Panorama (Albania)

Nga raporti me Ledjonën, te çiftet në shtëpi, flet Gabriele: Po bëjnë lojë

-

Pakditë pasi ka lënë sh

tëpinë e "Big Brother", Gabriele ka folur për eksperienc­ën e tij të shkurtër në shtëpi. I ftuar në "Top Albania Radio", ai foli për herë të parë rreth zërave se mes tij dhe Ledjonës kishte një pëlqim. Më tej, si një nga personat që ka jetuar pranë tyre, ai komentoi edhe çiftet.

Si u ndjeve kur dole jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP"?

Kur dola jashtë pasi u ngrita në mëngjes, thashë paskan ikur të gjithë banorët, qenkam ngritur i fundit. Vura dorën te mikrofoni. Mendova se dua të futem edhe njëherë. Ditën e pare aty brenda e kisha pak problem me dushin e tualetin. Por, pastaj i harron kamerat dhe ambientohe­sh.

Çfarë do të bëje ndryshe nëse do kishe më shumë kohë aty?

Kisha dëshirë të rrija pak më shumë. Mendoj se e doja edhe një javë sepse sa kisha filluar ta kuptoja lojën dhe ata aty brenda. Loja të bën që të krijosh marrëdhëni­e, por shumë gjëra që nuk më pëlqenin nuk e thoja direkt por në një moment tjetër. Kjo ishte gabim.

Gabriele u ndal edhe te banorët me të cilët krijoi një afrimitet dhe me ata që nuk mendon se kanë qenë real:

Drini më ngjiti shumë dhe krijova një respekt sepse më ka qëndruar afër. Kriojova një afrimitet. Sa dola komunikova direkt, sepse aty brenda nuk e dinim se çfarë kishte ndodhur kur doli. Meri është i vetmi person që mendoj

Krijova idenë për Julin dhe Romeon që po luajnë. Për Julin kisha një respekt për atë humorin që bënte jashtë. Por kur u futa brenda nuk kishte afrimitet dhe nuk linte hapësira fare. Me Meritonin u afrova, nuk e njihja nga jashtë por dita- ditës e shihja që ishte si mua, pak rebel. se është vetëvetja, kundërpërg­jigjet direkt. Krijova idenë për Julin dhe Romeon që po luajnë. Për Julin kisha një respekt për atë humorin që bënte jashtë. Por kur u futa brenda nuk kishte afrimitet dhe nuk linte hapësira fare. Me Meritonin u afrova, nuk e njihja nga jashtë por ditaditës e shihja që ishte si mua, pak rebel.

Jashtë është diskutuar shumë për një romancë që mund të lindte me Ledjonën, a është e vërtetë kjo?

Edhe aty brenda u vu re, filluan të dilnin zëra. Kishte inspektorë dhome që vinin e të pyesnin. Por, unë u ndjeva rehat dhe krijova një besim. Ishte miqësore asgjë më shumë.

Po me Vesën, për të cilën u shprehe se kishe një pëlqim?

Në fillim me Vesën kisha një afrimitet dhe bëra disa biseda që lindnin natyrshëm. Por, aty brenda Vesa pati një lëvizje në krah të kundërt. Mu kundërpërg­jigj me ca gjëra dhe pastaj e kuptova se kjo erdhi javën që ishte në nominim. U frikësua dhe mendoj se donte të shkonte te një person më me pushtet, dhe shkoi te Romeo.

Si i shikon çiftet brenda shtëpisë?

Sara me Bardhin nuk do të zgjasin dhe do të mbyllet shumë shpejt. Me Sarën pata një debat aty dhe kuptova që karakteri i saj ishte që donte të bënte diçka. Sara duket sikur e tërheq Bardhin. Deri diku po e përdor. Heidi dhe Romeo më duket diçka e natyrshme. Kurse për pjesën e Meritonit ishte shumë lojë, nga ana e Ilnisës mund të ketë diçka të vërtetë, por nga Meritoni ishte lojë. Më shumë e shihja me Riken dhe mendoj se do ketë diçka mes atyre. Do të ndodhin shumë gjëra aty.

Nëse vërtet Meritoni afrohet me të, si e sheh marrëdhëni­en me Riken dhe Ilnisën?

Nëse tek Ilnisa ka diçka për Meritonin, do të jetë pak e vështirë situata. Meritoni do ndëshkohet nga publiku. Por, mund edhe ta kthejë situatën, se varet si do jetë marrëdhëni­a me Riken më mbrapa.

Kush mendon se do të fitonte?

Ledjona, më duket tipi i Drinit. Po të ishte Drini do thoja 100% se do fitonte ai, por ai nuk është. Ledjona ka argumete dhe është karakter shumë i fortë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania