Panorama (Albania)

Protesta, Berisha: Fermerët të mbushin rrugët me mjetet e tyre

“Koha që t’i japim duart njëherë e përgjithmo­në këtij regjimi” “O sot, o kurrë”, ish- kryeminist­ri: Ne jemi qytetarë të kontrollua­r njëlloj si në diktaturë. Dr ejtësia nuk ekziston

- VALENTINA MADANI

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha në mesazhin e tij të përnatshëm nga dritarja e banesës sulmoi sistemin e drejtësisë.

Ai theksoi se drejtësia në Shqipëri jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret si model, si suksesi i sukseseve. Berisha ftoi të gjithë fermerët që me mjetet e tyre t’i bashkohen protestës së 20 Shkurtit në Tiranë. Sipas tij, protesta e thirrur do t’i japë atë që meriton tiranisë së hajdutëve qeveritarë­ve. “Të dashur qytetarë dhe qytetarë, qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë, misionarë të vërtetë të guximit, të idealeve më të larta njerëzore. Ju përshëndes përzemërsi­sht, përulem para jush me mirënjohje­n më të pakufishme dhe nderimin më të madh. Ky regjim shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër. Një regjimi që me politikat e tij, vjedhjet e tmerrshme, dhunimin e votës dhe të drejtave të njeriut, de facto përzuri nga Shqipëria, shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër nga Shqipëria. Protesta juaj është një thirrje nga thellësitë e shpirtit tuaj fisnik për çdo shqiptar, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë. O sot, o kurrë të marrim në dorë fatin tonë. Sot ne jemi qytetarët me të drejta të mohuara. Sot ne jemi qytetarët, të cilëve qeveria u kontrollon votën dhe vullnetin. Sot ne jemi qytetarët, që me votën tonë nuk flasim më. Sot ne jemi qytetarët, të kontrollua­r njëlloj si në diktaturë. Drejtësia nuk ekziston. Jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret në një akt të tmerrshëm korrupsion­i si model- drejtësi, si suksesi i sukseseve, si arritja e arritjeve”, - deklaroi lideri demokrat. Berisha apeloi: “O sot, o kurrë, çdo shqiptar duhet të ngrihet të marrë në dorë fatin e tij, sepse ai është qytetari më i vjedhur jo i Europës, por i planetit. Miqtë e mi, kemi folur çdo ditë për vjedhjen e shekullit, për

djegësin e Tiranës, që gjer tani ka gllabëruar në kompaninë Rama- Veliaj 130 milionë euro dhe nuk ekziston as nam, as nishan. Kemi folur për sterilizim­et, që kushtojnë 83 herë më shumë se sa para fillimit të tyre. Për ‘ check up’

in, për një seri vjedhjesh të tjera”. Berisha denoncoi se pallatin e Linda Ramës në Surrel e ka ndërtuar komandanti i Gardës, që ishte marrë me prostituci­on. “A votuat ju për përfaqësue­sin tuaj që të mbrojë në Parlament in

teresat tuaja apo votuat për parlamenti­n Rama- Linda, që nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk ka normë, nuk ka standard. A votuat ju për një parlament që nuk lejon deputetët e opozitës të hetojnë vjedhjet monstruoze të Edi

Ramës, të hetojnë udhëtimet e tij me 21 milionë euro shpenzime abuzime në dy vite, të hetojnë vilën e tij të ngritur kur ka pasur vetëm 3800 euro, të hetojnë me dhjetëra tendera të fituara nga thjeshtra, duke përdorur pushtetin e Edi Ramës në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutë­s. Abuzim flagrant. Të hetojnë pallatin pesëkatësh! A e dini ju kush e ka ndërtuar pa asnjë faturë doganore, bankare, ndërti

more? Pallatin e Lindës së Surrelit e ka ndërtuar komandanti i Gardës, që ishte marrë me prostituci­on dhe ishte larguar nga detyra. Kompania e vëllait të tij, de facto kompania e tij. Pasi ishte larguar nga detyra për akte të turpshme, kriminale, ai ishte emëruar komandant Garde nga Rama, sepse Rama vetëm nga banditët e ndjen veten të sigurt dhe mund të mbrohet”, - deklaroi Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania