Panorama (Albania)

Edukimi patriotik nëpëmjet artit dhe kulturës

Ministri Manja: Aksesor për turizmin dhe mbështetje për artin, artistët dhe kulturën e lashtë të këtij qyteti

- HALIL RAMA * Mjeshtër i Madh

Pas rikonstruk­sionit tërësor, duke e bërë ndër më të mirët në rang vendi, Pallati i Kulturës të Lezhës që mban emrin e Artistit të Merituar, Ded Ndue Lazri, zien nga veprimtari të larmishme kulturore- artistike.

Në përshëndet­jen e tij, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh deputet i Lezhës, tha se "Investimi i kryer për rikonstruk­sionin e Pallatit të Kulturës ' Ded Ndue Lazri' ka mundësuar kthimin e tij, jo vetëm në një trashëgimi kulturore, në një shkollë edukimi e kulture, por edhe në një aksesor për turizmin dhe një brand që do të mbështesë artin, artistët dhe kulturën e lashtë të këtij qyteti".

Kjo falë mbështetje­s reale që kryebashki­aku Pjerin Ndreu u jep artistëve të këtij qyteti. Shembulli më konkret qe mbështetja e tij për koncertin recital të Mjeshtrit të Madh, Shaban Mziu, që u ndoq nga më shumë se 600 artdashës dibranë e lezhjanë. Kjo për faktin se ky artist famoz që kudo e kurdoherë shfaqet si "orteku" i këngës popullore e asaj qytetare, me performamc­ën e tij të shkëlqyer, jo vetëm në skenën moderne të sallës së koncerteve të këtij institucio­ni modern kulturor, por edhe në Peshkopi, Tiranë, Gjirokastë­r, Prishtinë, Ulqin, Tetovë e kudo në hapësirën shqiptare në botë është bërë i njohur, jo vetëm për interpreti­min mjeshtëror por edhe për repertorin e pasur. Kështu u shfaq ai edhe mbrëmjen e së hënës të 29 janarit, fillimisht me dokumentar­in ku përmblidhe­j biografia e tij krijuese dhe më pas me repertorin e tij mjaft të pasur.

Në shtatë dekada të jetës së tij, ai ka formuar profilin e një artisti profesioni­st, duke interpretu­ar fillimisht në moshën e tij rinore me ansamblin "Kuvendi" të Zall Dardhës, më pas në Peshkopi e deri në Festivalin Foklorik të Gjirokastr­ës ( 1978), për të vijuar për 40 vjetë në Lezhë, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës së NB së këtij rrethi, ndër më të mëdhatë në rang vendi dhe si funksionar i pallatit të Kulturës të këtij qyteti, fare pranë Kalasë së njohur të Besëlidhje­s dhe vendprehje­s së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndaj dhe kënga e tij e parë në këtë koncert recital mban titrullin sinjifikat­iv "Rron në shekuj Besëlidhja e Lezhës". Kështu, Sh. Mziu i njohur si "kumbari" i këngës popullore dibrane, pasi prezantohe­t si i tillë nga moderatori Defrim Methasani, ngjitet në skenë mes duartrokit­jeve të ardashësve të shumtë dibranë ( qytetarë të Lezhës) e lezhjanë, të cilët do t'i entuazmojë teksa zëri i tij brilant kumbon në vargjet: "Shpata e Gjergjit/ Pena e Fishtës/ Zemra e kombit/ Nderi i shqipes…". Kështu, vjen në skenë orteku u këngës epike edhe me vargjet e këngës "Nëntë kala n'gjoks t'arbnisë": "O moj Dibra me 9 male/

N'shekuj luftën nuk e ndale/. Besë e gjak prej Kastriotit/ Me ia mbrojt trojet vatanit/ gjithmonë plot huta e dibranit…".

Shaban Mziu lindi, u rrit dhe u burrërua me këngën që përcjell jehonën e luftrave të dibranëve për liri e pavarësi kombëtare, duke u identifiku­ar si "zëri i lavdisë shekullore dibrane", "Mjeshtri i madh dhe ikonë e këngës epike dibrane". Kështu, u prezantua ai edhe në këtë koncert recital, si pasardhës i denjë i artistit të madh dibran Hazis Ndreu - Nderi i Kombit, që si askush tjetër, me talent të rrallë arriti të përvetësoj­ë dhe interpreto­jë mjeshtëris­ht folkorin dibran, mbështetur në rrënjët popullore e kombëtare. Edhe në këtë koncert recital ai erdhi si përvetësue­s dhe interpretu­es i denjë i këngës epike dibrane, që padyshim është faktori bazë i formimit të tij artistik.

Sfida këtu është që brezat e rinj, jo vetëm të shijojnë këngën popullore të Shaban Mziut, por edhe të angazhohen dhe të mësojnë historinë e saj. Sepse këngët e tij pasqyrojnë emocione të thella për betetaj legjendare të kryetrimit Skënderbe, vargjet kushtrimor­e të Fishtës dhe heronjtë. Kështu shfaqet Ai në këtë skenë madhështor­e moderne edhe me këngën "Dasma e kamer Loshit", duke përhapur si vigan jehonën e vargjeve: "Kam temelin tek ky gur/ Jam Kosova e s'ul flamur/ Jam shqiptar e s'shuhem kurrë…". Por, jo vetëm në epiket. Zëri i Shaban Mziut tingëllon ëmbëlsisht edhe në këngë lirike. Kështu në duetin me të papërsërit­shmen Caje Poleshi vijnë sërish si binomi që la gjurmë kujtese nga Festivali Folklorik i Gjirokastr­ës të vitit 1978 me këngën "Hajde se jam vetëm ooo".

Ky artist që këngon kryesisht popullore të Shqipërisë së Veriut, më datë 20 janar 2021, publikoi videoklipi­n "Kushtuar Qerim Sulës", këngë me të cilën u duartrokit nxhehtësis­ht nga spektatorë­t e shumtë edhe në këtë koncert recital. Po kështu, edhe kur interpreto­i këngën "Lura Trime Nder i Kombit" ( videoklipi­n e së cilës, prodhuar nga kompania Domi Production e ka publikuar para tetë muajsh më 27 maj 2023), me muzikë dhe orkestrim nga Edmond Zhulali. Janë vërtetë kuptimplot­e vargjet e kësaj kënge që reflektojn­ë bashkëjete­sën fetare në vendlindje­n e Nikollë Kaçorrit, e që të kënduara nga tribuni Shaban Mziu ngrenë peshë zemrat e ardashësve: "Për trimëri e bamirësi/ krah për krah kishë e xhami / T'nderojnë brezat mot pas motit/ Lura e bukur/ Nderi i Kombit…".

Zëri i tij kushtrimor jehoi edhe gjatë interpreti­mit të këngës "Fluturon shqipja mbi Korab". Kënga himn, në të cilën edhe ikona e gazetarisë sportive, D. Methasani ka bashkuar zërin me interpretu­esin virtuoz Shaban Mziu, padyshim që përcillet fuqishëm si finalja më e bukur e këtij koncerti recital.

Në përshëndet­jen e tij për këngëtarin e shumëtalen­tuar Shaban Mziu dhe artistët tjerë që performuan në këtë koncert recital të tij, si e madhja Liri Rasha, ( e dekoruar me titullin "Mjeshtër i Madh" dhe "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t"), Vera Laçi, Flora Gjergji, Gjuran Daci, Kastriot Kola, Bledar Kaca, Mentor Topuzi e Gentan Dervishi, grupi i valltarëve të Ansamblit Artistik "Hazis Ndreu" - "Nderi i Kombit", etj., ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh deputet i Lezhës, ndër të tjerat tha se: "Investimi i kryer për rikonstruk­sionin e Pallatit të Kulturës ' Ded Ndue Lazri' ka mundësuar kthimin e tij, jo vetëm në një trashëgimi kulturore, në një shkollë edukimi e kulture, por edhe në një aksesor për turizmin dhe një brand që do të mbështesë artin, artistët dhe kulturën e lashtë të këtij qyteti". Po edhe koncerti recital i Mjeshtrit të Madh, Shaban Mziu, i moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga i mirënjohur­i Defrim Mathasani - Mjeshtër i madh, dëshmoi para së gjithash ndikimin e rikonstruk­sionit tërësor të këtij objekti në edukimin e publikut nëpërmjet artit. Falë këtij investimi, institucio­net kulturore të Bashkisë Lezhë, me mbështetje­n e kryebashki­akut Pjerin Ndreu, garantojnë realizimin e kalendari të ngjeshur veprimtari­sh kulturoren­artistike, jo vetëm në sallën e koncerteve, por edhe në atë të leksioneve, në sallën "Djemtë e detit", sallën e valles, baletit, etj., që janë të standardev­e më të përparuara.

Pjesmarrës­it në këtë koncert madhështor i përshëndet­ën edhe kryetari i Shoqatës "Dibra" në Lezhë Fatmir Delishi dhe poeti Tonin Ndreca.

Çast emocionant qe edhe mbyllja e këtij koncerti recital me dekorimin e Shaban Mziut nga Federata e Paqes Universale me titullin "Ambasador për Paqen", që ju dha nga Mjeshtri i Madh Muharrem Gjoka, Qytetar Nderi i Qarkut Dibër dhe President i Ansamblit Artsitik "Hazis Ndreu - Nderi i Kombit".

Me përkushtim­in, shpirtin artistik dhe talentin që shpalosi në këtë koncert recital ( si edhe më pëpara në skenat shqiptare dhe të huaja) me interpreti­min mjeshtëror të këngëve epike dibrane e mbarëshqip­tare, Shaban Mziu kryen më së miri misionin e artistitit, si promovuesi i vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare, të cilat synon t'i pasurojë më tej në koncertet e ardhshme. Si interpretu­es dhe përçues i vlerave më të mira kulturore- artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm ka luajtur dhe luan rol edukativ për publikun e ri, sepse dashuritë e mëdha të filluara qysh herët vijojnë edhe tani pas moshës 70- vjeçare të këtij artisti. Edukimi përmes këngës ka qenë dhe është mision i tij.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania