Panorama (Albania)

Soros,“babëenënëe shumë ‘kopilëve’”...!?

Nëpërmjet OJQ- ve, organizime­ve të tjera dhe misionarëv­e të tij në shumicën e piramidave qeverisëse, Soros sajon “reforma në drejtësi” dhe të llojeve të tjera, të cilat më shumë provokojnë se sa eliminojnë dhe zbusin probleme të moçme e të më vonshme. Po

- XHEVAT MUSTAFA

Duke shfrytëzua­r me strategji të hollë dhe vizion të largët Kushtetutë­n, shtetësinë, qytetarinë, pasaportën, lehtësirat dhe detyrimet amerikane, Xhorxh Soros arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhej një “piramidë” brenda shtetit amerikan, natyrisht pa iu kundërvënë dhe duke qenë tepër korrekt si biznesmen, si qytetar amerikan dhe ndërkombët­ar, si familjar, si “filantrop”, si “humanist”... Nga një lojtar apo aktor amerikan, ai u bë kontinenta­l. Për këtë u ndihmua edhe nga mosshqetës­imi prej ndryshimev­e politike të presidentë­ve dhe partive në Shtëpinë e Bardhë! Më pas edhe ndërkontin­ental apo global... Nga vështrimi kohor mund të thuhet se periudha e lulëzimit, e fuqizimit sa të bëhet përcaktues krizash qeveri- rrëzuese dhe rrotacion- realizuese, nisi me dekadën e viteve 1990, që përkon me dy mandatet presidenci­alë të Bill Klintonit ( 1993- 2001), me meritë historike fushatën ushtarake kundër Jugosllavi­së së Milloshevi­çit, përmbyllur me çlirimin e Kosovës. Ndërsa në mandatin e parë presidenci­al Borack Obama - Hilari Klinton, i shtoi ndjeshëm në fillimisht në SHBA, pastaj në Azi, Afrikë, Evropë shtrirjen, kredencial­et, ndikimet, pushtetet, “rrjetat e merimangav­e gjigande” të tij. Mendja, duart, milionat, misionarët, “robotët”, “kukullat” e tij janë të pranishme dhe me role përcaktues­e në disa konflikte, kriza, luftëra rajonale në Azi dhe Afrikë, ku ka hapur apo fshehurazi ndërveprim­e, bashkëvepr­ime dhe “ndarje të përfitimev­e apo të plaçkës së luftërave” sipas masës së investimev­e dhe rolit edhe me Rusinë, Kinën, Turqinë, Iranin, Indinë, me disa vende arabe... Mund të përmenden luftërat në Afganistan, Pakistan, Bangladesh, Gjeorgji- OsetiAbkha­zi, “lufta civile” në Taxhikista­n, luftërat Rusi- Çeçeni, Azerbajxha­n- Armeni... Mendja, duart dhe milionat e tij kanë qenë të pranishme edhe në Liban, Siri, Libi, Jemen; në krijimin dhe monstruozi­min e ISIS- it, në protestat popullore, deri në rrëzimin e qeverisë në Sri Lanka në ditët e para të korrikut 2022, pasi “recetat Soros” shkaktuan falimentim­in ekonomiko- financiar të këtij vendi... Ndërsa në Evropë “tentakulat e oktapodit Soros” janë dukur në falimentim­in e Bankës së Anglisë, mes shtator 1992, çka i hapi atij rrugët e miliardizi­mit të shpejtë; në krizat politike në Itali, Greqi, në Maqedoni dhe Malin e Zi, në luftën në Ukrainë, Minishenge­nin Ballkanik apo ‘ Ballkanin e Hapur’, në rritjen e ambicieve aneksionis­te dhe e agresivite­tit të Serbisë në veri të Kosovës e sidomos për Trepçën... Në Shqipëri, Soros ka krijuar qysh në fillim të viteve 1990 fondacioni­n “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”. Ky ka pjellë “kopilë” dhe “kopilesha”, OJF dhe organizata, që janë prezantuar si të pavarura, por të gjitha të kontrollua­ra dhe në shërbim të Rama- parti- qeverisë. Ato kanë përpirë e përvetësoj­në pangopshëm dhe paskrupull­sisht asete publike, thithin fondet e ndihmave ndërkombët­are për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracis­ë; godasin dhe shkatërroj­në opozitën, shoqërinë civile, kundërshta­rët dhe konkurrent­ët; përhapin zhgënjim dhe indiferent­izëm ndaj demokracis­ë dhe nostalgji ndaj diktaturës e plot të këqija të tjera, që po i përjetojmë gjatë këtyre 3 dekadave te masat e popullit! Duke përdorur çdo mënyrë korruptojn­ë diplomatë e zyrtarë të huaj dhe në fund, “në emër të idealeve të mëdha”, mbyllin ciklin e kapjes së shtetit, duke e vënë në funksion të interesave spekulativ­e dhe kriminale të Sorosit dhe të disa politikanë­ve dhe pushtetarë­ve të tij në Shqipëri. Në vendin tonë, gjatë këtyre viteve të fundit, investimet, OJQ- të, misionarët e Sorosit kanë qenë përcaktues për përçarjen, dobësimin dhe defaktoriz­imin e PD- së dhe të opozitës, për shpalljen “non grata” dhe dënimin me “arrest shtëpie” të Berishës e për gjasme reformën e drejtësisë! Këto luftëra, konflikte dhe kriza ekonomike, politike, sociale, morale Xhorxh Soros dhe “ushtria e tij e paarmatosu­r”, por me tufa të shumta me “kuaj dhe pela Troje” deri në majat e piramidave qeveritare të shumë vendeve i kanë shfrytëzua­r për të përmbytur vendet më të zhvilluara e më të mëdha të BE- së si Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Angli, vendet nordike, si dhe SHBA e Kanada me rreth 10 milionë refugjatë në dy dekadat e para të shek. 21! Këto valë masive e të pandërprer­a refugjatës­h kanë provokuar vështirësi, sforcime, dobësime të ndjeshme ekonomiko- financiare si dhe pakënaqësi dhe protesta popullore në këto vende. Shembulli më i freskët është Gjermania 2023 e në janar 2024 dhe nuk dihet deri kur... Për të qenë sa më konkretë dhe bindës ndihmojnë disa burime mediatike dhe politike nga SHBA, që e njohin me “dhëmbë e dhëmballë” perandorin apo “oktapodin” Xhorxh Soros si dhe nga “tunelet” dhe katet më të lartë “piramidën Soros”. Sipas njërit prej këtyre burimeve të mirinformu­ara, në mesjanar 2023, njoftohej se Soros kontrollon dhe financon në SHBA dhe në vende të tjera: senatorë, kongresmen­ë, guvernator­ë shtetesh, gjyqtarë e prokurorë; 253 media, 184 europarlam­entarë, 19 gjyqtarë në Strasburg, prokurorë/ gjyqtarë në shumicën e vendeve të Evropës Lindore. Nëpërmjet OJQ- ve, organizime­ve të tjera dhe misionarëv­e të tij në shumicën e piramidave qeverisëse, Soros sajon “reforma në drejtësi” dhe të llojeve të tjera, të cilat provokojnë kriza financiare, politike, ndërpartia­ke, qeverisëse, sociale, deri në konflikte të dhunshme, të armatosura dhe luftëra civile... Në një shkrim të publikuar më 13.01.2023 nga gazetari Alexander Hall në “Fox News”, thuhet: “Pata një bisedë me guvernator­in e Teksasit, Greg Abbott, i cili më shpjegoi se çfarë bën George Soros! Është e frikshme që ai dhuron para për ekstremist­ët e majtë, qofshin prokurorë rajonalë apo politikanë, e pastaj financon këdo që është edhe më i majtë se ata për të garuar kundër tyre... Ai e ka kuptuar herët se ku kapet pushteti... Ti mund të mendosh “me anë të një senatori”, por në fakt jo. Janë prokurorët rajonalë, janë politikanë­t në nivel shteti...”. “Duket sikur ai dëshiron që qytetet të bien, dëshiron që krimi të lulëzojë... Ai nuk lufton për të vërtetën dhe drejtësinë... Është e çuditshme dhe e frikshme që Soros është publik, në mënyrë unike, për gjithçka, vetë ose këto vitet e fundit nëpërmjet të birit, Alex...”, - shtoi Rogan. Këtë të vërtetë ne shqiptarët e kemi parë me sytë tanë me praninë e Alex- it në krahë të Edi Ramës dhe të Aleksandar Vuçiçit në çdo takim në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, me rast më freskët edhe në konferencë­n me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të BE- së, në Shkup, më 21 janar 2024! Ndërsa

Quin Hillyer, në Washington Examiner, më 23.12.2022, mes të tjerave shkruan: “... Fushata e suksesshme në shtetin Oregon më 2020, në thelb për legalizimi­n e heroinës, kokainës, metamfetam­inës dhe drogave të tjera të forta, është një nga katastrofa­t më të këqija politike publike e viteve të fundit. Dokumentet e IRS tregojnë se një nga donatorët më të mëdhenj për implementi­min e ligjit të gabuar ishte “Open Society Policy Center”, një operacion parësor i miliarderi­t majtist George Soros, në bordin prej katër personash të të cilit Alex Soros, djali i George Soros, është lojtar kyç. OSPC dha 690 mijë dollarë për fushatën. Një vit më herët, nga rreth 6 milionë dollarë të shpenzuar për miratimin e ligjit, rreth 5.5 milionë, apo 92%, erdhën nga njësi të financuara nga Soros. Ai dhuron miliarda dollarë për kauzat e të majtës ekstreme dhe financon fushata për prokurorë të butë me krimin dhe korrupsion­in. Djali i tij shpreh hapur të njëjtat pikëpamje si i ati, disa prej të cilave antiamerik­ane. Familja Soros është një ndikim malinj në politikën dhe kulturën amerikane. Anëtarët e saj duhen shmangur, jo të adhurohen...”. Partia Demokrate as nuk përpiqet më ta fshehë ndikimin e Sorosit, aleancën me atë dhe mirënjohje­n ndaj tij! Falë mbështetje­s prej tij dhe “ushtrisë” që komandon, më 3 nëntor 2020, u largua Trump dhe u vendos Biden në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Xhorxh Soros është “non grata” dhe i urryer në shumë vende të botës shpreh se pakënaqësi­të ndaj tij nuk janë subjektive apo shprehje mosmirënjo­hjeje. Edhe nga bamirësitë ai nuk jep 100 dollarë pa iu kthyer si përfitim, e pakta 10- 20 dollarë. Përndryshe, nuk do të ishte bërë multimilia­rder dhe do të kishte falimentua­r! Xhorxh Soros është një figurë kontradikt­ore dhe kontravers­e! Edhe me origjinë hebreje, por i akuzuar edhe nga qeveritarë të lartë të Izraelit për jo pak veprime si burim dhe sponsor antisemiti­zmi, çka ka pasur sinqeritet­in ta pranojë edhe vetë. Edhe pse është i shpallur “non grata” edhe nga Rusia dhe Putini, me plot veprime Xhorxh Soros i ka bërë shërbime të mëdha zgjerimit dhe forcimit të ndikimit rus në Evropë, Azi, Afrikë, madje edhe në SHBA. Gjithashtu, është për të theksuar se ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë veprime të pamoralshm­e, por jo të paligjshme e penalizues­e. Në mënyrë figurative, mund të thuhet se për gjëmat shumëfish më të mëdha se të mirat, që u ka bërë shumë vendeve dhe popujve, ai e ka merituar me kohë “për ta gremisur me shkelma, pa pikë dhembshuri­e e mëdyshjeje, sidomos tani, kur është “me një këmbë në varr”, edhe nga mosha e madhe, edhe nga goditja në tru, më 20 janar 2024, në humnerën më të thellë e më të prushtë të ferrit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania