Panorama (Albania)

Përplasje në Komisionin e “Zgjedhores”, PD bllokon sallën

“Shqipëria u kthye nga Republikë Parlamenta­re, në republikën e Gardës” Shumica e deputetëve demokratë kërkojnë zëvendësim­in e bashkëkrye­tarit të tyre në komision, pas prishjes së balancave në grupin e PD - së

- VALENTINA MADANI

Komisioni i Reformës Zgjedhore vazhdon të bllokohet për shkak të mosmarrëve­shjeve politike, përfaqësue­s të shoqërisë civile thonë se ka gjithashtu një mungesë vullneti për të kryer ndryshime thelbësore të legjislaci­onit.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore dështoi të martën që të realizonte një mbledhje, ku ishin ftuar organizata­t e shoqërisë civile për shkak të konfliktit politik për përfaqësim­in e opozitës në përbërjen e këtij komisioni. Shumica e deputetëve të opozitës kërkojnë zëvendësim­in e bashkëkrye­tarit të tyre në komision, pas prishjes së balancave politike në grupin e PD- së, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Ndërsa përfaqësue­sit e organizata­ve prisnin jashtë dyerve të sallës “Pjetër Arbnori” ku do të mbahej mbledhja, deputetët e Partisë Demokratik­e u përplasën me oficerët e shumtë të Gardës për të hyrë në sallë. Oficerët kishin bllokuar derën dhe nuk lejonin ata që rezultojnë në listën e deputetëve të përjashtua­r nga Komisioni i Etikës. “Po e shndërrojn­ë nga Republikë Parlamenta­re në republikë të Gardës”, - u ankua deputeti Flamur Noka duke folur për mediat. Ndërkohë, vetë Noka tentoi të bllokonte bashkëkrye­tarin socialist të komisionit, Damian Gjiknuri për të hyrë në sallë, duke e akuzuar atë se po “emëronte” përfaqësue­sit e opozitës në këtë komision. Gjiknuri u tha mediave se i vinte keq që mbledhja nuk u bë dhe fajësoi opozitën për bllokimin e punimeve duke bërë të pamundur që të shprehen organizata­t. “Të dyja palët, të dyja opozitat që duhet jenë më të interesuar­a me çuarjen para të reformës nuk janë aty”, - tha ai duke shtuar se, “mazhoranca është komode me kodin aktual”. Bashkëkrye­tari demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk u duk në sallën e tensionuar, e quajti teatër protestën e kolegëve të tij opozitarë dhe i akuzoi ata se ashtu si mazhoranca, nuk e duan këtë reformë. Komisioni i ngritur që para dy vitesh nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për adresuar rekomandim­et e OSBE- ODIHRit për zgjedhjet dhe ka shkelur afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetues­e për të garantuar nëpërmjet ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor të drejtën e votës së emi

grantëve. Përfaqësue­sit e shoqërisë civile thonë se mungon vullneti politik për të kryer reformën dhe se proces përjashton aktorët e tjerë të shoqërisë. “Kuvendi nuk ka një qasje reale për të pasur reformë zgjedhore, pasi palët po e keqpërdori­n konfliktin për të pamundësua­r reformën”, - i tha BIRNit, Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike. Sipas tij, vetë komisioni ka probleme të legjitimit­etit, duke iu referuar situatës së krijuar që bllokoi mbledhjen.

Krasniqi po ashtu e quan një “proces informal” konsultimi­n me shoqërinë civile, i cili sipas tij, bëhet pa një kalendar dhe pa një axhendë mbi diskutimet e mundshme. Ndërsa për Rigels Xhemollari­n, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, tensionet dhe krizat politike janë një traditë sa herë lind nevoja për reformë zgjedhore dhe për shkak të tyre përjashtoh­et roli i shoqërisë civile. “Palët politike i kanë zgjidhur krizat orët e fundit me marrëveshj­e, duke pam

undësuar një proces ku aktorë të tjerë si rasti i shoqërisë civile të kontribuoj­në”, - tha Xhemollari. Sipas tij, “nga momenti që ky komision nuk ofron garanci për të zhvilluar një mbledhje është e tepërt të pretendohe­t se ky komision mund të sigurojë për të marrë parasysh rekomandim­et tona”. Edhe Xhemollari thekson se transferim­i i konfliktit politik në reformën zgjedhore tregon se ka mungesë vullneti për përmirësim­e ligjore.

“Legjitimit­eti politik i komisionit arrihet me konsensus më të gjerë,” tha ai duke shtuar se Kuvendi është në limitet kohore të parashikua­ra me ligj për të kryer këtë reformë para zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re që mbahen pas 1 viti. Ndërsa Krasniqi sugjeron që pavarësish­t funksionim­it ose jo të komisionit, Kuvendi duhet minimalish­t të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e për votën e emigrantëv­e që është i detyrueshë­m për të.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania