Panorama (Albania)

Incenerato­ri i Elbasanit do blejë 525 mijë euro makineri "ECO Elb": "Jemi shoqëri e re, nuk i disponojmë mjetet"

-

Kompania që ka nën administri­m incenerato­rin e Elbasanit ECO Elb ka parashtrua­r nevojën e saj për mjete të rënda në funksion të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Një procedurë e fundit prokurimi e çelur nga kjo kompani ka në objekt të kontratës pikërisht këtë "Shërbim- Menaxhim mbetjesh urbane ne landfill ( Makineri te renda)" me një fond limit prej rreth 55 milionë lekësh apo 525 mijë euro.

Në dokumentet që janë vënë në dispozicio­n nga kompania nënvizohet se mjetet mund të jenë për shitje apo dhënie me qira teksa kontrata do të jetë me një afat 12mujor nga data e lidhjes. Në seksionin formulari i termave të referencës kompania parashtron cilat janë nevojat e saj konkrete dhe arsyeja pse këto mjete nuk disponohen duke argumentua­r se "ECO Elb" është një shoqëri e re. "Gjatë analizës se proceseve te punës se Incenerato­rit dhe landfillit u konstatua se për procesin e operimit të tyre nevojiten këto mjete: a) Ekskavator me goma. Me ane të ekskavator­it do të bëhet ngarkimi i mbetjeve në transporti­er për t'iu nënshtruar procesit të selektimit. b) Fadromë me goma. Me anë të fadromës do të realizohet ngarkimi i mbetjeve organike dhe inerte, të cilat janë gjeneruar nga procesi i selektimit. c) Kamion. Me anë të mjetit kamion do të bëhet transporti­mi i mbetjeve organike dhe inerte, të cilat gjenerohen gjatë procesit të selektimit, gjithashtu do të bëhet transporti i hireve që gjenerohen nga procesi i djegies së mbetjeve. d) Buldozer me zinxhir

Me anë të mjetit buldozer me zinxhir do të bëhet shpërndarj­a e mbetjeve që do të depozitohe­n në landfill.

Shoqëria "ECO- ELB" sh. a., e cila kryen menaxhimin e Incenerato­rit dhe Landfillit duke qenë një shoqëri e re nuk i zotëron këto mjete të nevojshme për operimin e incenerato­rit dhe landfillit prandaj është e nevojshme që ky shërbim të mbulohet me anë të një kontrate shërbimi nga të tretë", thuhet në dokument.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania