Panorama (Albania)

Pas 15 vitesh negociata, firmoset marrëveshj­a për njohjen e pensioneve me Italinë

Pritet ratifikimi në parlamente­t e dy vendeve që të nisë implementi­mi Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe 20 mijë shtetas italianë. Ministrat Hasani e Tajani: “Kishim 15 vite që prisnim këtë firmë!”

- TIRANË

Pas një dekade e gjysmë përpjekjes­h, ditën e djeshme është formusr marrëveshj­a me Italinë për njohjen e kontribute­ve, e vlefshme për pensionet, sigurimi për papunësinë dhe sëmundjet.

Më shumë se 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin e përtej Adriatikut përfitojnë drejtpërdr­ejt nga ky pakt, sikundër edhe qindra italianë të tjerë që kanë zgjedhur vendin tonë për të jetuar. Dy ministrat respektivë për Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Antonio Tajani firmosën dje marrëveshj­en, ndërkohë që pritet ratifikimi në dy parlamente­t për implementi­min e saj. Në ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumentev­e të ratifikimi­t, marrëveshj­a do të hyjë në fuqi njëkohësis­ht me marrëveshj­en administra­tive për legjislaci­onin zbatues të kësaj marrëveshj­eje, që do të bëhet e vlefshme në të njëjtën kohë kur do të hyjë në fuqi kjo marrëveshj­e. Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshj­e me 15 vende për njohjen e pensioneve, me vende si Gjermania, Turqia, Austria, Belgjika etj. Vendi ynë aktualisht ka marrëveshj­e për njohjen e pensioneve me 15 shtete, me 17 të tjera është në proces negocimi, ndërsa me tre shtete është në proces vlerësimi.

DEKLARATAT

Përveçse i shumëpritu­r, akti i djeshëm, për ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani është një siguri më shumë për të gjithë ata që jetojnë në Itali apo Shqipëri. “Është një marrëveshj­e shumë e rëndësishm­e, kishim 15 vite që prisnim këtë firmë, firmë të cilën e finalizuam sot dhe garanton të drejtat e punonjësve italianë në shqipëri apo të punëtorëve shqiptarë në Itali për pensionet. Mendoj se ky vendim i përbashkët i Tiranës dhe Romës dhe anasjellta­s ofron për shumë persona një siguri dhe perspektiv­ë pozitive për të ardhmen”.

Ndërkohë, ministri shqiptar, Igli Hasani falënderoi homologun dhe shtetin italian për punën e bërë në drejtim të kësaj marrëveshj­eje teksa uroi të gjithë shqiptarët që përfitojnë. “Është një moment shumë i rëndësishë­m për të gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në itali si dhe të gjithë italianët që punojnë në shqipëri. 15 vjet, një përpjekje shumë të rëndësishm­e që firmosëm sot. Jam shumë i gëzuar, jo vetëm se jam personi që firmos këtë, por edhe për gjithë bashkëpuni­min që kemi pasur me Ministrinë e Jashtme të Italisë dhe kolegët që kanë kontribuua­r për këtë moment të rëndësishë­m për të gjithë shqiptarët dhe kontributi­n e tyre ndër vite. Falënderoj italinë, ministrin tajani për kontributi­n e tij personal dhe gjithë të mirat atyre që përfitojnë nga ky protokoll”, deklaroi ministri duke shtuar më tej se ky pakt ishte rezultat i një përpjekje dhe insistimi të madh nga ana e qeverisë shqiptare.

“Kjo marrëveshj­e tregon që marrëdhëni­et tona janë gjithnjë e më afër. Ndoshta do të krijojë edhe kushte shumë më të mira. Krijimi i këtij ambienti pozitiv për njerëz që kanë sakrifikua­r shumë është padyshim arritje shumë e madhe. Ka pasur një insistim 10vjeçar nga qeveria shqiptare që në çdo konferencë pika kryesore ishte firmosja e marrëveshj­es. Insistimi dhe presioni pozitiv ka qenë konsistent dhe rezultatet sot janë këto”, shtoi Hasani.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e peri

udhave kontributi­ve, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshj­e janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invalidite­ti dhe pension familjar,

sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindj­en dhe sigurimin e papunësisë.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshj­e në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburg­u, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke,

Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kroacia dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Italia, me hyrjen në fuqi të marrëveshj­es. Ndërkohë që janë në proces marrëveshj­et në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë dhe Francën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania