Panorama (Albania)

Bojken Lako tregon projektet e tij të reja me Sandër Gjokën dhe Gent Bushpepën

-

I lirë, kontrovers, atipik dhe gjithmonë "brenda në kohë" edhe kur e kapërcen atë, i butë po aq sa rebel, larg joshjes për perfeksion­in dhe shumë afër talentit të lindur, Bojken Lako vjen ti shpërfaqë "Dy botët" e tij në një bisedë me Helidon Halitin krejt shpenguar siç ai di dhe siç ai është. Bojken Lako ka treguar për herë të parë se si nisi rrugën e muzikës dhe nuk u bë aktor sikurse babai i tij, ndonëse studimet i ndoqi për regji. "Siç thashë për Bujon, te kjo pjesa e trashëgimi­së së talentit të vet e kishte siklet atë. Më ushqente me idenë dua të bësh diçka në jetë që të jesh më i mirë se unë. Prandaj unë kam studiuar me piano dhe kam qenë realisht i talentuar. E shihte mbase talentin që mbase pikturoja dhe kishte qejf ai që të bëhesha regjisor, meqë kisha disa lloje talentesh. Bile i kam thënë që dua të bëhem aktor se dhe ynë hyra në shkollë për regji dhe dy vitet e para normalisht që më dukeshin njësoj, sepse lëndët ishin të njëjta. Ai ishte me këtë që aktori mund të jetë regjisor shumë i mirë, mund të bëjë një film. Kjo ishte ajo që e shqetësont­e pak, që kur e bën një gjë duhet ta bësh mirë, me nivele të larta. Ka qenë një nga njerëzit që më ndiqte shumë dhe nëpër koncerte, vinte pak si i fshehur nëpër koncerte në lokale, kishte qejf kur arrija ndonjë moment të mirë emocional në ndonjë këngë, ndihej mirë", - thekson Lako. Bojken Lako tregoi për shkëputjen që pati nga muzika dhe për projektet e tij në të ardhmen. "Unë me muzikën kam pasur një moment shkëputje, sepse pata një moment që nuk më pëlqente krijimtari­a ime personale në muzikëbërj­e. Më duket sikur bëja të njëjtën gjë. Dhe kam pasur qejf këtë periudhë që të punoj më tepër në krijimet e të tjerëve. Kam qejf të këndoj në krijimet e të tjerëve. Kam nisur tani në Festival me mjeshtrin, legjendën Sandër Gjoka diçka. Por ai ka shumë ide dhe mund të bëjmë dy apo tre gjëra në të ardhmen. Gjithashtu me Gent Bushpepën. Kam dëshirë të punoj në një album që ka lidhje pak me muzikën folklorike qytetare, të sjella pak ndryshe. Dua të bëj ato eksperimen­te më shume se sa krijime origjinale nga fillimi. Megjithatë dhe e kisha ndërprerë. Por një ditë po dëgjoja këto demot e mia kur i kam bërë atëherë, kur i kam pasur energji për të krijuar dhe mbase bëj dhe ndonjë gjë në të ardhmen", - shprehet Lako.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania