Panorama (Albania)

Njëfilmsur­ealqë tënxittëme­ditosh përjetënre­ale

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Një grua shtatzënë vetëmbytet në lumë. Aty pari rastis të kalojë një doktor, gjysmë magjistar e gjysmë i shkarë, që merr trurin e foshnjës fetus dhe ia implanton trupit të së ëmës, për të pasur kështu një qenie me trup gruaje po me të menduar, sjellje e lëvizje prej foshnje. Kjo është parahistor­ia e filmit “Poor things” i Yorgos Lanthimos, që e pashë mbrëmë dhe më la mbresë të thellë. Është fitues i “Luanit të Artë” në Festivalin e Venecias, i lauruar si më i miri nga “Golden Globe” në zhanrin e komedisë dhe i përfshirë në listën e filmave më të mirë në nominimet për “Oscar”- ët e këtij viti. Ç’rrugë do ndjekë qenia me trup gruaje e tru fëmije për të gjetur a krijuar identiteti­n e vet? Kjo është pyetja që shtron filmi dhe në rrjedhën e subjektit sugjeron se ka dy rrugë, dy mundësi. E para, të jetoje nën pushtetin e doktorit monstër, duke marrë burrin që i zgjedhin e duke krijuar familje. Në këtë rrugë e shtyn dhe doktori monstër që j o rastësisht quhet Godwin ( Willem Dafoe) dhe që Bella e quan herë baba e herë Zot. Ky e shtyn të martohet me njërin nga studentët e tij dhe fejesa konsideroh­et e bërë. Atje nën kujdesin, pushtetin dhe kontrollin e babait perëndi Bella do të ishte pjesë e një jetë sureale. Jo rastësisht ambientet e shtëpisë së doktorit të kujtojnë pikturat e Salvador Dalisë, ndërkohë që në këto ambiente lëvizin kafshë të çuditshme si psh., një patok me kokë derri, një rosak me trup qeni sikur të kishin dalë nga pikturat e Hieronimus Bosch. Surealja këtu merr vlerë simbolike si për të thënë se në një ambient të shtrembëru­ar nga konvencion­et dhe etja për pushtet e burrave, Bella vështirë se do

Që të kthehemi tek filmi, edhe diçka tjetër të bën përshtypje. Megjithëse i mbushur me çudira, monstra e imazhe sureale, thuajse asnjëherë s’të krijon ndjesinë e diçkaje artificial­e e të kërkuar, gjatë gjithë kohës ndihesh mes jetës e jetësores dhe kur del nga salla e kinemasë ndihesh i çlodhur e i freskët, megjithëse ke ndenjur pa lëvizur, i ngujuar në një ndenjëse të ngushtë për dy orë e gjysme. Punë ustai thua me vete dhe ndjen se respekti i kahershëm për grekun Yorgos Lanthimos bëhet më i thellë e më i qëndrueshë­m

ta përmbushte veten dhe rrezikonte të mbetej një qenie me trup gruaje dhe tru fëmije. E shohim heroinën të zgjedhë një rrugë tjetër, arratiset me avokatin që do t’i përgatiste letrat e martesës dhe nis një jetë gjithë aventura rrugëve të botës, në Lisbonë, Mesdhe, Aleksandri e Paris për t’u rikthyer në Londër. Kështu, në kontakt me njerëz dhe vende të ndryshme, kërkon dhe gjen a krijon identiteti­n e vet si njeri e si grua. Të bën përshtypje edhe fakti që vetëm pasi njeh dhe provon të gjitha llojet e marrëdhëni­eve seksuale ( duke filluar nga mastrubime­t pothuajse perverse në shtëpinë e babait perëndi, tek përvojat në shtrat me avokatin e deri tek punësimi në një bordello të Parisit) e pra, vetëm atëherë gjen edhe veten, gjë që në film j epet edhe vizualisht: Bella ( Emma Stone) lë mënjanë lëvizjet dhe tiparet prej manekini dhe përfton pamjen e një gruaje sharmante. Po ta matësh si sasi imazhesh që ofron filmi, marrëdhëni­et seksuale zënë goxha kohë, aq sa hera- herës të ngjan se aventura e Bellas nuk është aq rrugëve të botës sa rrugëve të seksit. Natyrisht nga kontaktet me njerëz të tjerë, gruaja fëmijë merr dije e formohet, filozofinë e mëson nga Marta dhe Henri në Lisbonë, kurse socializmi­n ia mëson një grua me ngjyrë në bordello, në Paris. Vetëm se filozofitë, ideologjit­ë e dije të tjera vijnë si dytësore, primare mbeten përvojat seksuale. Parë në këtë rrafsh dhe përtej filmit “Poor things” vetiu lind pyetja: seksi zë vend relativish­t të vogël në jetën e njeriut, rreth një për qind të së gjithë kohës që gjallojmë, por në art, l etërsi apo edhe në l i g j ë r i m i n n j e r ë z o r n ë p ë r g j i t h ë s i duket se zë shumë më tepër vend. Po të shtosh këtu edhe krijimet e ligjërimet për dashurinë, balanca anon dukshëm nga seksi dhe dashuria. Si ta shpjegosh këtë dukuri, është diçka e rastit apo lidhet me faktorë të tjerë. Psh., në shumë shoqëri, ligjërimi për seksin ka qene dhe mbetet tabu dhe dihet që tabuja, e ndaluara të shtyn në ngasje ta flasësh e ta riprodhosh në mediume të ndryshme. Seksi i folur a i riprodhuar vizualisht, thuajse instinktiv­isht, e tërheq njeriun; a thua që duke ditur këtë, artistët e përdorin si karrem për të pasur më shumë shikues e lexues? Po mbase lidhet me faktin që seksi është burim i j etës, mjet i riprodhimi­t të species dhe, si i tillë ngjall, kurdoherë vëmendje, kërshëri e zbulime siç ka ndodhur edhe me disa nga mendjet me të ndritura si Frojdi, Foucault, Kinsey e të tjerë që kanë hedhur dritë mbi marrëdhëni­et shpesh misterioze të seksit me zhvillimin psikologji­k të njeriut, me pushtetin, normat sociale etj.. Që të kthehemi tek filmi, edhe diçka tjetër të bën përshtypje. Megjithëse i mbushur me çudira, monstra e imazhe sureale, thuajse asnjëherë s’të krijon ndjesinë e diçkaje artificial­e e të kërkuar, gjatë gjithë kohës ndihesh mes jetës e jetësores dhe kur del nga salla e kinemasë ndihesh i çlodhur e i freskët, megjithëse ke ndenjur pa lëvizur, i ngujuar në një ndenjëse të ngushtë për dy orë e gjysme. Punë ustai thua me vete dhe ndjen se respekti i kahershëm për grekun Yorgos Lanthimos bëhet më i thellë e më i qëndrueshë­m.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania