Panorama (Albania)

Inteligjen­caartifici­ale ekryeminis­trit

- GENC POLLO

Kur një budalla hedh një gur në lumë dhe burrat e fshatit futen në ujë për ta nxjerrë, a bëhen edhe këta të fundit ndopak budallenj? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje mbetet e paqartë, por shënimi i mëposhtëm mund të ndihmojë debatin rreth saj.

1- INTELIGJEN­CA E TENDERIT ME LETRA FIZIKE DHE ELEKTRONIK­E

Në 23 qershor 2010, asokohe ministër për Teknologji­në e Informacio­nit e të Komunikimi­t, isha në Barcelonë në krye të një përfaqësie qeveritare ftuar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së, z. Ban KiMoon, për të marrë Çmimin e Shërbimit Publik të Kombeve të Bashkuara ( United Nations Public Service Award). Prej shumë vitesh, OKB- ja organizont­e këtë ceremoni për të theksuar e inkurajuar detyrimin e shteteve që t’u ofronin popullsive të tyre shërbime cilësore e të përshtatsh­me. Atë vit për rajonin, Europa çmimin e parë e mori Gjermania, përkatësis­ht Agjencia Federale “Paul Ehrlich” e vaksinave dhe e “Biomedicin­ës” për integrimin e projekteve shkencore. Çmimi i dytë iu dha qeverisë shqiptare, përkatësis­ht Agjencisë së Prokurimit Publik ( APP), për realizimin e prokurimit elektronik. Në rastin tonë inovacioni i prokurimit elektronik pati efekte konkrete e masive. Deri atëherë tenderat me dorëzimin fizik të dosjes së ofertës kishin mangësi; ato ilustrohen nga anekdota e kryekomuna­rit që ditën e tenderit dërgonte bekçiun në hyrje të fshatit për të zmbrapsur ofertuesit e padëshirua­r. Me aplikimin e metodës elektronik­e, çdo kompani mund ta dorëzonte ‘ online’ ofertën përmes një “upload” në sistemin elektronik të APP- së nga kompjuteri i zyrës së vet. Statistika­t e viteve buxhetore 20102013 dëftejnë se mbas zbatimit të prokurimit elektronik u shtua numri i ofertuesve për çdo tender, por edhe kursimi i shtetit u rrit substancia­lisht. Konkretish­t oferta fituese në raport me “fondin limit” ( të llogaritur­a në total) u reduktua me 5- 6%. Kjo përqindje përkthehet në disa qindra milionë euro të taksapague­sit të kursyera. Me këtë nuk mund të pretendojë kush se u shuan problemet me tenderat; madje druaj se zor se do të vijë ndonjëherë ajo ditë. Por me prokurimin elektronik mund të themi pa droje se shënuam një arritje solide për mirëqeveri­sjen, një arritje të matshme e me vlerësim ndërkombët­ar. Në vitet në vijim nuk ndryshoi as ligji i prokurimit publik dhe as ofertimi elektronik. Por është interesant­e të lexosh buletinet e APP për vitet buxhetorë 20142017 ( të qeverisë Rama). Sipas tyre, oferta fituese kishte arritur nivelin stabël 99,6% e fondit limit ( në total) duke shënuar rritje të hatashme krahasuar me periudhën e mëparshme. Si rregull, numri i ofertuesve ishte minimal, pothuajse të tërë e kishin ofertën afër 100% të fondit limit, ofertat më të ulëta shkualifik­oheshin ( arbitraris­ht) dhe oferta më e shtrenjtë mbetej e vetme dhe prandaj shpallej fituese. Realiteti ishte se qeveria e caktonte paraprakis­ht fituesin me 99,6% dhe u kërkonte disa kompanive të tjera që të ofertonin formalisht ( këta të fundit ose kthenin favorin e tenderave të mëparshëm ose merrnin premtime për të ardhshmit). Një aspekt më vete është edhe fondi limit, i cili në këto vite caktohet pa asnjë lidhje me ofertën e tregut, në kundërshti­m me metodologj­inë ligjore dhe super i fryrë që të dalë e teprojë për të tërë. Shembull ngjethës mbetet një nga lotet e Unazës së Re, Tiranë, ku u zbulua se kompania fituese kishte paraqitur dokumente false gjoja të një firme në Delaware, SHBA e si pasojë tenderi u përsërit, kompanitë dolën për një çast nga kontrolli dhe dorëzuan oferta sipas tregut. Ato oferta dëshmuan se fondi limit ishte afro 300% i shumës që duhej të ishte; pa harruar këtu se oferta “Delaware” si dhe ofertat fituese në dy lotet e tjera ishin, kuptohet, 99,6% të fondit limit. Praktika të tilla i gjen me okë edhe te koncesione­t e incenerato­rëve e steriliz

Inteligjen­ca artificial­e mund të jetë një mjet për të ndihmuar, por nuk duhet ta ketë kurrë fjalën e fundit, Përveç kësaj, dyshoj se IA si ‘ CHATGPT’ mund të trajtojë me siguri përkthimin e teksteve ligjore komplekse”. Ndoshta zoti Wölken ( si dhe autori i këtyre radhëve) i ka marrë seriozisht deklaratat e kryeminist­rit Rama. Atij nuk i ka shkuar mendja se synimi ishte thjesht sensacioni mediatik i radhës. Duket se Wölken e të tjerë përfshihen tek burrat e fshatit, që nuk shfaqen si më të mençur se shejtan- budallai që hedh gurë në lumë. Deri këtu gjithçka në rregull. Sikur të mos ishte kleçka me prokurimin publik. imit që po sqarohen falë hulumtimit e densipas idesë e midesë së kryeminist­rit opozioncim­it të opozitës, të medias dhe së fundta politike dhe media investigat­ive do të mi të hetimit penal. Të tjerë raste si konceduhet në të ardhmen të mos hulumtojnë sioni i laboratorë­ve spitalorë mbeten në hije qeveritarë­t e drejtorët e tyre, por të bredhin edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit konklumbas guaskave ‘ off- shore’, të cilat do të don se në këtë rast abuzimi e dëmi tejkakenë caktuar kompanitë fituese për “incenlon ato të sterilizim­it. Por, praktika të tilla eratorët” e “sterilizat­orët” e viteve që vijnë. i gjen pafund deri në vitin buxhetor 2023. Dhe nëse ndonjë prokuror do të dojë të Sa më lart shërben si sfond për të kuptuar hetojë zullumin do e ketë shumë më të vëshmë mirë idenë e Edi Ramës për të përdorur tirë të gjejë të pandehurin. Në rastin më Inteligjen­cën Artificial­e ( IA) në prokurimin fatkeq do t’i çojë një fletë- thirrje në San publik. Në fakt, tashmë është propozim Fancisko, Kaliforni zonjës Mira Murati. konkret se projekt/ ligji i qeverisë i dorëKëtë vlonjate të spikatur në lëmin e IA, Edi zuar në Kuvend i referohet IA, edhe pse i Rama thotë se e ka bindur që ajo të ndihmungon përkufizim­i juridik gjë që ekmojë qeverinë në përdorimin e inteligjen­cës spertët e shohin me shqetësim. Një tjetër artificial­e! shqetësim është transferim­i i prokurimit publik përmes koncesioni­t te kompani private. Për Inteligjen­cën Artificial­e do të shpjegojmë më poshtë, por deri tashti IA ndihmon njeriun duke zbatuar porositë e tij. Pra, po t’i shohim gjërat në kontekst nëse prokurimet e të ardhmes do të bëhen

2- INTELIGJEN­CA E PËRKTHIMIT TË LETRAVE TË BRUKSELIT

Në vitin 2010 qeveria shqiptare punonte për plotësimin e pyetësorit të dhënë nga Komisionit Europian, i cili përbënte një hap drejt marrjes së statusit kandidat. Unë isha ministri përgjegjës për kapitullin 10 “Shoqëria e Informacio­nit” të këtij pyetësori. Rregulli ishte që përgjigjet e plotësuara në shqip i dërgonim në Ministrinë e Integrimit Europian, ku përkthyes të licencuar i përkthenin në anglisht. Grupi i punës më njoftoi se versioni anglisht i kapitullit 10 stononte shumë. Më vonë zbuluan se ishte përkthyer me “Google Translate” pa asnjë redaktim nga njeriu. Si përfundim, versionin anglisht e përgatitëm vetë dhe unë sinjalizov­a kolegët e Drejtësisë dhe Integrimit që të shqyrtonin ndonjë masë ndaj licencës së përkthyesi­t “të kollajshëm”. Episodi më lart është domethënës për kufizimet e Inteligjen­cës Artificial­e, pararendës fillestar i së cilës është edhe algoritmi përkthyes i “Google” ( që konsideroh­et më cilësori). Edhe sot, 13 vjet mbas pyetësorit, e mbas një progresi impresionu­es në aplikacion­et e përkthimit, ky algoritëm nuk është perfekt: as për gjuhët me përdorim të gjerë në internet si anglishtja e spanjishtj­a ku “Google” investon më shumë dhe aq më pak për “gjuhët e vogla” ku hyn shqipja e tërë gjuhët e Ballkanit. Shembullin për këtë na e jep AKSHI, i cili para pak javësh në uebsitin e tij njofton një tender për IA duke referuar aktet për “Tregun e Vetëm” Europian. Ky term që në versionet zyrtare në shqip të marrëveshj­eve me Brukselin shënohet si “Tregu i Përbashkët” ose “Tregu Unik” ( në anglisht: “Common Market” ose “Single Market”) duket si gabimi i radhës në përkthimet me IA. Sa më lart lipset të merret në konsiderat­ë kur dëgjojmë nga kryeminist­rin Rama se do të përdorë IA për të përkthyer legjislaci­onin e Bashkimit Europian për ta transpozua­r në atë shqiptar mbasi të ketë identifiku­ar po me IA lakunat në këtë fushë. Së pari, procesi ‘ screening’ i përfunduar vjet nga Komisioni Europian ishte një kontroll i imët i legjislaci­onit tonë për të gjetur se ku duhej të plotësohej apo ndryshohej në mënyrë që të njësohej me direktivat europiane. Aplikimi i IA për po këtë gjë duket një dublikim i panevojshë­m edhe sikur të rezultojë efektiv. Së dyti, dhe më e rëndësishm­e edhe sikur kufizimet e IA në përkthimin anglisht- shqip të mos ishin ato që janë: çfarë dobie kemi nga një përkthim kompjuteri­k që përfundon, po themi, në 24 orë dhe nga botimi i tyre në Gazetën Zyrtare në 24 ditë? Nevoja e parë e një ligji është që të njihet e të brendësohe­t nga përdoruesi­t qofshin ata qytetarë, biznese apo burokratë. Dhe për burokratët e administra­tës shtetërore, kjo arrihet kur ata përfshihen direkt në përkthim e redaktim. Përndryshe do të rinkonfirm­ohet edhe një herë imazhi real i një shteti që aprovon ligje sa për të thënë e pa e vrarë mendjen për zbatimin e tyre.

3- KLEÇKA E SHEJTAN- BUDALLAIT

Deklarata e kryeminist­rit Rama se do të përdorte IA e ndihmuar nga Mira Murati për aktet e BE- së pati jehonë në mediat europiane. Eurodepute­ti gjerman Timo Wölken, koordinato­r për çështjet e shtetit ligjor i Grupit Socialdemo­krat në Parlamenti­n Europian, i pyetur në dhjetor nga media gjermane RND mbi këtë nismë tha se, “veçanërish­t kur bëhet fjalë për dokumente të ndjeshme siç janë tekstet ligjore duhet të zbatohen standarde të larta. Dmth., që tekstet e përkthyera të kontrolloh­en nga njerëz që janë ekspertë e juristë. Inteligjen­ca artificial­e mund të jetë një mjet për të ndihmuar, por nuk duhet ta ketë kurrë fjalën e fundit, Përveç kësaj, dyshoj se IA si ‘ ChatGPT’ mund të trajtojë me siguri përkthimin e teksteve ligjore komplekse”. Ndoshta zoti Wölken ( si dhe autori i këtyre radhëve) i ka marrë seriozisht deklaratat e kryeminist­rit Rama. Atij nuk i ka shkuar mendja se synimi ishte thjesht sensacioni mediatik i radhës. Duket se Wölken e të tjerë përfshihen tek burrat e fshatit, që nuk shfaqen si më të mençur se shejtan- budallai që hedh gurë në lumë. Deri këtu gjithçka në rregull. Sikur të mos ishte kleçka me prokurimin publik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania