Panorama (Albania)

Dosja hetimore e 4 shkurtit ' 44, ku figurojnë të vrarë vetëm 14 veta

Trupat e pajetë të 4 personave të tjerë u gjendën disa ditë më pas dhe nuk rezulton të jenë identifiku­ar se kush kanë qenë

- Dekllarues­i / Memorie. al

Personat e interesuem nga informatat që kan kqyrun se në kodrinat e ndodhun pranë pyllit që ndodhet në rrugën publike Tiranë- Elbasan ku janë përqendrue Ushtrinat Gjermane janë transportu­e dhe varrosur disa kufoma të vrarë natën e datës sipër tregueme dhe mejtojmë se midis tyne kufomavet do të jenë edhe pjesëtarët e familjeve të tyne të zhdukuna natën e ngjarjes s'përmëndun, dhe kërkuen që të veprohen në vajtjen në vënd për konstatim të faktit nga ana e Titullarit të kësaj Prokurorij­e. Mbi këtë lajmërim, tue pasun parasysh randësin e gjëndjes së krijuar nga fakti i ngjarjes dhe nga ana tjetër përqëndrim­i i Ushtris Gjermane në vendin ku do të shkohet simbas tregimit të të interesuem­vet, ku u kërkua ndërmjetsi­mi i Prefektit të vendit për eventualit­etin e një pengimi për vajtjen në vend nga ana e Ushtrisë Gjermane, që përfundoj në mos pasjen e asnjë pengimi nga ana e autoritete­ve ushtarake Gjermane dhe njëkohësis­ht nga ana e Z. Prefektit u autorizue Komanda e Qarkut të Gjindarmër­isë së Kryeqyteti­t që për shkak të rastit të rëndësishë­m t'shoqnohet Titullarit të Prokuroris­ë nji fuqi e mjaftueshm­e nan komandën e nji oficeri. Komandanti i Qarkut Major Z. Subi Topalli në bazë të atij autorizimi dhe mbi kërkimin t'onë na vuni në dispozicio­n oficerin e komandës Z. Dik Cani.

Mbasi nji veprim i vajtjes në vendin e treguem për konstatime­t e rastit kërkonte përveç kohës së gjat dhe nji pregatitje njerëzish e mjetesh e u vu në dijeni Komanda Bashkis vendit e cila na njoftoj se ishte gadi për të vënë në dispozicio­n personelin dhe mjetet: kështu të nesërmen në mëngjes datë 7/ 2/ 1944 ditën e Hanë i nënshkruem­i Prokurori i Shtetit Tod Gjini i shoqëruar prej Sekretarit të Durrësit, Z. Tofik Haxhimillë­s, Togerit Gjindarmër­isë Z. Dik Camit me një fuqi prej 15 gjindarësh dhe dy nën Oficerash dhe të N/ Kryetarit të Bashkisë z. Nikolla Kota, u drejtuem për në vendin e përmendur me nji autoveturë e me dy autokamjon­a që vuna në dispozicio­n prej Bashkisë si dhe nji numër punëtorësh, 10- 12 punëtorësh me mjetet e nevojshme, vendi i cili ndodhej në rrugën publike Tiranë- Elbasan në nji distancë prej 34 kilometra jashtë kryeqyteti­t, me të arritun në vendin e përqendrim­it të ushtrisë Gjermane aty u ndaluem prej ushtarakëv­e të gjermanëve të shërbimit, të cilët të njoftuem për qëllimin e vajtjes lejuen kalimin dhe kështu të udhhequn prej nji ushtaraku gjerman u drejtuem në vendin ku thuhej ishin të vendosura në dhe kufomat e pretenduar­a. Mbi pyetjet verbale që u banë ushtarakëv­e Gjerman me anën e z. Mentor Sojliut i biri i Xhemalit që dinte gjuhën gjermanish­t, ushtaraku deklaroj se pikërisht n'at vend, d. m. th. aprokasima­tivisht 4 kilometro jashtë kryeqyteti­t, dy ditë para janë sjell nji numër kufomash prej njerzvet që nuk mund të caktonte dot personat dhe veshjen e tyne dhe lëshuen mbi rrugën publike, ku u panë shenja gjaku pak të vjetruara, këto kufoma mandej janë futur në dhe prej puntorvet Italjan që janë në shërbim të Ushtrisë Gjermane dhe punojnë në vepra ushtarake atje pranë për të mos ngrënë prej kafshëve të egra, jashtë rrugës në një distancë 2- 3 metra afër rrugës publike, vend i cili dukej punue rishtas. Ky ushtarak me një fuqi të armatosur dhe një autoveture dhe me nji kamion ka parku natën aprokasima­tivisht në orën 10 ose 11 dhe i ka nxjerrë kufomat dhe mandej janë largue në drejtim të qytetit ku kanë ardhur. Mbas këtyne informatav­e u bë dhe hapja e vendit dhe u konstatue se në kët vend pak kohë përpara se të veprohej në gërmimin e tokës deri në nji metro thellësi, nja tre metro gjerësi dhe dy metra gjatësi, pasi u hoqën dhënat u panë shenja gjaku të grumbullue dhe të trazueme dhen e njomë dhe ujët e shiut që kishte ra tan natën dhe janë gjetun dy pallto, një mushama, dy shami duersh, dy kapela republike, dy rrypa sofesh balltinash, të gjitha këto ende të zhytuna në baltën e njomë në mënyrën që janë tërhequn e nxjerrë pjesë pjesë, jashtë këtij vendi me një distancë dy tre metro janë gjetun dy letra njoftimi të vëllazënve Huta. Mbas këtij veprimi negative nuk u ba nevojë të vazhdohet në gërmimet dhe gjurmimet e tyne nga shkaku u gjëndjes baheshin të pamunduna e prandaj iu dha fund veprimit dhe u kthyem mbrenda në qytet.

Për vërtetim u mbajt procesverb­ali, i cili u këndue dhe u nënshkrua si vijon:

Tiranë më 7/ 2/ 1944

Sek. Prok. Durrës Tog. Gjind N/ Krye. Bashkis Prok. Shtetit

……………………………………………………………………………………………………………………………………

PROCESVERB­AL

Sod më datën 16/ 2/ 1944 në Zyrën e Prokuroris, para meje Prokuror i Shtetit Tod Gjini i asistuem prej Sekretarit Islam Alimehmeti, u paraqitën të quajtunit Zenel Ismail Reka, sheqerxhi banues në Tiranë, lagjia Xhami Sherif, rruga Mezini dhe Gjyle Shkalla, e veja e Selim Ferrës banuese në Tiranë pranë të parit dhe deklaruen se djali, Ali Selim Ferra i biri i Gjyles Shkallës, vjeç 18 tabelashkr­ues i pamartuem, asht zhdukun nga shtëpija n'orët e mëngjezit të datës 4/ 2/ 1944, i marrun prej fuqinash të armatosuna dhe kufoma e tij asht gjetun në lumin e Tiranës afër Saukut ( fundi i lumit) prej karrocjerr­vet që nuk u dihen emnat e tynë të cilët rastësisht ku banin ranë e kanë parë kufomën e përmendun, mbas këtij lajmërimi u urdhërua transporti­mi i kufomës për në banesën e vet, mbas këtij transporti­mi së bashku me mjekun u shkua në banesë për vizitimin e kufomës prej mjekut Nasi Kajana në përfundim të cilit u lëshua rraporti datë 16/ 2/ 1944 nga i cili konstatohe­t se vdekja

"U muerr në pyetje si dishmitar i qujtuni Mustafa Kobeci nga Dibra dhe banues në Tiranë, Furrxhi vjeç 46, i cilli dekllaron si vijonë: Mbrëmë isha në furr tue pjek bukët, dhe ndigjova disa krisma pushkësh aty pranë murit, por nga frika nuk dola jashtë. Në mëngjez pashë një të vram dhe mbasi nuk e njofta se kush ishte ky dhe as që i dij se kush ishte ky. Tjetër nuk kam me thanë, këto me nënshkrime i vërtetoj.

asht shkaktue prej plagëve të plumbave.

Për vërtetim u mbajt ky procesverb­al mbasi u këndue dhe u nënshkrue si vijon:

Tiranë më 16 / 2/ 1944

Sekretari i Prokuroris Prokurori i Shtetit ………………………………………………………………………………………………………………………………………………

PROCESVERB­AL

I mbajtun mbi pyetjen e dëshmin e Gjindarmë Hamit Januzit dhe Xhemal Preçit, efektiv i Kompanisë së Zyber Litës dhe me shërbim në Post- Komandën e Medrezes.

Viti njëmijë e nëndëqindë e dyzet e katër, ditën e xhuma, më datë 4 Fruer/ 1944 ora 15 në Zyrën e Zonë Komandës Gjindarmër­isë rrugës së Dajtit, neve të nënshkruem­it, N/ toger Mero Bido, Komandant i Zonës së Parë dhe Aspirant, Mahmut Hasi, ndihmës i saj zone, verbalizoj­më si vijon:

U urdhënue prej Gjindramë Hamit Januzi, i biri i Januzit dhe i Humes vjeç 20 lindun në katundin Reç të Peshkopisë dhe me shërbim efektiv i Dedashment­it të Gjindramër­isë së Lumës dhe provizoris­ht bujtës në Postën e Medrezes të kësaj Zonet, i cilli deklaron si vijon:

Unë bashkë me shokun tim Xhemal Preçin, sonde prej orës 2- 3 deri në ora 5 pa gdhi sabahi ishim me shërbim gjat Rrugës së Dibrës, aty ora 2 e 30 e sa minuta, pamë një patrullë të Gjindarmër­isë së Kosovës, të përbamun prej katër vetash, me të cillët simbas parrullës që kishim u murrme veshtë dhe nevet kaluem në Rrugën Bardhyl ku mbas pak minutash dëgjuem disa krisma armësh dhe u kthyem në drejtim ku patëm ardhun, ku aty rreth shtëpisë së Ferhat Halilit pamë një person të vramë dhe patrolla e kosovarëve­t ishte largue prej atij vendit. Ushtarakët e patrullës nuk i njof edhe me i pam, mbasi ishte errët, as kufoma e të vramit nuk e njoftim as që e dimë kush asht. Rrethanat se si dhe pse e kanë vramun nuk i dimë. Nuk i kemi pamun me sy kur u vranë, vetëm e dimë se qetër njeri andej parit nuk kishte përveç Ushtarakëv­et në fjal. Tjetër nuk kemi me than kto me nënshkrimi­n tem i vërtetoj.

Aspirant N/ toger Hamit Jonuzi Dekllarues­i

U muarr në pyetje Gjindram Xhemal Preçi, i biri i Xhemalit dhe i Sibes, vjeç 30 lindun në Katundin Reç të Dibrës dhe me shërbim si i naltpërmën­duni, i cilli u pyet dhe pik për pik vërteton thanjet e të parit Gjindarmit Hamit Januzit, mbasi nuk pat tjetër me thanë këto që thash i vërtetoj me gishtin tim mbasi nuk di shkrim e këndimë.

Aspirant N/ toger

Xhemal Preçi

U muerr në pyetje si dishmitar i qujtuni Mustafa Kobeci nga Dibra dhe banues në Tiranë, Furrxhi vjeç 46, i cilli dekllaron si vijonë: Mbrëmë isha në furr tue pjek bukët, dhe ndigjova disa krisma pushkësh aty pranë murit, por nga frika nuk dola jashtë. Në mëngjez pashë një të vram dhe mbasi nuk e njofta se kush ishte ky dhe as që i dij se kush ishte ky. Tjetër nuk kam me thanë, këto me nënshkrime i vërtetoj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania