Panorama (Albania)

Tabaku në VOA: Nuk jam dakord me kaosin në Kuvend dhe sulmet ndaj SPAK

-

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shprehet se beteja e opozitës është në Parlament dhe ndaj një shumice që po miraton siç thotë ajo, me arrogancë, ligje të rëndësishm­e. Prej disa muajsh opozita po bllokon punimet e Kuvendit, për shkak të refuzimit nga shumica, të ngritjes së disa komisionev­e hetimore. Megjithatë, rruga që po ndiqet sipas Tabakut me bllokimin e Parlamenti­t nuk është rruga e duhur. Sa i takon reformës zgjedhore, ajo shprehet se është fatkeqësi që nuk është arritur dot që të shtyhet agjenda e Reformës Zgjedhore edhe më parë dhe që ajo bëhet prioritet vetëm përpara zgjedhjeve. Tabaku u pyet edhe për zërat që flasin për bashkim të Partisë Demokratik­e pas afrimit të Bardhit dhe Berishës. “Tani që të jemi koshientë, kanë kaluar shumë gjëra këto dy vite dhe janë thënë shumë gjëra dhe një bashkim mekanik sigurisht që nuk është i mundur, sikurse një vazo e cila është thyer në qindra copa dhe ne duam t’i zgjisim ato mekanikish­t. Sot PD nuk e ka luksin të humbasë kënd”, – tha Tabaku.

Ajo përmendi se: “Kam kërkuar që ne të mos kemi asnjë kompromis në parimet që PD ka, që është procesi euro- atlantik që është mbështetja që ne duhet të kemi me SHBA, që është lufta ndaj korrupsion­it, por nga ana tjetër duhet që asnjëri prej nesh të mos ketë interesin personal se çfarë pozicioni kam unë, por të bashkohemi të gjithë rreth ideve. Nuk na bashkojnë dot ndasitë që kemi pasur këto kohë, por duhet të na bashkojë kundërshta­ri. Duhet patjetër të na bashkojnë shqiptarët që kanë varur shpresat tek ne, të rinjtë që largohen dhe këtë kam kërkuar”, – tha Tabaku. Ajo e vuri në dukjes: “Nuk e kemi luksin të humbasim askënd. Dhe nënkuptoj që të gjithë duhet të jenë bashkë. E besoja më parë dhe e besoj edhe tani. Çështjen e PD nuk ka për ta zgjidhur një gjyq do ta zgjidhë vullneti politik”. Tabaku tha se nuk i pëlqejnë sulmet ndaj SPAK. “Mua nuk më vjen mirë që dëgjoj që ka sulme ndaj SPAK- ut, ndaj institucio­neve të drejtësisë. Në mënyrë absolute nuk e kemi betejën me SPAK- un, nuk e kemi me askënd, e kemi me kundërshta­rin. Këtë duhet ta kuptojmë sot sa nuk është vonë. Mund të jem nga personat që ka çuar më shumë kallëzime në SPAK, nga gjithë opozita nga gjithë Partia Demokratik­e. Dhe SPAK- u është duke punuar, mund të kisha dashur ndryshe, mund të kisha dashur më shumë, por le t’i lemë kohë, që të tregojë nëse vlen apo jo”, – tha Tabaku. Ajo komentoi edhe përballjen e Berishës me drejtësinë. “Unë besoj që zoti Berisha ka nisur një betejë me drejtësinë dhe ka thënë që do ta ndërmarrë vetë dhe do të ishte në fakt edhe në interesin dhe në të mirën e Partisë Demokratik­e që ajo ( PDja) të mos përfshihej në këtë betejë”, – tha Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania