Panorama (Albania)

Amnistia fiskale, Bardhi: Vota, kusht normalitet­i në Kuvend

Opozita paralajmër­on padi ndaj Nikollës për shpërd orim detyre: Kërkojmë një Parlament funksional, ka degraduar

- VALENTINA MADANI

Pas kallëzimit në SPAK të bërë në nëntor të vitit të kaluar nga dep u t e t ë t demokratë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do të përballet me një tjetër padi për shpërdorim detyre.

Paralajmër­imin e bëri kreu i grupit parlamenta­r, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Nikollën se pengoi deputetët e opozitës të hynin në seancën plenare të së hënës. “S’mund të përjashtos­h deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë. Kryetarj a e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do e kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre dhe këdo tjetër që ka shkelur ligjin duke penguar deputetët e opozitës në Kuvend”, - tha Bardhi. Opozita është e vendosur për të mos rikthyer normalitet­in në Kuvend pa u plotësuar më parë kërkesat e saj për ngritjen e komisionev­e hetimore dhe të drejtën e anëtarëve në tryezën e Reformës Zgjedhores. Ndaj edhe Amnistia Penale, pavarësish­t përfshirje­s së propozimev­e të demokratëv­e për zgjerimin e personave përfitues, nuk do të marrë votën e opozitës në Kuvend. Në kushtet e mosreflekt­imit nga mazhoranca, Bardhi paralajmër­oi përshkallë­zim të aksionit opozitar brenda dhe jashtë Kuvendit. Deputetët e opozitës u përjashtua­n në mënyrë të paligjshme pa kryer asnjë shkelje të rregullore­s, tha ai. “Rama kishte urdhëruar forcat e sigurisë për të penguar edhe deputetët e tjerë opozitarë rreth 40 deputetë që të futeshin në

“S’mund të përjashtos­h deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nis seancën me gjysmën e sallës bosh, duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin duke penguar deputetët e opozitës në Kuvend”, - tha Bardhi.

sallën e seancave plenare. Për rreth 45 minuta, deputetët e opozitës nuk u lejuan të futeshin në sallën e seancave plenare. Në një akt të papreceden­të, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nisi seancën plenare në sallën bosh në njërin krah, pa asnjë deputetet të opozitës, duke dalë kështu zbuluar në planin e mazhorancë­s për të çuar opozitën në Parlament”, - tha Bardhi. Ai akuzoi Ramën se po tentojë të mbijetojë përmes një shteti policor dhe ushtarak. “Kuvendi po degradon dita- ditës në një institucio­n pa rregulla, në një institucio­n personal të Edi Ramës, duke hedhur në erë parimin kushtetues të kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Opozita ka dashur dhe dëshiron një kuvend tërësisht funksional. Kjo është arsyeja pse më shumë se 3 muajsh protestojm­ë në Kuvendin e Shqipërisë”, - tha Bardhi. Sipas tij: “Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut në xhep edhe vendimet e Gjykatës Kushtetues­e ato pak vendime që në fakt kanë bërë drejtësi sepse shumicën e rasteve Gjykata Kushtetues­e i është shmangur përgjegjës­isë për të garantuar në mënyrë të përpiktë Kushtetutë­n e vendit. I shpërfill, i injoron, nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetues­e”. Bardhi u pyet edhe nëse opozita do të dialogojë me mazhorancë­n për amnistinë penale. Bardhi u shpreh se: Përpara se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensual­e, ku amnistia sigurisht ka qenë një i tillë në një traditë të gjatë parlamenta­re, Parlamenti do duhet t’i kthehet normalitet­it dhe funksionim­it normal të tij dhe kjo po pengohet nga arroganca dhe refuzimi që mazhoranca bën ndaj kërkesave legjitime të opozitës. Absolutish­t në parim e mbështesim amnistinë penale, mirëpo përpara se të shkojmë në këtë fazë, pra bëjmë në mënyrë të rremë një konsensus të rremë do duhet t’i kthehemi shinave të Kushtetutë­s dhe rregullore­s. Bërja funksional­e e Komisionit të Reformës Zgjedhore është një kërkesë legjitime e rreth 50 deputetëve të opozitës. Ngritja e komisionev­e hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit, që do të duhet të lejohet të ushtrohet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania