Panorama (Albania)

Më shumë ndeshje, merkato dhe miliona, ja si ndikojnë Botërorët

-

Gjithçka në format XXL. Kupa e Botës, ajo e 2026- ës do të zgjerohet. Nga 32 finaliste do të kalojë në 48 të tilla, teksa numri i ndeshjeve do të kalojë nga 64 në 104. Turneu do të nisë në qytetin e Meksikos dhe do të mbyllet në Majemi, ndërkohë që nga ky vit, lojtarët nuk do të ndalen më. Kjo sepse këtë verë do të jetë Europiani, pas nëj viti Botërori i klubeve ndërkohë që në 2026- ën, siç thamë, Kupa e Botës. Mes të gjithë kësaj, kalendarë për t'u sistemuar dhe organika për t'u plotësuar.

PUNË E DETYRUAR

Një ekip italian që arrin në finale në të gjitha kompeticio­net do të luante 67 ndeshje të sezonit, ose edhe 69 në rast të një "play- off"- i për raundin e 1/ 8- ave të Ligës së Kampionëve. Organika, duhet domosdoshm­ërish të zgjerohet. Por ja që mund të rrihej në 71 ndeshje me Superkupën e Europës dhe Botërorin për klube, por fillimisht duhet fituar Championsi. Bepe Marotta, bën llogaritë dhe Liga e re e Kampionëve duhet t'i shtohet edhe Kupës së Botës për Klube. Po, sepse në bllokimin e madh të trafikut të viteve 2024- 25 do të ketë edicionin e rinovuar dhe të zgjeruar të ish- Kupës së Kampionëve: 36 ekipe në vend të 32, 8 ndeshje në fazën e parë që nuk është më në grupe, por me formulën e një kampionati. Për më tepër, një angazhim i dyfishtë i mëtejshëm për ata që shkojnë përtej vendit të tetë dhe nuk shkojnë direkt në 1/ 8- ave, siç do të ndodhë për skuadrat e renditura nga vendi i nëntë në të njëzetekat­ërt.

DY PËR KOMB

Por nëse skuadrat për Ligën e re të Kampionëve nuk janë përcaktuar ende, dhe Italia mund të ketë edhe pesë përfaqësue­s, ato për Kupën e Botës për klube janë tashmë të njohura. Kufizimi është dy klube për komb, përveç nëse mes tyre ka një fitues të tri edicioneve të fundit të Ligës së Kampionëve ( Seria A nuk përfshihet). Për 12 vendet që i takojnë Europës përdoret renditja e UEFA- s, për pjesën tjetër të botës sistemi "FIFA", i cili është i ndryshëm në përcaktimi­n e pikëve. Më pas, që nga vitit 2029, gjithçka do të standardiz­ohet me metodën "FIFA".

JUVE DHE NAPOLI

Renditja e UEFA- s siguron dy pikë për çdo sukses, një për një barazim, një për çdo raund tjetër të kaluar. Në këtë pikë të sezonit nuk llogariten më shpërblime­t për pjesëmarrj­en dhe kalimin në fazën e 1/ 8- ave ( që vlejnë 9 pikë në total). Napolit i duhen 6 pikë sepse nëse arrin në 47 do të kalojë Juventusin sepse ka një rezultat më të mirë në katërvjeça­rin 2020- 24. Nëse nuk arrin të kualifikoh­et në çerekfinal­e ku kundërshta­ri i tij është Barcelona, do t'u hapte rrugën bardhezinj­ve. Gjithmonë nëse Lacio nuk arrin në finale duke i fituar të gjashtë ndeshjet e saj në Champions.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania