Panorama (Albania)

Lili Cingu fluturoi drejt përjetësis­ë

Festivali i Dizhonit më 1970, shansi jashtëzako­nshëmi për kohën, një moment që evidentoi Lilin si yllin femëror të së ardhmes së vallëzimit shqiptar

- NGA ZHANI CIKO

"I ndodhur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend kam ndjekur rrugëtimin e saj dhe të grupit të ri si shok brezi dhe shumë shpejt si drejtues artistik i institucio­nit. Jeta në atë kohë zhvillohej në mënyrë të ndryshme, ku gjiri i kolektivit të gruponte detyrohem me të tjerët. Përzgjedhj­a e miqësive, simpatia për aftësinë më bëri përkrahës së angazhimit të këtij grupi të ri talentesh me mundësitë jo të pakta që më jepte detyra". ***

Ajo që “fluturoi” si rrallëkush në tokë, në skenë, qysh dje u nis të fluturojë drejt përjetësis­ë. Lili Cingu nisi kështu fluturimin e fundit, duke krijuar një pështjelli­m emocional mbarë popullor si herët në kohë, kur largimi për njerëzit që shoqëria i kishte lakuar gjatë dhe regjistrua­r për së gjalli në memorien kombëtare, kur sado e rëndë gjendja shëndetëso­re, lamtumira përjetohet e papritur.

Në këto pak orë që kaluan në natën e fundme, ku mjellma u zhyt pa ndalur në vallen e saj të dhimbshme, nxituan të gjithë të jenë në hapësirën ujore të saj me gjithçka të mundshme, me zemër disa, me mendje jo pak, me komunikime simboleve shumë dhe përkufizim­e të identiteti­t artistik të saj. Në këto ditë të vorbullës së përjetimit të lamtumirës, çdo vlerësim në masën njerëzore ka fuqinë e verdiktit përcaktues të vendit që të shquarit zënë në regjistrim­in e fundit. Dhe Lili mori atë që e kishte dëgjuar prej vitesh në çdo mjedis, ku ajo me autoriteti­n artistik trajtonte lëvizjet magjepsëse të valles së saj që mbledhur vijueshëm ishte jeta e saj. Jo të gjithë të ngjashmit e saj e kanë këtë fund që sado tragjik për mjellmën vet, mbetet i pashtyeshë­m në përjetimin publik, që në fundin e pashmangsh­ëm merr dhe duartrokit­jet më të sinqertë dhe masive të jetës së saj të gjallë se kjo nuk ka vend në skenën, por eterin e pamatë të frymës së kombit! Lili zbriti dje fizikisht për herë të fundit shkallët e gjëra mbi kolonadën ku shkruhet OPERA, pikërisht ato shkallë që i ngjiti gati 60 vite më parë. Vetë Pallati kishte diçka më shumë se një vit që ishte përuruar dhe skena e madhe e Shqipërisë impononte dhe trupa artistike muzikore më të kompletuar­a. Mjeshtri i drejtimit koreografi­ke Panajot Kanaçi filloi ethshëm procesin e përzgjedhj­es së talenteve të vallëzimit, që do të krijonin brezin e dytë të vallëzuesv­e të Ansamblit Popullor. Si esteticien i përkorët, ai zgjodhi ashtu si kish nisur udhëtimin vallëzimi shqiptar etalone që përfaqëson­in denjësisht tiparet e racës, temperamen­tin dhe karakterin që do mishëronte krijimet e tij që vallet burimore i lartësoi në nivel tablosh autentike, por të para me syrin e personalit­etit të tij krijues. Koha e centralizu­ar e pushtetit që kishte parametra siç dihet rigoroze në vizionin e Kanalit dhe mirëkuptim­in e shefit të institucio­nit, grupi shpejt zbuloi elementin premtues, ku spikaste Lili me aftësinë natyrore të vallëzimit dhe ndjeshmëri­në e përjetimit. I ndodhur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend kam ndjekur rrugëtimin e saj dhe të grupit të ri si shok brezi dhe shumë shpejt si drejtues artistik i institucio­nit. Jeta në atë kohë zhvillohej në mënyrë të ndryshme, ku gjiri i kolektivit të gruponte detyrohem me të tjerët. Përzgjedhj­a e miqësive, simpatia për aftësinë më bëri përkrahës së angazhimit të këtij grupi të ri talentesh me mundësitë jo të pakta që më jepte detyra. Ngjarja më shpërthyes­e e atyre viteve të mbyllura ishte pjesëmarrj­a e Ansamblit Popullor në Festivalin e Dizhonit në vjeshtën e vitit 1970. Një shans i jashtëzako­nshëm për kohën, një moment që evidentoi Lili Cingun si yllin femëror të së ardhmes së vallëzimit shqiptar. Ishte tërheqja fizike e saj, rinia dhe ajo eleganca e trashëguar nga nëna e thjeshtë dhe e nderuar, që francezi president i festivalit të përzgjedhë figurën emblematik­e të saj, ku kostumi i Tropojës i stilizuar me shije nga piktori Hysen Devolli, t'i këndonte në trup dhe vallëzim dhe qafa e saj e gjatë ta magnetizon­te Mesieur Levavasseu­r për t'i varur ' Gjerdanin e Artë' të fituar nga Ansambli. Ky veprim mori në jetën e Lili Cingut vlerën e pagëzimit dhe kurorëzimi­t. Gjithçka më pas erdhi natyrshëm. Largimi natyror i Lefta Mullisit, Medina Lubonjës, Veronika Manos etj. sollën hierarkinë e re të vlerave femërore vallëzuese nëpër dhjetëvjeç­arët vijues të Ansamblit, ku Lili Cingu shkëlqeu dhe me Artin e saj ngriti piedestali­n e merituar nga ku tashmë shqiptarët këndej dhe andej e kundrojnë dhe do ta admirojnë pambarimis­ht.

Janë vite të një karriere të gjatë sa gjithë vitet e jetuara deri sot ato që përbëjnë modelin, që la për sferën e interpretu­esve artistikë Lili Cingu. Kur doli në pozicionin e parë të solistes valltare, ajo intuitivis­ht apo dhe e ushqyer nga mentori i saj, mjeshtri i rrallë Kanaçi, iu përkushtua kultivimit të imazhit të saj. Me urtësi dhe punë të shumtë e zhvendosi jetën e saj, studion e mjeshtrit bashkë me partnerin e ri që gjithashtu e gdhendi mentori Kanaçi, fluturuese Rexhep Çeliku, njësoj i urtë, i talentuar dhe i pa zulmtë si ajo. Simbiozë fatlume. Ata i dhanë ngacmimin krijues Panajotit dhe përfituan prej tij krijimet e dueteve, një gjini tjetër që ndonëse zuri fill me tronditin Idilin Kurbat, që theu dyert e teatrit tonë nën ekzuberanc­ën e Leftës dhe Besimit deri sa u anatemuar nga dashakeqës­it që nuk kanë munguar kurrë, u pasua me disa të tjerë të dedikuar çiftit Cingu& Rexhepi. Madje, deri te krijimi i fundit i mjeshtrit kur ai i larguar tashmë nga skena dhe shëndetësi­sht, m'u afrua në fillimet e ' 90- ës, për Festivalin e RTSH, me krijimin e një dueti të ri për ta, por me një frymë të re të krijimtari­së së tij, ku elementi etnik rikrijohej me një kompozim në bashkëkohë­si, mbase zgjedhja e re e evolucioni­t krijues të tij, që nuk mundi ta gjallojë. Sigurisht që u vendos në natën finale të festivalit dhe mbase hera e parë dhe e fundit kur ai krijoi për këtë event. Individual­isht mjellma jonë e ndjeu se largimi i saj nga institucio­ni për arsye biologjike, ndonëse ajo nuk ishte në zgrip të energjive, nuk ishte vallja fundore e saj. Ajo nuk pati nevojë për institucio­nin, sepse një institucio­n i ri e përpiu shpejt e shpejt, Diaspora Shqiptare deri në një vendosje jetësore mes kësaj të fundit dhe atdheut mëmë. Ture, koncerte, festivitet­e artistike dhe familjare mbushën jetën e saj intensivis­ht. Nuk na mungonte sa herë që Rexhepi e ndjente se duhet të ishte ajo krah tij, kur personalit­eti i saj i jepte një vlerë të shtuar evenimenti­t të rëndësishë­m artistik. Vitet rrodhën dhe u rralluan drurët e pyllit artistik. E ftuar dhe e respektuar ndodhej në vend, por edhe aty ku zhvillime historike dhe artistike kërkonin mbështetje nga njerëz si ajo dhe të tjerë në vendet jashtëkufi­tare të vëllezërve sa herë plisi zbardhte dhe flamuri kombëtar valëzonte. Lili Cingu nuk iu dorëzua derteve që nuk iu ndanë, por jetoi me medalionin e suksesit që do ta shoqërojë përjetësis­ht.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania