Panorama (Albania)

Poçetino rrezikon: Kam garanci nga pronarët

-

Mauricio Poçetino është një nga trajnerët më të dobët të Çelsit në epokën e Premier Ligës, por ai është sërish më i mirë se Graham Poter. Trajneri i bluve është nën presion në rritje pas humbjeve radhazi me Liverpulin dhe Uolvesin. Çelsi ka vuajtur për të siguruar vazhdimësi dhe është 15 pikë larg katërshes së parë pas 23 ndeshjeve të luajtura në kampionat këtë sezon. Trajneri 51- vjeçar mbërriti në verë pasi Çelsi përfundoi në vendin e 12të sezonin e kaluar, por ai nuk ka qenë në gjendje të përmirësoj­ë formën e ekipit, pavarësish­t se ka shpenzuar më shumë se 400 milionë paund në dy merkato. Humbja e Çelsit ndaj Uolvesit ishte e dhjeta e tyre në kampionat këtë sezon. Argjentina­si ka fituar vetëm 9 ndeshje ( 4 barazime), duke siguruar një total prej 31 pikësh ose 1.35 pikë për ndeshje mesatarish­t. Ky renditet si rekordi i katërt më i dobët i një trajneri të Çelsit në Premier Ligë, madje edhe më i keq se ai i Frenk Lampardit. Golashënue­si më i mirë i historisë së bluve arriti vetëm një fitore në 11 ndeshje gjatë epokës së tij të dytë në "Stamford Bridge", por u kualifikua në Ligën e Kampioneve në vitin 2020, në sezonin e tij të parë në krye, një arritje që Poçetino është shumë larg. Tifozët e vërshëllye­n daljen e fundit të skuadrës në fushë dhe ëndërrojnë një emër si Xhon Terri apo Zhoze Murinjo për ta zëvendësua­r. Por në konferencë­n e djeshme për shtyp përpara ndeshjes së sotme në Kupën FA kundër Aston Vilës ( riluhet pas barazimit në ndeshjen e parë), Poçetino tha se ai ka marrë garanci nga pronarët se nuk i rrezikohet stoli: "Unë mora një mesazh shumë pozitiv pas ndeshjes kundër Uolvesit nga pronarët. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë". Poçetino u pyet edhe me reagimin e gruas së Tiago Silvës, e cila kërkoi shkarkimin e tij pak ditë më parë: "Ai ( Tiago) erdhi sot për të folur me mua. Unë nuk dua të flas për atë që diskutuam dhe folëm. Gjëja më e rëndësishm­e është që ai erdhi dhe donte të fliste me mua. Ju më njihni prej më shumë se 10 vitesh dhe e dini sesi jam. Ne biseduam

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania