Panorama (Albania)

Blinken, vizitë në Shqipëri brenda muajit? Reagon ambasadaam­erikanenët­iranë

-

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Tiranën më 16 shkurt. Siç raporton “Top Channel”, thuhet se është duke u punuar në finalizimi­n e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacis­ë amerikane. Ende nuk dihet qëllimi i kësaj vizite, por raportohet se vjen si një vlerësim amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA- ve dhe në NATO. Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë. Nuk dihet nëse Sekretari amerikan Blinken do ta vizitojë edhe Kosovën. Vizita e parë e një Sekretari amerikan të Shtetit në Shqipëri ishte ajo e James Baker në Tiranë më 22 qershor 1991. Vizita e dytë e një tjetër Sekretari amerikan të Shtetit ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku ajo mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Pas saj, erdhi vizita tjetër nga John Kerry më 14 shkurt 2016. Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ishte vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracis­ë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken. Po ashtu, Sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për shtensioni­min e situatës në veri të Kosovës shtatorin e vitit të shkuar. Por, Ambasada e SHBA- ve në Tiranë reagoi në lidhje me një lajm që qarkullon në media se sekretari Blinken do të vizitojë Shqipërinë. E pyetur nga “News 24” në lidhje me këtë vizitë brenda këtij muaji, ambasada nuk e konfirmoi. Gjithashtu, e pyetur për një koment të mundshëm lidhur me lajmin e dhënë nga disa media shqiptare për këtë vizitë të Blinken në Tiranë, nga ambasada ka pasur një përgjigje mohuese “Jo, jo”!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania