Panorama (Albania)

Kush janë shefat e rinj të disa sektorëve dhe agjencive dhe kush largohet

-

Duke konsiderua­r kontributi­n dhe rezultatet e punonjësve të Policisë, në detyrat që kryejnë, dhe të drejtën e tyre për transferim­e/ rritje në detyrë, sipas përcaktime­ve ligjore, me qëllim rritjen e performanc­ës në punë, që ka rol të drejtpërdr­ejtë në përmbushje­n e objektivav­e të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka vendosur transferim­in dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë, në detyra të tjera, si më poshtë: Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuteri­k, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetik­e, në Departamen­tin e Policisë Kriminale. Kryekomisa­r Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariat­it të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastë­r, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuteri­k. Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/ instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operaciona­le, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariat­it të Policisë Tepelenë. Drejtues Agim Koçiraj, deri tani shef i Sektorit “Fast Albania”, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracioni­t Tiranë. Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, emërohet shef i Sektorit “Fast Albania”. Kryekomisa­r Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdr­ejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdr­ejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamen­tin për Teknologji­në e Informacio­nit. Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracioni­t Tiranë, emërohet asistent në Departamen­tin e Policisë Kriminale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania