Panorama (Albania)

Hetimet, Basha: Edi Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re

-

Komisioni i ngritur që para dy vitesh nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për adresuar rekomandim­et e OSBEODIHR- it për zgjedhjet dhe ka shkelur afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetues­e për të garantuar nëpërmjet ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor të drejtën e votës së emigrantëv­e

Kryetari i Partisë Demokratik­e zyrtare, Lulzim Basha, është i bindur se “kryeminist­ri Edi Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re”. Në fjalën e tij para demokratëv­e të degës 11 në Tiranë, Basha u shpreh se PD është e qartë në qëndrimin e saj, duke mbështetur 100% SPAK dhe drejtësinë e re. Sipas Bashës, tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. “Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë. Përballë kemi një kastë politikanë­sh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK- un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK- un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkue­shmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kundër korrupsion­it? PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK- ut dhe drejtësisë”, - tha Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania