Panorama (Albania)

Pas vendimit të Strasburgu­t, KPA pranon rishikimin e vendimit për ish- prokuroren

Shkeljet që u konstatuan nga GJEDNJ në rastin e vendimit të procesit të vetingut, çfarë u rekomandua nga Gjykata Europiane për rastin

- TIRANË

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, do të shqyrtojë pas afro një viti kërkesën e paraqitur nga ishprokuro­rja Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të shkarkimit të saj nga detyra.

Në faqen ‘ online’ të KPA është njoftuar se të hënën më 19 shkurt, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi kërkesa e Sevdarit për vendimin e datës 28 shkurt të vitit 2019. Kërkesa e Sevdarit për rishikim erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporc­ional”, por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsideroh­et përjashtim­or dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme. Trupi gjykues i KPA- së që do të shqyrtojë kërkesën e Sevdarit kryesohet nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë qenë pjesë e trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin rreth katër vjet më parë. Çomo dhe Schuetz nënshkruan për largimin nga detyra të Sevdarit, së bashku me Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin – i pari i deklaruar fajtor me vendim përfundimt­ar për falsifikim të dokumentev­e gjatë aplikimit për pozicionin në KPA, ndërsa i dyti u gjet fajtor dy javë më parë për fshehje pasurie nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Ina Rama në pakicë çmoi se vendimi i kolegëve ishte i padrejtë. Në kërkesën për rishikim, Sevdari argumenton se kërkesën e ka paraqitur në KPA, pasi është ky autoritet që e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka dhënë vendimin, sipas të drejtës së brendshme. Nisur nga fakti se KPA është një nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetues­e, Sevdari vëren se kërkimi i saj mund të rishqyrtoh­et edhe bazuar në parashikim­et e nenit 71/ c të ligjit “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”. Në vijim, në kërkesë konstatohe­t se GJEDNJ ka theksuar se shkaqet mbi të cilat është vendosur marrja e masës disiplinor­e ndaj ankueses, nuk janë proporcion­ale me qëllimin e ndjekur nga ligji i rivlerësim­it. Duke u bazuar në vendimin e Gjykatës së Strasburgu­t që ka theksuar se rishqyrtim­i duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e nenit 8 të Konventës, Sevdari ka kërkuar që KPA në rishqyrtim ta zgjidhë çështjen në themel dhe të vendosi lënien në fuqi të vendimmarr­jes së Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it të vitit 2018, për konfirmimi­n e saj në detyrë – duke argumentua­r se shkaqet e ngritura në ankimin e Komisioner­it Publik ashtu siç ka theksuar GJEDNJ, nuk mund të çojnë në marrjen e masës disiplinor­e të shkarkimit./ BIRN

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania