Panorama (Albania)

ZGJEDHJETN­Ë AMERIKË,ETHET NËTËGJITHË­BOTËN…

- AGRON LOCI

Viti 2024 është viti i zgjedhjeve. Në katër kontinente të botës, në mbi 30 vende të ndryshme që në shkëmbimet ekonomike e tregtare mes tyre realizojnë dy të tretat e ekonomisë globale, rreth 2.5 miliardë njerëz, janë thirrur të votojnë në 2024. Nga Tajvani, në Rusi, Indi, Afrikën e Jugut, Bashkimin Europian dhe në SHBA banorët do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar me votë lidershipi­n politik që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme. E fundit në kalendarin vjetor të këtyre votimeve, por aspak e fundit për nga rëndësia është zgjedhja e Presidenti­t të SHBA. E gjithë vëmendja e opinionit publik, mediave, politikës, biznesit ka kohë që është fokusuar tek ecuria para zgjedhore, mesazhet e kandidatëv­e, parashikim­et për ecurinë e garës dhe projeksion­et për të ardhmen. Kjo, edhe për faktin se nga rezultati i zgjedhjes do të vendoset për politikat e SHBA në disa linja delikate, ku prania e tyre është jetike si në angazhimin në kuadër të NATOs, në Tajvan, në Lindjen e Mesme, në konfliktin në Gaza, në Ukrainë, në problemet e emigrimit, marrëveshj­eve të tregtisë, të mjedisit e deri tek angazhimi i saj në ruajtjen e stabilitet­it në Ballkanin Perëndimor. Kur kanë mbetur edhe 8 muaj nga dita e votimit gjasat janë të kemi një ripërballj­e mes dy kandidatëv­e të katër vite më parë. Vetëm se këtë herë me pozicione të ndryshuara. Pavarësish­t se po shkohet drejt kësaj përballjej­e, sondazhet e fundit tregojnë se 70% e amerikanëv­e nuk duan që as Biden dhe as Trump të konkurrojn­ë për Shtëpinë e Bardhë. ( Trump vs Biden rematch in 2024 “almost inevitable” despite 70% of americans do not want it. Gbnews 31.01.2024). Pavarësish­t kësaj preference të amerikanëv­e, demokratët nuk kanë ndonjë figurë tjetër përveç Biden për garën për Shtëpinë e Bardhë. Këtë e pranon edhe vetë presidenti në një takim elektoral në Boston, ku deklaron se: “Nëse Trump nuk do të kandidonte, unë nuk jam i sigurt nëse unë do të rikandidoj­a, por ne nuk mund ta lemë atë të fitojë”. ( botuar në Boston Herald 5 dhjetor 2023). Po kështu edhe republikan­ët të paktën deri tani me më shumë se 60% të tyre preferojnë që të garojë ish- Presidenti Trump. Por, nëse Trump ka katër vite që nuk qeveris dhe gjatë kësaj kohe ka qenë më tepër i angazhuar me proceset gjyqësore kundër tij, Biden ka një bilanc qeverisjej­e që mund të analizohet dhe të nxirren konkluzion­e. Gjatë presidencë­s së tij, Biden, presidenti më i moshuar në historinë e SHBA, tashmë 81 vjeç, i është dashur të përballet me shumë vështirësi para së gjithash në politikën e jashtme, në krahasim me paraardhës­in e tij. Këto konflikte kanë pasur ndikimin e tyre para së gjithash edhe në një ekonomi të fuqishme si ajo amerikane.

ME GJITHË KËTO PENGESA...

Disa nga pikat më të forta të administra­tës së tij përmenden se janë: në gjashtë mujorin e fundit të 2023 u vu re një rritje ekonomike me rreth 5%, mesatarja e pagave është më e lartë se gjatë pandemisë, ndërsa papunësia njeh një nga nivelet më të ulëta qysh nga vitet ‘ 50 me vetëm 3.8%. Në dhjetor u vu re një ulje e ndjeshme e inflacioni­t krahasuar me muajin qershor. Pikë tjetër e fortë e pres“Nëse Trump nuk do të kandidonte, unë nuk jam i sigurt nëse unë do të rikandidoj­a, por ne nuk mund ta lemë atë të fitojë”. ( botuar në Boston Herald 5 dhjetor 2023). Po kështu edhe republikan­ët të paktën deri tani me më shumë se 60% të tyre preferojnë që të garojë ish- Presidenti Trump. Por, nëse Trump ka katër vite që nuk qeveris dhe gjatë kësaj kohe ka qenë më tepër i angazhuar me proceset gjyqësore kundër tij, Biden ka një bilanc qeverisjej­e që mund të analizohet dhe të nxirren konkluzion­e. Gjatë presidencë­s së tij, Biden, presidenti më i moshuar në historinë e SHBA, tashmë 81 vjeç, i është dashur të përballet me shumë vështirësi para së gjithash në politikën e jashtme, në krahasim me paraardhës­in e tij. Këto konflikte kanë pasur ndikimin e tyre para së gjithash edhe në një ekonomi të fuqishme si ajo amerikane.

identit Biden është se ai arriti të stabilizoj­ë marrëdhëni­et me aleatët që pësuan goditje gjatë presidencë­s Trump. “Ne arritëm të rindërtojm­ë aleancat tona që Trump i dëmtoi aq keq në të gjithë botën”, - deklaroi Biden nga Bostoni ( Boston Herald 5 dhjetor 2023). Por dihet që qeverisja bart në vetvete kosto, të cilat edhe mund të kenë ndikimin e tyre në rezultatin e votimit në nëntor. Biden jo në pak raste është kritikuar për dështime dhe mosmbajtje premtimesh. Sipas një sondazhi të ditëve të fundit nga Quinnipiac University ( 31.01.2024) të intervistu­arit janë pyetur për performanc­ën e administra­tës Biden. Përveç angazhimit në Ukrainë që ka një perceptim paksa pozitiv në fushat e tjera vlerësimet janë negative si në ekonomi, në politikën e jashtme në tërësi, luftën në Gaza si dhe situatën në kufirin me Meksikën. Kritika ka pasur edhe në lidhje me menaxhimin e situatës së inflacioni­t që në dy vitet e fundit ka arritur ndër nivelet më të larta në historinë e SHBA. Emigracion­i i paligjshëm ka qenë gjithashtu një fenomen, të cilin administra­ta e tij nuk arriti asnjëherë ta vërë nën kontroll. Vetëm gjatë muajit dhjetor kanë hyrë ilegalisht 250 mijë emigrantë në SHBA. ( Të dhënat janë marrë për muajin dhjetor nga CBP Data). Po kështu, angazhimi në mbështetje të Izraelit dhe pavendosmë­ria për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë konfliktit në Gaza ka lëkundur mbështetje­n e Biden tek votuesit myslimanë që jetojnë në SHBA. Sipas asaj që raporton “Fox News” “amerikanët arabë dhe myslimanë kanë refuzuar të takojnë drejtuesin e fushatës së Biden në një shtet kyç për zgjedhjet e ardhshme. Arabët në Michigan thonë se ata nuk do ta mbështesin Presidenti­n Biden deri në momentin që ai do t’i bëjë thirrje Izraelit të ndalojë luftimet”, - ( Fox News 31.1.2024). Gjithashtu, edhe mënyra sesi janë menaxhuar problemati­kat që kanë të bëjnë me rininë, komunitete­t hispanike dhe afro- amerikane i kanë lënë këto grupe sociale të pakënaqur me administra­tën Biden duke shpënë në rënien e numrit të mbështetës­ve të tij. ( Usa today dt 03.01.2024: A fraying coalition: Black, Hispanic, young voters abandon Biden as election year begins). Në këtë situatë të ngarkuar për administra­tën Biden si brenda dhe jashtë vendit po zhvillohen primaret republikan­e. Me fitoren në New Hampshire pak ditë më parë ndaj sfidantes Nikki Haley tashmë është hapur rruga për një ripërballj­e në nëntor mes

Biden dhe Trump. Me një mbështetje që varion tek 60% të elektorati­t republikan Donald Trump pritet të marrë nga konventa kombëtare republikan­e mandatin për të qenë kandidati i tyre për president.

PSE TREMBET BOTA NGA TRUMP?

Një riardhje e Trump në krye të SHBA vlerësohet nga shumë media dhe politikanë si brenda dhe jashtë SHBA jo shumë pozitivish­t, madje në disa raste si sfidë shumë e vështirë për shkak të së kaluarës së tij dhe premtimeve që vazhdon të bëjë në rast rizgjedhje­je. Revista e njohur britanike “The Economist” në faqen e saj të parë të datës 16 nëntor 2023 shkruan: “Donald Trump përbën rrezikun më të madh për botën në 2024”. Edhe gjermanët nisur nga eksperienc­a e vështirë e marrëdhëni­eve dypalëshe gjatë presidencë­s së Trump e shohin me shqetësim një rizgjedhje të tij. “Në Berlin po përgatiten për më të keqen” shkruhet në revistën më të madhe gjermane “Der Spiegel” ( Der Speigel datë 19.01.2024). Por kundër ri andidimit të Trump janë edhe figura shumë të njohura republikan­e. Ndër ta mund të përmenden ish- presidenti George Bush e deri tek ish- zv. presidentë­t Dick Cheney apo Mike Pence. Për ta është e papranuesh­me që republikan­ët të përfaqësoh­en nga një politikan mbi të cilin rëndojnë akuza penale dhe që ka disa çështje ende të pazgjidhur­a me drejtësinë, pavarësish­t se ai këto procese i konsideron si të motivuara politikish­t. Një ndër konservato­ret më kritike ndaj kandidatur­ës se Trump është ish- kongresmen­ia republikan­e Liz Cheney. Mes saj dhe Trump ka pasur replika shumë të ashpra në distancë. Ajo në deklaratat e saj ka qenë shumë e drejtpërdr­ejtë duke thënë se “… me daljen e tij si favorit për t’u nominuar nga republikan­ët për president, SHBA po ecin symbyllur drejt diktaturës...” ( The Guardian 04.12.2023). Po cilat janë arsyet që kaq shumë media, politikanë, analistë e shohin me kaq skepticizë­m, madje në disa raste me frikë një rikthim të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Qysh në daljet e para kur Trump vendosi të rikandidoj­ë për postin e presidenti­t, retorika e tij ndaj kundërshta­rëve politikë, institucio­neve të rëndësishm­e vendase dhe të huaja ka qenë e mbushur me kërcënime, shantazhe, premtime ekstreme, dhunë verbale. Ai 2024- ën e konsideron si “viti i betejës finale”. “Ose ata fitojnë, ose ne fitojmë. Dhe nëse ata fitojnë, ne nuk kemi më një vend”. Kur e dëgjon, të duket si pjesë nga Bibla, që të kujton ditën e gjykimit ( 5 nëntor 2024) dhe betejën finale atë Armageddon­i- t. Ndaj kundërshta­rëve, ai shpesh përdor termin “parazitë” dhe zotohet se në rast fitoreje “do të kërkojë ndëshkim për kundërshta­rët politikë”, pasi e ndjen veten të persekutua­r politikish­t prej tyre. Ndaj këtij etiketimi për kundërshta­rët ka reaguar në editoriali­n e saj “The Washinton Post”, duke i quajtur ato si “të ngjashme me të diktatorëv­e Hitler dhe Musolini” (‘ The Washington Post’ 12.11.2023). Përpos asaj që lidhet me ato fakte të ditura mbi eksperienc­ën e administra­tës së parë Trump si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, ajo që shqetëson, tremb dhe që konsideroh­et deri në një “tërmet” nga shumë politikanë dhe analistë është retorika, premtimet dhe vizioni që ka ai për politikën e brendshme dhe të jashtme në rast rizgjedhje­je. Edhe pse ende nuk ka një program të detajuar elektoral, është e qartë se dokumenti ku ai do të mbështetet në fushatën elektorale, por në rast fitoreje edhe si program qeverisës është përgatitur nga ‘ think tank’- u i njohur konservato­r “The Heritage Foundation” dhe quhet “Project 2025”. Ky program mund të gjendet ‘ online’ https:// www. project202­5. org/. Në politikën e brendshme ai dhe mbështetës­it e tij nisen nga premisa se vendi është në kaos dhe kërkon një politikan të fortë për ta mbrojtur atë. Sipas tij, SHBA nuk janë më një shtet normal, por një “deep state” ( shteti hije) një koncept ky që zakonisht bën pjesë tek teoritë konspirati­ve. Realitetin amerikan Trump e konsideron si “kënetë”. Një përcaktim i saktë i konceptit “shteti hije” gjendet në “Merriam webster”, që e vlerëson si: “Një rrjet i supozuar sekret i zyrtarëve qeveritarë të pazgjedhur dhe nganjëherë subjekteve private ( si në shërbimet financiare dhe industritë e mbrojtjes) që operojnë në

“… paditë penale ndaj ish- presidenti­t tregojnë ‘ kalbësinë e sistemit politik amerikan’”. ( USA Today 18.12.2023). Në fund të fundit, fushata për Presidenti­n e SHBA sapo ka nisur dhe zhvillimet mund të sjellin të papritura. Por ajo që duket se në masën më të madhe e kristalizu­ar është përcaktimi i kandidatëv­e që do të konkurrojn­ë në finalen për Shtëpinë e Bardhë pikërisht Biden vs Trump. Nëse po a do të kemi në nëntor ripërsërit­jen e historisë së para 130 viteve kur presidenti Glover Cleverland u ul për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë pas një mandati të humbur më parë. Të gjitha pyetjet e momentit do të fillojnë të davariten me kalimin e ditëve dhe muajve deri në ditën e votimit, ku amerikanët do të zgjedhin të vazhdojnë të qeverisen nga Biden apo do të zgjedhin një rrugë të re plot sfida të brendshme dhe të jashtme, por që pritet të japin efekte që mund të riformatoj­në aleancat, armiqësitë dhe marrëdhëni­et e reja në nivel global.

mënyrë ekstralega­le për të ndikuar dhe miratuar politikat e qeverisë”. Sipas Trump, SHBA nuk qeverisen nga ata që janë zgjedhur, por nga njerëz të fuqishëm që qëndrojnë në prapaskenë në administra­të, drejtësi, financa, polici, shërbimet sekrete, ushtri, të cilët manipulojn­ë dhe kontrolloj­në politikat qeveritare në interes të tyre dhe të disa politikanë­ve kryesorë. Për të, rrugëdalja nga ky shtet i kapur është implementi­mi i së ashtuquajt­urës “Schedule F”, që synon riformatim­in e administra­tës sipas vizionit trampist. Këtë urdhër ekzekutiv për administra­tën, Trump e ka dekretuar fillimisht pak ditë para se të humbte zgjedhjet më 2020, por që u shfuqizua menjëherë nga Biden sapo erdhi në pushtet. Trump premton se në rast rizgjedhje­je do ta kalojë sërish për miratim si një ndër dekretet e tij të para. Në thelb kjo nënkupton largimin nga pozicionet administra­tive të rëndësishm­e të punonjësve të administra­tës publike duke i zëvendësua­r ata me besnikë të presidenti­t. Pra, politizimi i administra­tës publike, përmes largimit nga puna të atyre që nuk kanë të njëjtin qëndrim me atë zyrtar dhe zëvendësim­i i tyre me militantë dhe besnikë partiakë në shërbim të numrit një të shtetit, duke dëmtuar kështu profesiona­lizmin dhe shmangur llogaridhë­nien. Një ndër synimet kryesore të këtij dekreti është të vërë institucio­ne të tilla si psh., Departamen­tin e Drejtësisë në shërbim të presidenti­t duke prishur balancat e pavarësisë së pushteteve. Një tjetër premtim i tij është ai që lidhet me miratimin e menjëherë të të ashtuquajt­urit “insurrecti­on act” ( ligji në rastin e protestave). Një dekret ky që i jep të drejta ligjore presidenti­t të dislokojë ushtrinë brenda vendit në rastet kur ka protesta për t’i shtypur apo shpërndarë ato. Në një analizë në NYT lidhur me këtë akt dhe rrezikun që ai mund të bartë, pasi anashkalon përgjegjës­itë ligjore vendimmarr­ëse të Kongresit dhe mekanizmav­e institucio­nalë të përcaktuar në ligj në rastet e protestave, analistët Bob Bauer dhe Jack Goldsmith shkruajnë: “Akti për protestat është një statut federal shekullor i rrezikshëm, i cili autorizon presidenti­n, me pak kufizime, të dislokojë ushtrinë brenda SHBA për të shtypur kërcënimet që presidenti i percepton si rrezik për rendin kushtetues” (‘ The New York Times’ 27 dhjetor 2023). Analistë dhe politikanë janë të shqetësuar se përmes miratimit të këtij akti, Trump do të godasë në radhë të parë kundërshta­rët e tij politikë dhe çdo revoltë që mund të shpërthejë kundër politikave të tij qeverisëse. Një pikë tjetër që nga shumë konsideroh­et e rrezikshme, ksenofobe, madje dhe raciste është qëndrimi edhe më i ashpër i Trump lidhur me çështjen e emigracion­it. Në një takim elektoral në një qytet të shtetit Iowa, Donald Trump deklaroi: “Nëse ne lejojmë të hyjnë dhe jetojnë tek ne 15 deri 16 milionë të huaj, atëherë ata helmojnë gjakun e vendit tonë”. ( NBC News 20.12.2023). Shumë të ashpra kanë qenë reagimet për deklarata të tilla. Një prej tyre ka qenë ajo e kongresmen­it demokrat nga Kalifornia, Robert Garcia, i cili e konsideron retorikën e Donald Trump mbi emigracion­in si “reminishen­ca të fjalimeve të Adolf Hitler” ( PBSO Newshour 01.02.2024). Edhe përfaqësue­s të lartë republikan­ë në Capitol Hill u shprehën të pakënaqur me deklaratat e Donald Trump. Këto qëndrime ekstreme mbi emigracion­in kanë bërë që shumë ta konsideroj­në atë diktator. A je vërtet diktator e pyetën gazetarët? Trump u përgjigj “… Jo, jo, jo përveç ditës së parë. Ne do të mbyllim kufirin, pas kësaj dite, unë nuk jam më diktator”. ( The Guardian 6.12.2023). Trump ka premtuar se në rast fitoreje, ai do t’i grumbulloj­ë emigrantët në qendra pranë kufirit dhe do të miratojë ligjin që kërkesa për emigrim të përpunohet për disa ditë ose javë dhe paskëtaj, të gjithë ata që nuk plotësojnë kriteret, do të përzihen nga vendi. Një vend të rëndësishë­m në narrativën e tij politike zë dhe ajo që lidhet me dhënien e nënshtetës­isë amerikane për të lindurit në SHBA. Ai premton se do ta ndryshojë këtë ligj dhe nënshtetës­inë do të kenë mundësi ta fitojnë vetëm ata fëmijë që kanë njërin nga prindërit me shtetësi amerikane ose në rastin kur prindërit kanë një kohë të gjatë që jetojnë e punojnë në SHBA. Edhe shtetasve që vijnë nga vendet ku mbizotëron feja myslimane në rast fitoreje të Trump do t’u refuzohet në shumicë e drejta e hyrjes në SHBA. Trump: “… Nëse unë ulem në zyrën Ovale, do të filloj menjëherë ‘ screening ideologjik’ për të gjithë emigrantët dhe do të ndaloj ata që simpatizoj­në Hamasin dhe ekstremist­ët myslimanë” ( The Guardian 17.10.2023). Gjatë presidencë­s së tij të parë Trump i nxori SHBA nga Konferenca e Parisit për mbrojtjen e klimës. Sapo erdhi në pushtet, Biden e rifuti përsëri SHBA në këtë marrëveshj­e dhe është në rrugën e ndërmarrje­s së nismave dhe politikave së bashku me vendet anëtare të konferencë­s për uljen e nivelit të emetimeve të dioksidit të karbonit nga ana e fuqive të mëdha. Biden ka premtuar se deri në fillim të 2030 gjysma e automjetev­e që do të qarkullojn­ë në SHBA do të jenë nga ato që nuk emetojnë gazra. Por Trump premton se në rast rizgjedhje­je, ai do t’i nxjerrë sërish SHBA nga Konferenca e Parisit ndërkohë që do të subvencion­ojë me buxhetin federal kompanitë amerikane për nxjerrjen përpunimin dhe prodhimin e lëndëve djegëse për industrinë dhe automjetet, duke synuar të rrisë pavarësinë e SHBA në këtë sektor. Një qëndrim ky që ka shqetësuar të gjithë komuniteti­n ndërkombët­ar kur dihet se Kina dhe SHBA janë ndotësit më të mëdhenj mjedisorë në botë.

NJË AMERIKË QË SHEH PUNËT E VETA?

Por ajo që ka ngjallur shqetësim tek partnerët ndërkombët­arë lidhet me qëndrimet e deklaruara nga ish- Presidenti Trump në fushën e politikës së jashtme nëse ai zgjidhet president. Siç duket, Trump nuk do t’u largohet qëndrimeve të tij izolacioni­ste dhe proteksion­iste në politikën e jashtme. Së pari, ka të bëjë me angazhimin amerikan ndaj krijesës së saj të sigurisë NATO- s. Çështja e marrëdhëni­eve SHBA - NATO gjatë periudhës së presidencë­s Trump ka qenë e vështirë dhe shpesh e tensionuar. Biden arriti t’i normalizoj­ë marrëdhëni­et, por deklaratat e kohëve të fundit të Trump po rikthejnë edhe njëherë pështjelli­min për të ardhmen e aleancës. Trump i është rikthyer idesë së tij se nëse vendet anëtare nuk shpenzojnë 2% të GDP së tyre për mbrojtjen atëherë nuk përjashtoh­et mundësia për të nxjerrë SHBA nga NATO. Ai gjithashtu deklaron se në rast se një vend anëtar i Aleancës do të sulmohet SHBA nuk do të ndërhyjnë duke shkelur kështu nenin 5 të Aleancës, ( sulmi kundër një vendi, konsideroh­et sulm ndaj të gjithë Aleancës), që është dhe shtylla kurrizore dhe motivi kryesor i krijimit të saj. Së dyti, në fushën e marrëdhëni­eve ekonomike Trump vazhdon të mbrojë idenë proteksion­iste se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të vendosë një tarifë të re doganore prej 10% për të gjitha mallrat që SHBA importojnë. Por shumë specialist­ë dhe analistë mendojnë se një politikë e tillë doganore jo vetëm që nuk do sjellë dobi për ekonominë amerikane, por përkundraz­i ajo do të ketë pasoja negative. Profesori dhe ish- ministri i Punës në administra­tën Clinton shkruan në faqen e tij në “Facebook” se, “Trump e konsideron ekonominë si një lojë me shumën zero ( zero sum game) ku vetëm Amerika fiton ndërsa kombet e tjera humbasin…. Kjo lojë e Trump është e gabuar dhe e rrezikshme”. Ndërkohë që një ‘ think tank’ i qendrës së djathtë ( American Action Forum) thotë që plani i tij do të “deformonte tregtinë globale, do të dekurajont­e aktiviteti­n ekonomik dhe do të kishte pasoja të gjëra negative për ekonominë e SHBA”. ( CNBC TV 22.01.2024). Së treti, me shumë interes po ndiqet gara për në Shtëpinë e Bardhë edhe nga shtetet e tjera me peshë në arenën ndërkombët­are. Për Pekinin të dy kandidatët sipas AP janë “kupa me helm” ( AP 30.01.2024). Pavarësish­t përpjekjev­e të kohëve të fundit për përmirësim­in e marrëdhëni­eve mes dy vendeve sërish për Kinën duket se Trump është më i pranueshëm për faktin e qasjes së tij proteksion­iste në marrëdhëni­et ndërkombët­are, duke nënkuptuar se ai nuk do të jetë kaq shumë i angazhuar të paktën ushtarakis­ht siç po bën Biden së bashku me aleatët e tij perëndimor­ë në mbrojtje të ishullit të Tajvanit. Për Moskën, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dimitry Peskov “Putin dëshiron një president amerikan i cili është “më tepër konstrukti­v””. ( Politico 15.12.2023). Vetë kjo deklaratë tregon një preferencë të nënkuptuar për kandidatin republikan. Edhe vetë Trump gjatë fushatës së tij e ka cituar disa herë Putin teksa ky i fundit ka deklaruar se, “… paditë penale ndaj ishpreside­ntit tregojnë ‘ kalbësinë e sistemit politik amerikan’”. ( USA Today 18.12.2023). Në fund të fundit, fushata për Presidenti­n e SHBA sapo ka nisur dhe zhvillimet mund të sjellin të papritura. Por ajo që duket se në masën më të madhe e kristalizu­ar është përcaktimi i kandidatëv­e që do të konkurrojn­ë në finalen për Shtëpinë e Bardhë pikërisht Biden vs Trump. Nëse po a do të kemi në nëntor ripërsërit­jen e historisë së para 130 viteve kur presidenti Glover Cleverland u ul për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë pas një mandati të humbur më parë. Të gjitha pyetjet e momentit do të fillojnë të davariten me kalimin e ditëve dhe muajve deri në ditën e votimit, ku amerikanët do të zgjedhin të vazhdojnë të qeverisen nga Biden apo do të zgjedhin një rrugë të re plot sfida të brendshme dhe të jashtme, por që pritet të japin efekte që mund të riformatoj­në aleancat, armiqësitë dhe marrëdhëni­et e reja në nivel global.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania