Panorama (Albania)

Konstituoh­et Kuvendi i ri i Serbisë, deputetët e opozitës betohen në korridor

-

Seanca konstituiv­e e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të përbërjes së re, kaloi me fishkëllim­a nga opozita. Deputetët e opozitës ishin vendosur para foltores me pankarta ku shkruhej "I keni vjedhur zgjedhjet" dhe "Hajdutë kthejini mandatet". Lista e opozitës, Serbia kundër dhunës, pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullt­a, gjë që pushteti e refuzon. Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e koalicioni­t Serbia kundër dhunës e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë, shkruan REL. Siç thanë ata, nuk kanë dashur ta bëjnë betimin me njerëz që kanë fituar mandate duke "vjedhur në zgjedhje". Para tyre, këtë e kanë bërë deputetët e koalicioni­t të djathtë Shpresa, i cili përbëhet nga Partia e Re Demokratik­e e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbje­n e Mbretërisë së Serbisë. Seanca konstituiv­e e Kuvendit të Serbisë ka zgjatur rreth gjysmë ore. Gjatë asaj kohe vetëm janë konfirmuar mandatet, ndërsa deputetët kanë bërë betimin. Kryesuesi tha se do të njoftohen për vazhdimin e seancës. Deputeti i koalicioni­t Serbia kundër dhunës, Radomir Lazoviq, ka vlerësuar se ndërprerja e seancës konstituiv­e është "fitore" e opozitës. Deputetja e kësaj liste, Marinika Tepiç, deklaroi në korridorin e Kuvendit se policia në sallë i ka ndarë deputetët e opozitës nga deputetët e shumicës qeverisëse. Në vazhdim të seancës së parë, e cila nuk duhet të jetë në të njëjtën ditë, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetar­ët e Kuvendit, të emërojnë sekretarin e përgjithsh­ëm, të zgjedhin anëtarët e trupave punues, si dhe anëtarët e përhershëm të delegacion­eve parlamenta­re në institucio­net ndërkombët­are. Anëtari i Partisë Progresive Serbe ( SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviç, tha në sallën e Kuvendit se të gjithë mund të shohin "fytyrën e vërtetë" të të gjithë deputetëve. Vuçeviç, i cili është edhe lider i progresist­ëve, tha se institucio­net do të punojnë. Në zgjedhjet e jashtëzako­nshme të dhjetorit, mandatet i fituan 10 lista zgjedhore, pesë prej të cilave janë pakicë. Partia Progresive Serbe ( SNS) me partnerët e saj të koalicioni­t do ta ketë shumicën në Kuvend. Lista e saj zgjedhore, Aleksandar Vuçiç - Serbia nuk duhet të ndalet, fitoi 129 nga gjithsej 250 mandate deputetësh. Për të pasur shumicën parlamenta­re kërkohen 126 mandate. I dyti për nga numri i ulëseve në Kuvend është koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, me 65 mandate. Më pas është lista zgjedhore Ivica Daçiç - kryeminist­ër i Serbisë, me 18 mandate dhe koalicioni i djathtë Shpresa për Serbinë, dhe lista e djathtë dhe proruse Ne - Zëri i Popullit, do të ketë 13 deputetë secili. Nga partitë e pakicës, Partia e Hungarezëv­e të Vojvodinës fitoi gjashtë mandate.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania