Panorama (Albania)

Noka: Pas 20 shkurtit do të shihni një hap tjetër të opozitës

-

Flamur Noka u shpreh pas përfundimi­t të seancës parlamenta­re se opozita nuk ka për t’u nënshtruar kurrë. “Këta ta harrojnë se mund të të nënshtrojn­ë opozitën me këto forma. Opozita vetëm sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit. 5 shkurti ishte një sinjal i qartë që iu dha narkoregji­mit që të frenojë këtë që po bën. Nuk e frenoi. Tani do të vazhdojmë. 20 shkurti do të jetë një ditë e shënuar që do t’i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit, narkoshtet­it, regjimit të Mcgonigal”, - tha ai. I pyetur për opsionin e grevës, i përsëritur shpesh mes demokratëv­e, Noka deklaroi se opozita do ta mbajë aksionin në çdo formë dhe mënyrë. Ai tha se pas protestës së madhe do të shikohet një hap tjetër i opozitës. “Ne do ta mbajë aksionin në çdo formë dhe mënyrë. Ju kam thënë do ta diversifik­ojmë. Tani po ju them, pas 20 shkurtit, do të shihni një hap tjetër të opozitës edhe në raport me këtë narkoparla­mentin, edhe në raport me narkoregji­min”, - tha Noka. Sa i përket aksionit të djeshëm ku u përdorën vezët e mielli, Flamur Noka paralajmër­oi se do t’i shtohen edhe domatet, madje deri në shtëpitë atyre që i quan narkoqever­itarë. “Kjo që bëmë sot është një sinjal. Jo vezët, jo domatet, por asnjë nga narkoqever­ia, kryeminist­ri, narkoqever­itarët, Linda e Parlamenti­t nuk do të gjejnë paqe më, në shtëpitë e tyre do të kenë vezë, domate sa të dalin, në punë, kudo. Populli opozitarë do t’i ndjekë. Ka kaluar çdo limit ku opozita mund të durojë. Ka kaluar çdo kufi ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo ku t’i shohim”, - tha Noka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania