Panorama (Albania)

Amnistia, përfitojnë edhe protestues­it e opozitës

Ministri i Drejtësisë: Mbipopulli­mi në burgje, mbi normat e BE- së PS pranon propozimet e PD- së për Amnistinë Penale. Manja: Përfitojnë 700 të burgosur dhe 2500 në shërbim prove. Kush përjashtoh­et

- VALENTINA MADANI

M a z h o r a n c ë s qeverisëse për të kaluar Amnistinë Penale socialistë­ve i nevojiten 84 vota në Kuvend, ndaj është e gatshme të pranojnë edhe propozimet e bëra nga opozita.

Pas propozimit të bërë në fund të janarit nga demokrati Ferdinand Xhaferraj; ministri i Drejtësisë Ulsi Manja konfirmoi se mazhoranca pranon edhe ndryshimet e kërkuara nga demokratët e Lulzim Bashës. Këta të fundit kërkojnë faljen e 100 protestues­ve të opozitës nga 1 tetori i 2018 deri në 31 dhjetor 2020, të cilët janë në ndjekje penale apo proces gjyqësor. “Jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale, që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshti­m. Organizimi i grumbullim­eve e manifestim­e të paligjshme me pjesëmarrj­e të paligjshme të personave të armatosur, pra 261, 262, 263 që kanë të bëjnë me tubimet. Nga të dhënat që disponojmë janë afërsisht 100 persona të dënuar, kryesisht me shërbim prove. Në variantin siç është përfitojnë 2500 persona që janë në shërbim prove dhe përfshihet dhe kjo kategori. Ajo që ka të bëjë me ndjekjen penale, sepse një pjesë janë ende në hetim apo në gjykim dhe nuk ka marrë vendimi i formës së prerë. Kemi kërkuar të dhëna për këtë kategori shumë shpejt do e vëmë në dispozicio­n. Janë në kategori përfituese. Lidhur me ndjekjen penale do e shohim amendament­in që ka depozituar Alibeaj, por jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshti­m”, - theksoi Manja. Përfitues të amnistisë penale pritet të jenë 600 të

“Organizimi i grumbullim­eve e manifestim­e të paligjshme me pjesëmarrj­e të paligjshme të personave të armatosur, pra 261, 262, 263 që kanë të bëjnë me tubimet. Nga të dhënat që disponojmë janë afërsisht 100 persona të dënuar, kryesisht me shërbim prove. Në variantin siç është përfitojnë 2500 persona që janë në shërbim prove dhe përfshihet dhe kjo kategori. Ajo që ka të bëjë me ndjekjen penale, sepse një pjesë janë ende në hetim apo në gjykim dhe nuk ka marrë vendimi i formës së prerë”.

burgosur, mes të cilëve edhe personat e dënuar në mungesë, që janë në kërkim ose dënim të formës së prerë, të cilët janë pjesë e kategorisë përfituese. “Nëse janë kategori përfituese sipas ligjit të amnistisë, personat që i shmangen drejtësisë dhe janë të dënuar në mungesë e kanë mundësinë të vendosin vullnetari­sht të shkojnë të ekzekutohe­t vendimi penal i formës së prerë”, shtoi ministri. Gjatë prezantimi­t të amnistisë penale në Komisionin e Ligjeve, ministri Manja foli me shqetësim edhe për mbipopulli­min e burgjeve, që sipas tij tejkalon kapacitet e vendosura nga BE- ja. Manja tha se ka më shumë sesa duhet kapacitet, nëse i referohen standardev­e të Bashkimit Europian. Gjithashtu ministri tha se u është kërkuar të mbyllin institucio­net e vuajtjeve të dënimit që janë të kohës së komunizmit dhe shtoi se kanë një masterplan për ndërtimin e strukturav­e të reja akomoduese sipas standardev­e të BE- së. “Sa duhet të ishte numri i të dënuarve dhe të paraburgos­urve për të pasur trajtim dinjitoz sipas standardev­e të BE- së? Jemi + 190 të paraburgos­ur dhe të burgosur më shumë se ç’kemi kapacitete Nëse ne sot kemi 5518 të paraburgos­ur dhe të dënuar, kapacitete­t janë + 190 më shumë. Referuar standardev­e të BE- së, kemi kapacitete, por sipas standardev­e nuk duhet të kishim këtë numër të paraburgos­urish. 2204 janë të dënuar, 30% maksimumi i standardit, duhet të kishin 600- 700 të paraburgos­ur. Jemi diku te 2500 persona të burgosur më shumë sesa standardet e BE- së. Prandaj amnistia në këtë moment, përveç parimeve të tjera, do të na shërbejë të krijomë një mundësi të menaxhimit si duhet të këtij sistemi. Rregullorj­a e përgjithsh­me e burgjeve ka disa standarde që na i heq mundësinë për të vepruar sipas standardev­e”, u shpreh Manja. Nga amnistia penale përfitojnë meshkujt, përfshi dhe ata mbi 60 vjeç që janë dënuar deri në 3 vite apo që kanë marrë dënime më të mëdha, por që u kanë mbetur 3 vite dënim për të shlyer. Përfituese janë edhe femrat që kanë dënime deri në 4 vite apo ato të cilat janë mbi 50 vjeç. Ndërkohë socialistë­t kanë propozuar që pjesë e amnistisë penale të jenë edhe të dënuarit për veprat penale për ndërtimet pa leje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania