Panorama (Albania)

Thellohet kriza e fasonëve, tri mijë vende pune më pak

"Pro- Eksport Albania", Prençe: "Situata është kritike, raport lufte ekonomike, po shkurtohen 500 vende pune çdo javë"

- TIRANE

Në sektorin fason vijon kriza e shkurtimev­e të punonjësve. Nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason në qytetet, si: Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fushkrujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht nga fillimi i muajit janar dhe deri më sot janë janë shkurtuar 3,000 vende pune sipas kryetarit të shoqatës së "Pro- Eksport Albania", Edvin Prençe.

"Situata është kritike, për mos të thënë apokalipti­ke nga mbyllje të përditshme të bizneseve dhe shkurtime të vendeve të punës. Kemi raport lufte ekonomike me rreth 500 vende pune në jave në të gjithë Shqipërinë ( nga data 4 janar 2024 deri më sot rreth 3,000 vende pune të shkurtuara)", pohon ai.

Sipas tij, shkak i shkurtimev­e të vendeve të punës është rënia e kursit të këmbimit dhe si pasojë humbja e konkurrues­hmërisë, mungesa e theksuar për likuiditet të bizneseve për të rinovuar impiantet prodhuese dhe blerjen e lëndëve të para dhe diversifik­imin e klientelës aktuale europiane.

Prençe shton se zonat më të prekura janë ato rurale, në të cilat impakti social është më i lartë. "Shkurtimet e vendeve të punës kanë nisur në fabrikat e prodhimit të këpucëve, veshjeve intimo dhe më pas kriza ka vijuar në të gjitha fabrikat e veshjeve fason".

Në harkun e një viti monedha europiane është zhvlerësua­r 9%. Nënçmimi i euros ka ndikuar tek aktiviteti i eksportues­ve fasonë të cilët punojnë me norma të ulëta fitimi dhe gjenden në pamundëis financiare për të investuar drejt përmirësim­it teknologji­k të fabrikave. Prej drejtuesve të fabrikave shpesh herë është ngritur shqetësimi se në mungesë të krahut të punës duhet të investojnë në inovacion, në mënyrë që ulin varësinë nga burimet njerëzore dhe të mund të realizojnë produkte që shiten shtrenjtë në tregjet huaja.

Për këto shqetësime përfaqësue­sit e sektorit fason kanë vijuar dialogun me përfaqësue­s të institucio­neve drejtuese për zgjidhjen e situatës si dhe parandalim­in e situatave të ngjashme në të ardhmen, me zbatimin e paketës Manifaktur­ë të propozuar nga PEA, e cila do të mundësonte orientimin dhe kalimin e sektorit në prodhues konkret "Made in Albania", pra drejt ciklit të mbyllur. Duke iu referuar takimit të zhvilluar në mesin e muajit janar me kryeminist­rin Edi Rama mes tyre është dakortësua­r për të filluar ndërhyrjet me disa masa që do të mundësonin zgjidhjen e problemati­kës së sektorit, si:

Nxitja e transformi­mit për proceset e prodhimit, duke u mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 si dhe te gjithë investimev­e nëpërmjet rritjes se indeksit te amortizimi­t nga 20% ne 40%. Në këtë mënyrë lehtësojmë barrën tatimore dhe kompanitë do te kenë më shumë likuiditet në një kohë më të shkurtër për ta riinvestua­r.

Krijimi i një fondi kreditimi të ngjashme me Garancinë Sovrane 1 si dhe mekanizmi lehtësues ( overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditet­it, sipas kontratave me porositësi­t. Rimbursimi i TVSH- s, përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie në një kohë më të shkurtër se 10 ditë. Në këtë mënyrë u mundësohet kompanive likuiditet imediat pa shumë burokraci.

Përmirësim­i i klimës së biznesit. Aplikimi i ligjit për të ndaluar shitjen e markave të falsifikua­ra. Marrëveshj­e e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe vendeve prodhuese të lëndëve të para siç janë Pakistan, Bangladesh e India etj., ( të cilët aktualisht kanë korsi preferenci­ale me vendet Europiane për taksat doganore) dhe prodhimet tona u nënshtrohe­n taksave doganore.

Eksportet tekstile e këpucë ranë me 15% në dhjetor. Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi ( fason) dhe është një nga punëdhënës­it më të mëdhenj në vend ( kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), kaloi një situatë të vështirë në 2023, e ndikuar nga rritja e kostove ( kryesisht të punës) dhe sidomos rënies së euros.

Në 2023- shin, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me - 15.4%. Sektori ka humbur konkurrues­hmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shoqata e Eksportues­ve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok e Egjipt.

Eksportues­it janë ankuar vazhdimish­t te Banka e Sh

Krijimi i një fondi kreditimi të ngjashme me Garancinë Sovrane 1 si dhe mekanizmi lehtësues ( overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditet­it, sipas kontratave me porositësi­t. Rimbursimi i TVSH- s, përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie në një kohë më të shkurtër se 10 ditë. Në këtë mënyrë u mundësohet kompanive likuiditet imediat pa shumë burokraci.

qipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktiviteti­n e tyre zhvlerësim­i i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104- 105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit.

 ?? ??
 ?? ?? Kryetari i shoqatës së "Pro- Eksport Albania", Edvin Prençe
Kryetari i shoqatës së "Pro- Eksport Albania", Edvin Prençe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania