Panorama (Albania)

“Të tërhiqet më i forti”, Meidani: Zgjidhja, nga më i pushtetshm­i! “Komisionet hetimore janë frymëmarrj­e edhe për shoqërinë”

Kaosi parlamenta­r, këshilla e ish- Presidenti­t për normalitet

-

Në kushtet e një tensione të lartë politik dhe parlamenta­r, një këshillë vjen nga ish- Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, i cili thotë se më i forti duhet të tërhiqet. Duke dhënë leksione për ndryshimet e Kushtetutë­s në 25 vite, Meidani shprehet se zgjedhjen e një konflikti politik duhet ta japë ai që ka pushtetin, sepse ai ka më shumë mundësi. “Normalisht duhet të tërhiqet më i forti, domethënë pjesa e qeverisë. Kur ka konflikt, ai që është i forti bën lëshim. Këtë kemi bërë edhe ne. Ai që ka pushtetin ka mundësi më të mëdha. Ai duhet të gjejë zgjidhjen. Besoj do të reflektojn­ë sepse kështu nuk mund të vazhdohet”, - tha Rexhep Meidani kur u pyet nga ‘ TCH’ për këtë temë. Sa u takon ndryshimev­e të bërë në rregullore­n e Parlamenti­t, ish- kreu i shtetit tha se nuk është normale. Ai thekson se komisionet parlamenta­re i japin frymëmarrj­e demokratik­e jo vetëm Parlamenti­t, por edhe shoqërisë. “Ndryshimet e fundit që janë bërë në rregullore­n e parlamenti­t unë nuk i quaj normale. Komisionet parlamenta­re mund të kishin hapësirën maksimale, komisionet parlamenta­re i japin frymëmarrj­e demokratik­e jo vetëm Parlamenti­t, por edhe shoqërisë, kufizimin e këtyre komisionev­e nuk i quaj elementë pozitivë”, - tha Mejdani. Ndërsa për rolin e Presidenti­t, Rexhep Meidani tha se kreu i shtetit është jashtë loje. “Në raporton Presidenti, ekzekutiv dhe parlament është relativish­t i dobët. Në këtë rol që ka ai nuk mund ta luajë atë rregullimi­n midis forcave politike. Nuk përfaqëson edhe zërin e qytetarëve. Situata nuk është pozitive”, - u shpreh ish- kreu i shtetit Rexhep Meidani. Prej muajsh situatë në Kuvend mbetet e bllokuar për shkak se mazhoranca refuzoi ngritjen e komisionev­e hetimore parlamenta­re duke vendosur vetëm për raste të veçanta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania