Panorama (Albania)

Rikja shpërthen ndaj vajzave: Jeni false, ma keni shpifur

-

Rikja dhe Ilnisa tashmë kanë një marrëdhëni­e të tensionuar brenda shtëpisë së "Big Brother". Por, debatet duket se kanë vijuar edhe mes Rikes dhe vajzave të tjera të shtëpisë. Mëngjesin e djeshëm Rikja ka debatuar ashpër me Dea Vierin në "Big Brother VIP". E acaruar nga falsiteti mes vajzave në shtëpi, me tone të larta ajo i tha konkurente­s se ia ka shpifur me përqafimet dhe puthjet me Roza Latin pasi ato nuk lënë gjë pa thënë për njëra- tjetrën. Rikja u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi janë fallco, ndërsa tha se është zhgënjyer shumë nga Heidi, sepse ajo ka dy fytyra. "Ma keni shpifur me përqafime. Çfarë i the Rozës, ke të drejtë, përqafoje tani Aman o zemra, nuk i kam qef falsitetet. Vërtetë ma shpifët mi se dje i the Rozë ke të drejtë dhe sot e përqafon. Jeni fallco o zemër. Përqafoje zemër, përqafoje. Po ik mi se ma shpifët Është fallco, jeni fallco unë nuk ju shikoj dot nga e para deri tek e fundit Rikja: Mbani qëndrim me njëra- tjetrën se ngelët duke debatuar dhe pastaj duke u përqafuar. Ma keni shpifur, mbani qëndrim. A keni karakter a çfarë ndreqin jeni ju me njëratjetr­ën? Po mbani qëndrim moj se çfarë nuk nxirrni nga goja dhe pastaj zemra, shpirti dhe buzëqeshje, po ik o gocë se ma keni shpifur. Ma keni shpifur për Zotin. Ti më ke zhgënjyer me të vërtetë mua. Mbaj paranojat e tua ti, mbaji se i ke mirë. Unë me pambuk dhe ti me gurë, vetëm ty të paskam parë. Ku isha keq unë për dashurinë tënde mi? Ti je me dy fytyra", u shpreh e revoltuar Rikja. Nga ana tjetër, edhe Heidi ka replikuar me të, duke shprehur hapur antipatinë që ka. "Ua Zot tashi s'do flej gjumë natën unë se kam zhgënyer Riken. O Zot i madh këtu duan dashuri me zor. Unë kam dyshimet e mia dhe ti më thua kështu", u shpreh Heidi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania