Panorama (Albania)

Protesta, Berisha: 20 shkurti, dita e provës së madhe në Tiranë

Akuzat e ish- ministritt­ë Financave, ish- kryeminist­ri: Ahmetaj e pranoi se Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat Sali Berisha akuzon qeverinë se po vepron si organizatë kriminale.

Ai bëri thirrje që më 20 shkurt të dilet në protestë, duke e cilësuar si dita e provës dhe betejës së madhe në Tiranë. Në ditën e 36- të të protestës, ish- kryeminist­ri Sali Berisha tha para mbështetës­ve se opozita nuk do të dorëzojë kurrë Parlamenti­n. Duke komentuar intervistë e ishzv. kryeminist­rit Arben Ahmetaj, kreu i PD- së, Sali Berisha deklaroi se, ai faktoi se Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri. “Folëm për drejtësinë. A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 për qind e të arrestuarv­e j anë në paraburgim pa dënim? Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake. Janë pra 60 për qind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafaj shëm. Megjithatë, mbahen aty sepse kryebandit­i në krye të rendit, Taulant Bego, kërkon të paraqitet si i suksesshëm, paçka se arreston të rinj për 1 apo 2 gramë kanabis, ndërkohë që kamionët, kontej n e r ë t , v i j n ë d h e s h - karkohen me kokainë. Ato i lë të lira sepse ka porosi nga Edi Rama. A e dëgjuat Arben Ahmetajn në rrëfimin e tij r r ë q e t h ë s p ë r ç d o s h - qiptar? Kanabizimi i vendit, velloja e tmerrshme e krimit që mbuloi Shqipërinë, ka n j ë a u t o r , k ë n j ë a r - kitekt, dhe ky është Edi Rama”, - deklaroi lideri i PD- së. Ai shtoi se kryeminist­ri Edi Rama e mori mesazhin e qartë

“A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësit, përfshihen nivelet maksimalis­ht më të larta, dmth., Edi Rama dhe shqiptarët do llahtarise­n? Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thoshim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj”.

nga protesta e së enjtes. “A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësit, përfshihen nivelet maksimalis­ht më të l arta, dmth., Edi Rama, dhe shqiptarët do llahtarise­n? Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thoshim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj. Të dashur miq, në qoftë se më pyesni mua, pse e ke thënë këtë, pse je shprehur në këtë mënyrë, nga e dije ti Sali se kjo funksionon­te si organizatë kriminale? Po mor miq, s e p s e n ë q o f t ë s e n j ë kryeminist­ër vendos për t’i dhënë 8 pike një kompanie që nuk ekziston, dhe që një ministër i ka thënë se kompania nuk e k z i s t o n , n j ë m i n i s t ë r tjetër i ka thënë me shkrim se kjo nuk është tagër i qeverisë, dhe ai e firmos dhe bashkë me të firmosin edhe ministrat e tij, a nuk është ky një krim i përbashkët, a nuk është kjo një organizatë kriminale? Më keni dëgjuar t’i them Dumanit se drejton organizatë kriminale, po mo, po, kriminale, shumë të rrezikshme, sepse vjedhjen e shekullit, vjedhje në të cilën Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, etj., kanë vepruar si një organizatë kriminale duke dëmtuar vendin në 30 vite 1 miliard. Duke zhdukur gjer sot 200 milionë euro për tre djegës që nuk ekziston asnjëri. Të gjitha këto i mbulon Dumani, i mbulon Kraja”, - theksoi Berisha. Për kryedemokr­atin, 20 Shk u r t i ë s h t ë d i t a e r e - voltës. “A e dini se çfarë ndodh në Skapin e partisë miq? Ua them unë. Zihen si cackej njëri me tjetrin, pse nuk arreston ti këtë, nuk arrestoj unë atë, pse mbron ti këtë, unë do të mbroj atë. Ky është sot Skapi dhe vërsulet si hiena kundër opozitës. Por, 20 shkurti është dita e revoltës, është dita e qytetarëve, dita e fitores”, - u shpreh kreu i demokratëv­e.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania