Panorama (Albania)

Inzagi ngre zërin në stërvitje: Mos mendoni Atletikon

Kërkohet sforco nga të gjithë për të blinduar titullin

-

Tri stërvitje dhe një fluturim. Për një ndeshje që mund të jetë pengesa e fundit përpara ndeshjesh në Champions. Interi ka vetëm dëshirë që të vrapojë dhe të mos ndalet, të djersitë dhe të fitojë. Simone Inzagi ia komunikoi dje skuadrës dhe do ta përsërisë këtë koncept për të gjithë javën: Tri pikët kundër Romës do t'i japin më shumë vlerë fitores ndaj Juventusit. Me një tjetër fitore, jo vetëm që do të ruajnë diferencën ndaj djemve të Alegrit, por do të japin një tjetër sinjal të qartë për kampionati­n. Rreziku për humbjen e përqendrim­it është pas dere, por në këtë aspekt, Interi nuk ka tradhtuar kurrë. Është leksioni më i madh që ka marrë ekipi zikaltër pas ecurisë fantastike në Europë. Vitin e kaluar, Lautaro me shokë alternonin mbrëmjet e mëdha të Champions- it, me rrëshqitje të papritura në kampionat. Dhe në këtë mënyrë vunë në rrezik vendin e katërt në Serinë A. Tani nuk ndodh më kështu, por prova e së vërtetës është ndaj Romës. Në këtë aspekt e ka vënë theksin gjatë këtyre ditëve trajneri, i cili nuk do të jetë as në pankinë për shkak të skualifiki­mit prej kartonëve.

Sforco- Interi është shumë mirë për momentin, psikologik­isht dhe fizikisht. Ka fituar vetëbesim dhe bindje që është e vështirë ta ndalësh. E tregojnë edhe bilancet me duelet direkte me skuadrat e mëdha. Këtë vit skuadra e Inzagit ka fituar 1 herë ndaj ekipeve të mëdha dhe për më tepër nuk ka humbur kurrë. Numri një i pankinës zikaltër kërkon një shtrëngim dhëmbësh nga Açerbi që po bën një sezon të madh dhe duhet të markojë sërish Romelu Lukakun, por edhe nga "plakushi" Mkhitarian që është shndërruar në një futbollist pa të cilin Simone nuk bën dot. Edhe nga sulmi kërkon që të mos dorëzohet tani në fund. Lautaro dhe Turam shpenzuan shumë energji kundër Juventusit, por tani në Romë duhet të bëjmë një tjetër ndeshje sakrifice për të udhëhequr ekipin drejt suksesit.

Psikologji­a- Por tani më shumë sesa këmbët, puna më e madhe po bëhet me mendjen e lojtarëve. Po afron Liga e Kampionëve dhe sigurisht që lojtarët nisin të mendojnë për duelin kundër Atletikos. Inzagi është kategorik dhe i prerë: Askush nuk duhet të mendojë për këtë duel, por vetëm për Romën. Fatet e sezonit luhen aty për të mos çuar dëm atë fitore kundër Juventusit që i afroi më shumë me titullin kampion. Kalendari është i ngjeshur dhe këtë muaj do të zhvillohen disa ndeshje, por në kampin zikaltër kanë bindje se do t'ia dalin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania