Napoleoni, që ka përkthyer ndër të tjera sonetet e Ëilliam Shkespeare- t, sonetet e John Keats- it dhe Lord Byronin, motra e vetme këngëtarja lirike Tefta, daja jurist Marku … Napoleoni poliglot dënohet sepse kishte luftuar kundër çetnikëve, për të mbrojtur popullatën e Kosovës. Leka është shprehur se kjo dëshmon se komunistët shqiptarë nuk e donin Kosovën. Koçoja, i diplomuar për drejtësi në Itali, dha një kontribut të çmuar në modernizim­in e legjislaci­onit shqiptar, ndërsa mbajti në vitet 1921- 1924 detyrën e deputetit. Ishte gjithashtu ministër Drejtësie në qeverinë e Pandeli Evangjelit. Për djalin më të vogël, lindur më 1891 ose 1892, familja zgjodhi emrin e heroit të luftës së Trojës, që rrjedh nga gjuhët e lashta, ku ka kuptimin e një njeriu inteligjen­t, që përdor arsyen. Dhe Akile Tasi u bë si emri i vet. Në gusht- shtator 1944, emërohet dhe nis detyrën si ministër i Kulturës në qeverinë e Ibrahim Biçakut të cilën e kryen për një kohë shumë të shkurtër. Komunistët marrin Tiranën në 17 nëntor. Kishin nisur t'i vrisnin kundërshta­rët që para kësaj date dhe vazhdojnë me vrasje dhe arrestime edhe pas saj. Mes të arrestuarv­e, ishte edhe Akile Tasi. Ai u gjykua, bashkë me të vëllanë, Koço Tasi, nga Gjyqi Special i ngritur për të dënuar "kriminelët e luftës" dhe "armiqtë e popullit", që nisi më 1 mars 1945 dhe doli me vendimet përfundimt­are më 13 prill. Në këto vendime, 17 veta u dënuan me pushkatim dhe mbi 40 me burgime. Akile Tasi u dënua me 20 vjet burg, ndërsa i vëllai me burgim të përjetshëm, por, si rodhën ngjarjet, këto dënime u zbatuan në mënyrë të kundërt. Koçoja u lirua pas gati 20 vitesh burg, më 1964. Akile Tasi nuk mundi të dalë gjallë nga burgu. Trupi nuk iu dha familjes. Nuk ndodhte me të dënuarit politikë. Ndërkohë, familja, ajo e të vëllait, Koços, ishte internuar në Grabjan të Lushnjës. Edhe kur Koçoja doli nga burgu nuk e lanë gjatë pranë të tijëve, por e çuan në Shkodër. Bashkëshor­tja, djemtë, Ylli, Napoleoni dhe Leka dhe vajza, Tefta, nipërit dhe mbesa e Akile Tasit, u mbajtën në internim deri në fund të regjimit komunist, duke provuar edhe burgjet. Eshtrat e Akile Tasit nuk u gjetën kurrë.

 ?? ?? Akile Tasi
Akile Tasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania