Panorama (Albania)

Vaçe Zela, nismëtarja e një kulture moderne të këngës shqiptare

Repertori, fituese 12 herë e festivalit. Vaçja mori famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli "Artiste e Merituar"

- TIRANE

10 vjet më parë ndahej nga jeta ikona e këngës shqipe, "Nderi i Kombit", Vaçe Zela. Këngëtarja e lindur në Lushnje më 7 prill 1939 ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës më 6 shkurt 2014.

Ajo e filloi karrierën në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj.. Ajo ka një kontribut të rëndësishë­m edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretu­ar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Fituese 12 herë e festivalit, Vaçe Zela fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli "Artist i Merituar" në vitin 1973 dhe "Artist i Popullit" në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimi­sht prej skenës në vitin 1992. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me motivacion­in: "Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullarit­et të jashtëzako­nshëm, për interpreti­min mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpreti­mit muzikor". Vaçja do të spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme. Repertori i saj i ngjeshur vijon të gëzojë popullarit­et edhe për publikun e sotëm. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më pas në radiotelev­izion, që prej organizimi­t të parë të tyre. Është fituesja e parë e Festivalit të Parë ( 1962) me këngën "Fëmija i parë". Në vazhdim të karrierës do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para. Do të largohej përfundimi­sht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderue­shëm në muzikën shqiptare me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj.. Në shenjë vlerësimi është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" me motivacion­in: "Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullarit­et të jashtëzako­nshëm, për interpreti­min mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpreti­mit muzikor". Me "Natën Vonë" Vaçja garoi në Festivalin e 11- të të Këngës. Shkrimtari i madh Dritërp Agolli është shprehur për Vaçe Zelën: "Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë". Ndërsa kompozitor­i e këngëtari Avni Mula është shprehur: "Vaçja kishte një inteligjen­cë natyrale. Ia ka bërë ' hyzmetin' këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t'ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësish­t humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributi­n që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania