Panorama (Albania)

Presioni i kompanive të basteve, PS tërhiqet papritur nga lotot

Drafti tërhiqet nga rendi i ditës pa caktuar datë tjetër për votimin Braçe propozoi një përfaqësi të SPAK- ut në Komisionin e Dhënies së Licencave: Kontroll të kazinove dhe të basteve njësoj si politikës

- VALENTINA MADANI

Në emër të grupit parlamenta­r të mazhorancë­s, Bledi Çuçi tërhoqi dje nga rendi i ditës i seancës plenare projektlig­jin për “Lojërat e Fatit” në mënyrë të pashpjegue­shme.

Madje, drafti u tërhoq nga rendi i ditës pa caktuar një datë tjetër për votimin e tij. Kjo është hera e dytë që socialistë­t tërhiqen nën presionin e kompanive të basteve. Por socialistë­t nuk dhanë arsyet e tërheqjes së projektlig­jit nga rendi i ditës së punimeve të kuvendit. Në seancën e djeshme në Parlament pritej të miratohej rikthimi i basteve ‘ online’ në telefon, kompjuter dhe çdo pajisje “smart”. Por deputetët socialistë u tërheqë nga nisma në fjalë. Pa dhënë shpjegime, pa shprehur asnjë arsyetim në publik, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deklaroi se socialistë­t kishin kërkuar tërheqjen e projektlig­jit nga diskutimi. Për pasojë, votimi u anulua. Ligji i ri ka disa kritere për kalimin e biznesit në legal, që nga financat rezervë, eksperienc­a e mëparshme e këtyre kompanive dhe certifikat­a e pastër penale e pronarëve. Duke qenë i ndërgjegjs­hëm për lidhjet e grupeve kriminale me biznesin e kumarit, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe propozoi edhe një përfaqësi të SPAK në komisionin e dhënies së licencave. Sipas Braçes, prania e SPAK në kontrollin e kazinove dhe të basteve duhet të jetë e njëjtë me kontrollin që u bëhet politikës. “Po sikur këtë sistem shtrëngues të verifikimi­t të të ardhurave për këta që do të organizojn­ë lojërat e fatit ka ndonjë problem? Ky sistemi i kontrollit për çdo qeveritar, deputet e kështu me radhë ka ndonjë problem? A ka mundësi që miratimin përfundimt­ar ta japë SPAK. Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit të kazinove e jep FBI”, – ishte propozimi i Erjon Braçes. Më herët, Braçe kishte paralajmër­uar se elementë kriminalë do të tentojnë të zgjasin duart drejt kumarit, ndaj zgjidhja më e mirë sipas tij do të ishte menaxhimi i të gjithë infrastruk­turës nga shteti. Për më tepër, sipas tij, taksat mbi këtë biznes duhet të ishin më

të larta. Të gjitha propozimet e Braçes janë hedhur poshtë nga kolegët socialistë. Qeveria “Rama 3” vendosi të rikthejë bastet sportive 5 vite pasi i mbylli ato me ligj dhe ndërmori një aksion me emrin “Fundi i marrëzisë”, ndërkohë që aktiviteti lulëzoi në mënyrë të paligjshme gjatë gjithë këtyre viteve. Qeveria pranoi se kishte dështuar të kontrollon­te aktiviteti­n e paligjshëm, duke sjellë një ligj që synonte të rikthente në shinat ligjore këtë aktivitet. Pavarësish­t kundërshti­mit të tij nga opozita, aktorëve të tjerë të sektorit të lojërave të fatit

dhe rezervave të deputetëve socialistë, projektlig­ji u miratua në komisionin përgjegjës duke ndryshuar draftin fillestar të ardhur nga qeveria. Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzues­e për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkurrues­e, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhu­r fituesit. Deputetët vendosën që të sanksionoj­në përjashtim­in e organizato­rëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizi­mi i skuadrave sportive, si dhe

hoqën nga anëtarësia e Komisionit për dhënien e Licencave, Presidenti­n e Federatës Kombëtare të Futbollit dhe Presidenti­n e Komitetit Olimpik. Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtari­në e kompanisë koncesiona­re që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qendror të monitorimi­t ‘ online’. Ky kontroll do të bëhet nga komisioni i licencave nëpërmjet auditimit. Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania