Panorama (Albania)

Vota e emigrantëv­e, Rama: Mungon regjistri i shqiptarëv­e jashtë

Kryeminist­ri: BE po mendon jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor, hapje e jashtëzako­nshme me Planin e ri të Rritjes

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbise­dim me anëtarë të komuniteti­t shqiptarë në Luksemburg. Kreu i qeverisë ka prekur edhe çështjen e votës së emigrantëv­e.

Ai e bëri të qartë se vota e emigrantëv­e për zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re është e vështirë të realizohet. Shkak për kreun e qeverisë shqiptare lidhet me mungesën e të dhënave të plota të shqiptarëv­e që jetojnë jashtë vendit. “Vota e emigrantëv­e nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët, kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë ose kartën e identiteti­t shkojmë e duam atë ditë, në momentin kur na duhet se na duhet për të bërë diçka. Por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëv­e”, - tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Rama përgëzoi BE për mbështetje­n me Planin e ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama gjithashtu është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin teksa deklaroi se nuk kërkon integrim të shpejtë në BE dhe pa meritë. “Kërkuat që të kemi një panel që të mbahet mend, por që të mbahet mend më duhet të sulmoj BERZH, por nuk kam ndërmend ta bëj këtë. Për momentin jam në një periudhë post- traumatike. Imagjino të duash të martohesh, pala tjetër të të thotë, unë dua të martohem me ty, por nuk dua të të flas. Në këtë epokë posttrauma­tike, jam më tepër i prirur ta lavdëroj BE- në. Përgëzimi është tërësisht i merituar sepse po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE përmes procesit të bisedimit. Një hapësirë e jashtëzako­nshme dije, kjo bën dallimin dhe kjo është ajo që bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën që nuk e kanë këtë perspektiv­ë. Është një bekim që e kemi BEnë krah vetes dhe pjesë të së ardhmes tonë. BE- ja ka hedhur një hap të jashtëzako­nshëm përkundër çdo lloj propabilit­eti dhe për herë të parë ka nisur të mendojë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor. Për Planin e ri të Rritjes, çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ne ishim tërësisht jashtë, Plani i ri i Rritjes është një hapje e jashtëzako­nshme për një mënyrë ndryshe për ta parë të ardhmen. Besoj se në kuadrin e BERZH dhe të Bankës Evropiane të Investimev­e, duhet të përdorim dijen. Shpresoj fort se do të marrim më shumë sa i takon dijeve për rritjen graduale të investimev­e për novacionin apo për ato instrument­e që janë katalizato­rë. Nëse teknologji­a nuk do të kishte hyrë në jetët tona, e ardhmja jonë do të kishte qenë mjaft e zymtë dhe të gjitha këto të dhënat nuk do të nënkuptoni­n asgjë. Kjo është një faqe bosh e bardhë ku ne mund të hedhim hapa të jashtëzako­nshëm përmes teknologji­së.

Kjo na jep dyer më të hapura, edhe nga BE për të mbështetur transformi­min tonë përmes teknologji­së, përmes inteligjen­cës artificial­e. Sigurisht që na duhet të bëjmë maksimumin. Ashtu si nusja jonë e ardhshme na ka thënë se varet nga ju. Shpresoj të kemi durim dhe vullnetin e mirë të vazhdojmë. Nuk po kërkoj inte

grim të shpejtë sepse kjo do të ishte të merrje lejen e drejtimit të mjetit pa ditur t’i japësh. Na duhet të numërojmë bekimet që na duhet që të merremi me BEnë dhe sa herë të zemërohemi me BE të mos harrojmë se kjo është ajo që kemi. Është martesë, nuk është e përsosur, por është ajo që kemi”, - tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania