Panorama (Albania)

Reali i zhgënjyer me akuzat e dyshes Laporta- Ksavi: Janë të rënda

-

Brenda hierarkisë së Realit të Madridit nuk u fol për asgjë tjetër veç penalltive të munguara në derbin kundër Atletikos të dielën në mbrëmje në "Bernabeu". Në bisedat në korridore, dolën në pah tri penallti të padhëna, por të pretenduar­a fort nga skuadra e Ançelotit: ajo e Saul kundër Lukas Vaskez, e Saviçit kundër Bellingami­t dhe e Markos Jorentes, gjithashtu kundër anglezit. "Nëse ky arbitrim do të ishte bërë në ' Metropolit­ano' do të hapnin të gjitha lajmet duke thënë se është një skandal kombëtar, por duke qenë se Madridi është ai që është dëmtuar, vetëm ne do të ankohemi", thonë nga klubi i bardhë të zemëruar dhe të mbushur me ndjenjën se

Madridi është vënë në shënjestër të çështjes së arbitrazhi­t, veçanërish­t pas ndeshjes me Almerian, dhe rezulton se në ndeshjet e fundit ata ndjehen qartë të dëmtuar. Por në Madrid nuk kanë qëndruar vetëm këtu. Ata i janë kthyer dhe një diskutimi të pak ditëve më parë nga presidenti­t i Barcelonës Joan Laporta dhe trajneri i katalanasv­e, Ksavi Hernandez. Të njëjtat burime nga klubi i bardhë nënvizojnë se "akuzat e tyre ( LaportaKsa­vi) kanë qenë shumë të rënda, duke folur me lehtësi të plotë për falsifikim­in e Ligës, duke e ditur se nuk do të marrin asnjë sanksion apo qortim publik për të. Ata e lëshojnë, bëjnë presion tek arbitrat dhe si rezultat i këtij presioni kemi parë vendime kundër Realit". Reali pretendon për 5 penallti të munguara në llogari të tij në dy ndeshjet e fundit në La Liga kundër Getafes dhe Atletikos së Madridit. Gjithsesi, deri më tani te Reali janë munduar të tregohen të kujdesshëm me qëndrimin zyrtar që do të mbajnë kundër Barcelonës pas akuzave të Laportës dhe Ksavit. Por ndjesitë nuk janë pozitive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania