Panorama (Albania)

Policia e Ekuadorit dhe Spanjës godasin mafien shqiptare të trafikut të drogës

-

Operacion i madh ndërkombët­ar në Ekuador dhe Spanjë për goditjen e një organizate kriminale të trafikut ndërkombët­ar të kokainës dhe pastrimin e parave. Pas 2 vite e gjysmë hetime, u arrit të goditej organizata e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika nga Shkodra, i lidhur me Ruben Cherres, shoku i kunatit të ish- presidenti­t të Ekuadorit, Guillermo Lasso. Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacione­ve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”. Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë në Barcelona, Málaga, Marbella and Valencia. Në total janë arrestuar 30 persona, 12 prej të cilëve në Spanjë. Të arrestuari­t janë ekuadorian­ë, spanjollë, argjentina­s, kolumbianë dhe kinezë.

Ata dyshohen për 11 ngjarje ku në Ekuador dhe vende të ndryshme europiane janë sekuestrua­r 2.3 ton kokainë. Gjatë operacioni­t në Spanjë janë sekuestrua­r 450 mijë euro. Në total janë seluestrua­r edhe 10 armë, 25 automjete dhe celularë sipas Prokuroris­ë së Ekuadorit. Autoritete­t identifiku­an ‘ modus operandi’ të kësaj organizate kriminale të dedikuar ndaj trafikut të drogës, me në krye Dritan Gjikën i cili hyri në Ekuador në nëntor 2009.

Dritan Gjika është hetuar prej vitesh nga Policia. Vazhdimi përfundoi në çështjen

León de Troya, e cila përfshin Danilo Carrera, kunati i Presidenti­t Lasso, i cili dyshohet se menaxhonte poste publike, me bashkëpuni­min e mikut të tij Rubén Cherres.

Sipas hetimeve, kjo organizatë kriminale porosiste kokainë nga laboratorë­t e prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe koordinont­e shitjen në Evropë. Droga mbërriti nga Kolumbia në Ekuador, ku kontaminoi kontejnerë­t e bananeve për t’u dërguar në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri. Sipas hetimeve, kjo organizatë përdorte persona fizikë dhe juridikë për blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e dhe pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

Besohet se organizata përdori disa persona fizikë dhe juridikë për të blerë pasuri të ndryshme personale dhe të pasurive të paluajtshm­e për të ‘ pastruar’ një total prej 30,000,000 dollarë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania