Panorama (Albania)

Golat "in extremis", Mançester Junajtid i pari

Klasifikim­i me golat pas minutës së 90- të në Premier Ligë, Siti do renditej i fundit "Djajtë" kanë fituar 6 pikë në fund, lënë pas Liverpulin dhe Arsenalin me nga katër pikë

-

Fitorja e Arsenalit ndaj Liverpulit e bëri garën për titull edhe më të ngushtë, dhe dha dëshmi të mëtejshme se koha shtesë e luajtur në Premier Ligë mund të jetë vendimtare.

Ndërsa goli i Leandro Trosardit në minutën e 92të vetëm konfirmoi destinacio­nin e pikëve, ky ishte goli i nëntë që "topçinjtë" kanë shënuar në kohën shtesë këtë sezon. Golat e Deklan Rajsit dhe Gabriel Zhezusit kundër Mançester Junajtidit në shtator dhe goditja e fundit me kokë e Rajsit në Luton në dhjetor, i kanë shtuar katër pikë jetike Arsenalit këtë sezon. Pavarësish­t se pësuan gol vonë në "Emirates" dhe humbën gjithashtu në minutat e fundit ndaj Totenhemit, Liverpuli ka fituar pesë pikë në kohën shtesë të pjesës së dytë, duke pasur të njëjtin rezultat neto prej plus katër pikësh si Arsenali. Por Mançester Siti mund të jetë i zhgënjyer prej golave të vonë të pësuar ndaj Kristal Palasit, Totenhemit dhe Çelsit, të cilat i kushtuan atyre gjashtë pikë, edhe nëse goli i fitores së shënuar nga Oskar Bob në Njukasëll u ktheu atyre dy pikë mbrapsht. Por golat e pësuar në shtesë i kanë kushtuar lojtarëve të Pep Guardiolës më shumë pikë se çdo skuadre tjetër në Premier Ligë deri më tani. Golat e vonë janë kthyer në një sistem këtë sezon, ndërsa 63 prej tyre janë shënuar pas minutës së 90- të, ndërkohë që janë 88 numri i golave të shënuar në shtesat e të dyja pjesëve. Me gjyqtarët që ndjekin udhëzimet e reja të Bordit Ndërkombët­ar të FA- së, klubet e Premier Ligës kanë luajtur gjithsej 2.656 minuta dhe 24 sekonda kohë shtesë këtë sezon, me një mesatare prej 11 minuta e 42 sekonda për ndeshje. Goli i vonë i pësuar nga Totenhemi të shtunën kundër Evertonit ishte goli i 10- të që skuadra e Ange Postekoglu­së ka pësuar këtë sezon në kampionat, me tetë prej tyre që kanë ardhur në pjesën e dytë. Golat e pësuar ndaj Evertonit dhe Uolvesit u kanë kushtuar atyre pesë pikë. Por ata "fituan" gjashtë pikë me suksesin e siguru

ar me përmbysje në shtesë kundër Shefilld Junajtidit dhe golin e barazimit me kokë të Dejan Kulusevski­t ndaj Mançester Sitit. Në 23 ndeshjet e Totenhemit janë shënuar 16 gola në total pas minutës së 90- të, 6 prej të cilëve mbajnë autorësinë e djemve të Postekoglu­së. Ata gjithashtu kanë luajtur më shumë minuta shtesë se çdo ekip tjetër deri më tani këtë sezon, me më shumë se 316 minuta në total dhe një mesatare prej 13 minutash e 45 sekondash për ndeshje. Kjo kohë është pothuajse 100 minuta më shumë se sa kanë luaj

tur rivalët londinezë të Uest Hemit deri më sot. Mançester Junajtid ka qenë përfituesi më i madh i minutave shtesë, me 7 pikë të fituara pas 90', duke arritur fitore të vona ndaj Brentfordi­t, Fulhamit dhe Uolvesit. Por ata kanë lënë edhe pikë ndaj Arsenalit. Luton, me pak më shumë se 219 minuta kohë shtesë, ka luajtur kohën e dytë më të ulët të shtesës. Edhe pse kjo nuk përfshin 67 minutat e luajtura përpara se ndeshja e tyre në Bornmëth të ndërpritej, për shkak të arrestit kardiak që pësoi kapiteni Tom Lokier.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania