Panorama (Albania)

Reali i Madridit i "mallkuar", e dënojnë 6 nga ish- lojtarët e tij

7 nga 15 golat e pësuar ia kanë shënuar lojtarë të dalë nga klubi I fundi ishte mbrojtësi Markos Jorente në derbin e së dielës

-

Reali i Madridit është mbrojtja më e mirë në La Liga në këtë sezon, me vetëm 15 gola të pësuar pas 23 javësh kampionat.

E të mendosh se në asnjë ndeshje "los blancos" nuk kanë luajtur me mbrojtjen e tyre titullarë, për shkak të dëmtimeve afatgjata. Kurtua, Militao, Alaba të tre të dëmtuar mjaftojnë. Megjithatë Ançeloti me "shpikjet" e tij ka mundur të ndërtojë një ekuilibër të tillë që t'i garantojë soliditet në prapavijë ekipit pavarësish­t mungesave në mbrojtje. Edhe në derbin e së dielës kundër Atletikos, atij iu desh të improvizon­te, ku për shkak të mungesës së Rydiger ai krijoi një dyshe qendre të formuar nga Naço dhe Karvahal! Në fund një barazim, që erdhi pikërisht si një mosmarrëve­shje e të dyve. Përtej kësaj panorame, mbrojtja e Madridit është më solidja në La Liga me 15 gola të pësuar. Por e veçanta qëndron në faktin gati gjysmën e golave të pësuar në këtë sezon në La Liga, Realit ia kanë shënuar lojtarë të dalë pikërisht nga ky klub. I fundit ishte Markos Jorente, mbrojtësi i

Atletikos së Madridit, i cili i shënoi në derbin e së dielës. Jorente ka luajtur më parë në akademinë e Realit, duke arritur madje dhe të debutojë me ekipin e parë. Por të dielën në derbi i shënoi Realit duke i hequr mundësinë të shkëputet me 4 pikë nga Girona. Por Markos Jorente nuk është i vetmi në këtë listë të veçantë të golashënue­sve kundër "los blancos". Përveç tij, Realit i kanë shënuar në këtë sezon në kampionat edhe 5 lojtarë të tjerë që më parë kanë veshur fanellën e bardhë: Serxhio Arribas ( Almeria), Borha Majoral, Hugo Duro, Havi Munjoz dhe Alvaro Morata i kanë shënuar gjithashtu Realit në këtë sezon të paktën nga një gol. Mes të gjithëve spikat Alvaro Morata, i cili i ka shënuar dy rrjeta me fanellën e Atletikos së Madridit. Tani pritet për t'u parë se cili do të jetë i radhës ish- madrilen që do të shënojë në portën e "los blancos" në pjesën e mbetur të sezonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania