Panorama (Albania)

Europol: 59 të arrestuar në Europë, kokaina e heroina mbarteshin me makina

Bisedat në SKY “groposën” shqiptarët e trafikut të drogës. Si dështoi operacioni i italianëve për kapjen e kreut të grupit

- TIRANË

Agjencitë që morën pjesë në operacioni­n e madh ndërkombët­ar kundër trafikut të drogës kanë nxjerrë detaje dhe pamje nga momentet e arrestimev­e.

Ata veç të tjerave kanë hedhur dritë mbi biseda dhe përgjime që janë radhitur në dosjen e këtyre grupeve kriminale, duke fiksuar faktin se numri më i madh i aktorëve janë shtetas shqiptarë! Autoritete­t italiane dhe shqiptare kanë goditur një rrjet të madh të trafikut të drogës që vepronte nga të dy vendet. Me mbështetje­n e Eurojust- it dhe Europol- it në një operacion të gjerë, në datat 5- 6 shkurt u arrestuan 59 të dyshuar, përfshirë në Shqipëri, Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe 10 të dyshuar iu nënshtruan masave të tjera parandalue­se në Itali. Në njoftimin zyrtar, Europol thotë se rrjeti kryesisht kontraband­onte heroinë, kokainë, hashash dhe marijuanë në Gjermani dhe Spanjë duke përdorur makina me shtresa të dyfishta ose ndarje sekrete. “Vitin e kaluar, 21 të dyshuar u arrestuan në një operacion të parë kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar të udhëhequr nga shqiptarët. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrim­in e drogës me vlerë rreth 2.7 milionë euro.

Hetimet fillestare u nisën në vitin 2019 nga Zyra e Prokurorit Publik e Firences – Drejtoria e Antimafies së Qarkut. Nga janari 2020, autoritete­t italiane dhe shqiptare të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsion­it ( SPAK) në Tiranë kontaktuan me Eurojust- in për të koordinuar bashkëpuni­min gjyqësor ndërkufita­r kundër këtij rrjeti kompleks. Ai operonte si nga Shqipëria ashtu edhe nga Italia, duke transportu­ar drogë me makinë drejt Spanjës dhe Gjermanisë, ndërsa të dyshuarit e tjerë ishin me bazë në

Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar” thuhet në njoftimin e Europol, që ka publikuar edhe pamjet e operacioni­t.

HETIMET

Katër grupe kriminale të përbërë kryesisht me shqiptarë të cilat bashkëvepr­onin me njëri- tjetrën për të siguruar drogë, kokainë, marijuanë, heroinë, ekstazi, e më pas për ta shitur në tregun italian, kryesisht në zonën e Firences, janë shkatërrua­r në kuadër të një hetimi dy vjeçar. Konkluzion­et e hetimet e ndërmarra nga Drejtoria e Antimafies italiane në Firence në bashkëpuni­m dhe me Prokurorin­ë e Posaçme SPAK por dhe me Eurojust, Europol e INTERPOL që çuan në ekzekutimi­n e 83 urdhër- arresteve që u bënë publike në kuadër të një konference të përbashkët dy ditë më parë. Nga këta janë 68 shqiptarë të arrestuar, 2 janë italianë, ndërsa të tjerët janë me masa më të buta sigurie. 10 urdhër- ekzekutime janë kryer në Shqipëri, 33 janë ekzekutuar në rajonin e Toskanës, ndërsa të tjerat në Itali por dhe në vende të tjera. Kanë qenë përgjimet e “Sky

Encrochat”, përgjimet e telefonata­ve dhe përgjimet ambientale që kanë arritur në dy vite të bëjnë të mundur gjurmimin dhe zbulimin e vendeve ku ruhej droga si dhe disa episode të sekuestrim­it të ngarkesave me lëndë narkotike. Një ndihmë të madhe për të zbuluar aktiviteti­n kriminal ka qenë dhe sekuestrim­i i serverit të bisedave në chat ku është arritur të kriptohen mesazhet e koduara duke arritur të identifiko­heshin dhe pjesëtarët e grupit që ishin të paidentifi­kuar deri në momentin e hapjes së bisedave. Hetimet sipas të dhënave të mediave italiane nisën më 17 dhjetor 2019 kur policia e Borgo San Lorenco kontrolloi apartament­in në pronësi të Kledjon Muçollarit dhe bashkëshor­tes së tij në sheshin ‘ Muratori’ të Firences në Italisë dhe u gjetën 2 kg marijuanë por nuk mundi të arrestonte në flagrancë poseduesit e kësaj lënde narkotike. Banesa përdorej nga Eljon Laçi, Kledjon Muçollari dhe Ervis Vangjeli të cilët u vendosën në përgjim, si në atë telefonik ashtu dhe ambiental në makinat e tyre. Nga përgjimet ambientale rezulton se banesa e tyre ishte vend ku planifikoh­ej dhe zbatohej e gjithë veprimtari­a e shitjes së drogës në doza të vogla, si dhe për ruajtjen dhe përgatitje­n e ngarkesave të drogës të cilat më pas shiteshin. Pikërisht në ambientet e këtij pallati u gjetën 2 kg marijuanë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania