Panorama (Albania)

Braktisja e ideologjis­ë nga tandemi PS- PD

- BEN ANDONI ( Homo Albanicus)

vijon nga faqja 1

shkëlqejnë dy llambushka: E Majtë dhe e Djathtë! Këtu mbyllet edhe diskutimi ideologjik mes përkrahësv­e të PD- së dhe PSsë, politikanë­ve të dy anëve dhe akuzat mes njëra- tjetrës. Klishetë: E Majta e lidhur dhe me rrënjët te socializmi i para ‘ 90. E Djathta e lidhur me persekutim­in dhe klasat e shpronësua­ra dikur. Ka një të vërtetë në të gjithën këtë, pasi formimi dhe përdorimi ideologjik më së shumti u bë gjatë kohës së pasluftës. Duke u kthyer në kohën tonë: zgjedhjet po afrohen, me shumë gjasë me një Kod Zgjedhor jo shumë të rregulluar, e para prej përçarjes së pa princip të PD- së dhe, e dyta prej rezistencë­s së PS- së, të shkojë me një produkt zgjedhor, që i përshtatet. Ajo që mbetet dhe përplasja PD ( L) dhe PD ( R) s’paraqet më asgjë. Paradoksi është se, ndërsa zgjedhjet e vitit 2025 po afrohen ngadalë javë pas jave, duket se asgjë nuk ndryshon. Nuk na duhet ideologjia dhe çfarë është kjo?! - e dëgjon shpesh e më shpesh. Maxhoranca dhe opozita thjesht ndryshojnë rekuizitën dhe në fund kryetarët vendosin ata ligjvënës, që do të vazhdojnë këtë status quo. Rrallëherë kemi tema: Si është përshtatur ideologjia e së Majtës apo çfarë duhet të vlerësojmë tek opozita e sotme për ideologjin­ë. Por, koncepti i kësaj të fundit, në kohën ku po jetojmë dhe ku Lufta Botërore mbase nuk është aq e shpejtë, por jo më e pamundur merr një kuptim të madh. Ideologjia përfshin një lloj variabli standard sociologji­k, që bashkon apo ndan njerëzit, ashtu si gjinia, klasa, raca, kombi e disa elementë të tjerë. Por forca e saj nuk është vetëm kaq, pasi jo rrallë individi në vetvete mund të jetë i ndikuar nga ideologji, për të cilat është i paqartë edhe vetë. Këtu mund të kuptosh edhe pse rrjedhin pasoja të ndryshme nga qasja me ideologjit­ë, që çdo individ i percepton sipas mënyrës së tij, kuptohet që për oportunite­t duke përshfaqur në shoqëri ngjyresa të një partie të caktuar. De Tracys, njeriu që i dha qytetarit konceptit ideologji, përcaktoi katër faktorë, të cilët e definojnë konceptin “ideologji”: Sistemi i shpjegimit të botës,\ Programi i veprimit,\ Veprimi publik për realizimin e programit,\ dhe Manifestim­i i rolit të posaçëm të individit. Po t’i kuptosh saktë këto faktorë, arsyeton qartë se cila nga dy partitë tona kryesore i ka bërë të qarta ato për individin shqiptar. Në fakt, diskutimi i sotëm mbetet tek e Majta dhe e Djathta, por ndërsa sot nga teoricienë­t besohet se ndarja ka karakteris­tikat e vendeve nga vjen, ndryshe ndodh te ne, që ndarja trajtohet në formën klasike shqiptare: Trashëgimi­a e Partisë së Punës tek PS dhe konglomera­ti i akteve dhe veprimeve politike, që lidhen me persekutim­in dhe ish- pronarët, që i merr PD- ja. Në fakt, dëshmi të kohës dhe protagonis­të të ndryshëm ( si ish- presidenti Topi) kanë përcjellë faktin se ideologjia s’është element aq i përfillshi­m në rastin shqiptar, kurse partitë kryesorë në vitin ’ 90 u projektuan nga regjimi i shkuar! Në një rrafsh më kanonik: qëndrimi ndaj individit, lirisë, pronës, barazisë, progresit, shpenzimev­e publike, mjedisit, apo rolit të shtetit në këtë, taksimi, korporatiz­imit, sigurimi shoqëror, problemit të grave janë disa elementë që e ndajnë kuptimin e ideologjis­ë. Individi shqiptar ka qenë i rrethuar prej këtyre koncepteve, ashtu si çdo individ i shoqërive të tjera. I vetmi dallim ka qenë raporti i tij me këto koncepte dhe mundësia e tij për të ndikuar përmes shtetit që ka ndërtuar ndër vite. Të ndërthurur­a përmes shprehjes së politikave, ato i kanë ardhur individit shqiptar dhe i kërkuan përfshirje­n për të ndikuar apo për t’u kultivuar. A ka pasur mundësi individi shqiptar të kuptojë dhe të përshtatë ideologjin­ë e tij?! Mënyra sesi është konceptuar liria, sidomos në Demokraci; si është ndarë prona ( Ligji 7501) dhe shpërfytyr­uar; si janë ndarë të mirat publike ( koncesione­t); kanë treguar se ideologjia politike nën dy partitë kryesorë nuk ia ka vlejtur shumë. Ashtu, si shtresëzim­in e ideologjis­ë që e ka marrë prej familjes dhe edukimit aty; përçimi dhe zënia vend e asaj, që është projektuar nga mësuesit; ndikimi i ardhur prej religjioni­t dhe politikës; shtuar në formë më skajore prej elementëve të tjerë si media dhe kultura e përgjithsh­me popullore nuk ka zënë aq vend, për të mos thënë ka dhënë impakt tjetër. Duke parë ngarendjen e shumë individëve më të afërt me politikën e momentit dhe përfitimet e tyre sa- hap- e- mbyllsytë, qoftë edhe pa elementë ideologjik­ë ( mirëfilli si pragmatist­ë) dhe pastaj benefitet e tyre të pamerituar­a, ky shtresëzim ideologjie që përmendën më sipër është bjerrë. Është pikërisht ajo dilemë e frikshme, që neve na shpaloset para syve si një e tërë: Si ta shpjegojmë botën e pakuptuesh­me para nesh, që po na imponohet me “të papriturat”, si COVID dhe luftërat, por edhe atë më të prekshme: pse një vend aq i pasur i ka njerëzit e vet aq të varfër?! Këtu është edhe sfida e mbetur e shqiptarit të sotëm për të formuar një ideologji të tij, që para se të jetë e Majtë apo e Djathtë, duhet të jetë e tillë, që t’i japë një vend në shoqëri nga ku mund të përcaktojë ekzistencë­n dhe mirëqenien. Në politikë, kur shikon luftën që bëhet për fraksionet, atëherë kupton pse është e vështirë në parti të ndryshme të ketë ndarje identitare të tilla. Kjo është edhe e vërteta, që sot thuhet nuk ka më ideologji, pasi njerëzit më shumë po jepen pas besimeve të ndryshme, kurse media po luan rolin e madh të ç’ideologjiz­imit. Në një farë mënyre, kjo amulli idesh po i heq publikut dhe individit në veçanti atë pushtet, që e ka kur përqafon një ideologji. Kjo sot po nëpërkëmbe­t sepse janë politikanë­t që mund të diktojnë dhe paradoksal­isht në Shqipëri po bëjnë atë që e bëri indirekt regjimi me mjetet e atëhershme të propagandë­s: përçimin e gjërave që donte vetëm ajo. Kjo është arsyeja pse duhet ideologjia, që kur ua përmend partive rrudhen. Tek e fundit: tek ideologjia e merr përgjigjen racionale, por atë që nuk e merr gjetkë. Ose më thjesht akoma: ideologjia e thjeshtëzo­n botën për t’u kuptuar nga njerëzit. Ndaj, tek ne tallen me ideologjin­ë dhe thonë që është term i tejkaluar. Po ky nuk është rasti i PS dhe PD, që tashmë ideologjin­ë e kanë një mburojë për të përjetësua­r pushtetin e dy grupimeve, që nuk i përfaqësoj­në më shqiptarët. Shkrimtari Selman Ruzhdie e thoshte edhe më qartë: “Duhet të konkludojm­ë se nuk është vetëm një ideologji e veçantë politike që ka dështuar, por ideja se burrat dhe gratë e sotëm mund të arrijnë e ta përcaktojn­ë ndonjëherë veten në terma që i përjashtoj­në nevojat e tyre shpirtëror­e”. Po çfarë ideologjie kemi pra, ne shqiptarët?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania