Panorama (Albania)

SPAK përfundon hetimet për avokatin Arjan Cengu e dërgon çështjen për gjykim

-

SPAK ka përfunduar hetimet për avokatin, i cili akuzohet se ndikoi në lirimin e një të burgosuri dhe ka dërguar çështjen për gjykim. Prokuroria e Posaçme i ka ngritur avokatit, ish- shofer në prokurorin­ë e Kukësit, akuzën për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Avokati Arian Cengu dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme për lirimin e shtetasit Bari Iseberi, i arrestuar për kundërshti­m të punonjësve të policisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan Cengu, Bari

Iseberi, Musli Lleshaj për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Kështu bëhet me dije se dërgimin për gjykim procedimit penal nr. 272/ 1 i vitit 2021, të Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Arjan Cengu, i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikua­r nga neni 245/ 1 paragrafi i 2 i Kodit Penal ( para ndryshimev­e të pësuar me Ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021). Bari Iseberi, i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga nenet 245/ 1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal ( para ndryshimev­e të pësuar me Ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021). Musli Lleshaj, i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m. Së bashku me aktet e këtij procedimi penal dërgohet dhe kërkesa e të pandehurve Arjan Cengu, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj për aplikimin e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penal.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania