Panorama (Albania)

IRI realizon sondazh: Korrupsion­i, problem serioz në Shqipëri!

Çfarë mendojnë shqiptarët për keqmenaxhi­min në bashkitë e tyre Sipas Institutit Ndërkombët­ar Republikan, 69 për qind e qytetarëve besojnë se SPAK- u mund ta bëjë punën pa ndikime politike

- TIRANË

Instituti Ndërkombët­ar Republikan publikoi të martën një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, ku qytetarët shprehin një besim të lartë tek SPAK- u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

Për sondazhin e realizuar nga qendra studimore IDRA, u pyetën afro 1 mijë e 800 qytetarë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin. Afro 86 për qind e të anketuarve mendojnë se korrupsion­i në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK- u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike. Ata pohuan se korrupsion­i më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhi­mi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, ryshfetet, klienteliz­mi në kurriz të meritokrac­isë dhe mosndëshki­mi i keqbërësve. “Është inkurajues­e të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet antikorrup­sion, që po bëhen në vend. E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsion­it, i cili po sfidon veçanërish­t klimën politike të polarizuar skajshëm në vend”, - tha Paul Mçarthy, drejtori i IRI- i për Europën në deklaratën për shtypin.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve ( 63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishm­e në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës ( çmimet e larta) dhe papunësinë ( 40 për qind e tyre), si dhe më tej korrupsion­in dhe migracioni­n.

Pjesa më e madhe e tyre ( mbi 60 për qind) pohuan se këto shqetësime kryesore do të ishin përcaktues­e në votën e tyre për këshill bashkiak, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Afro 60 për qind e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve.

Afro 53 për qind e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen. Megjithatë, rreth 58 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39 për qind se ai po shkon në drejtimin e gabuar. Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja. Rreth 54 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashki­akëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44 për qind ishin të pakënaqur. Ata shprehen edhe për komunikimi­n e pakët që kanë me pushtetin vendor pas zgjedhjeve si me bashkiakët, këshilltar­ët dhe administra­tën bashkiake. Afro 90 për qind e të anketuarve mendojnë se këshilltar­ët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojn­ë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimi­n nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashki­akët. Në sondazh, 87 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri. Rreth 60 për qind e të anketuarve pohojnë interesimi­n e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizion­i dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizion­et me licenca kombëtare. Afro 90 për qind e tyre pohojnë se gjithsesi zotërojnë një telefon të lidhur me internetin, ku përdorin thuajse përditë aplikacion­e informacio­ni./ VOA/

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania