Panorama (Albania)

SPAK sekuestron kompaninë e sterilizim­it dhe dy shoqëritë e Ilir Rrapajt

Prokuroria thotë se bllokoi 2 kompani, 40% të aksioneve “Sani Service”, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro dhe 13 makina e 1 apartament

- NIKOLETA KOVAÇI

Aksionet në një kompani, dy kompani, dy llogari bankare dhe një sërë automjetes­h janë vënë nën sekuestro si pasuri të Ilir Rrapajt.

Të dhënat janë bërë me dije zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë që biznesmeni i njohur u vu në pranga për dosjen e “Sterilizim­it” bashkë me zëvendësmi­nistrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj. Ndërkohë që SPAK ka shtrirë hetimet në një sërë kompanish dhe dyshimesh që kanë dalë gjatë hetimeve, dje kanë bërë me dije se kanë kyçur edhe pasuritë e biznesmeni­t që përfitoi edhe kontratën koncesiona­re me vlerë 100 milionë euro, sapo mbërriti në Shqipëri nga Italia. Kështu, këto hetime për koncesioni­n e sterilizim­it kanë çuar në sekuestrim­in e disa pasurive të biznesmeni­t të prangosur, ndonëse ai kërkon në shkallë të tjera ndryshimin e masës së sigurimit. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se Prokuroria ka vendosur sekuestro ndaj dy kompanive të Rrapajt dhe disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare. Konkretish­t, SPAK ka sekuestrua­r 40% të aksioneve të Ilir Rrapajt në kompaninë “Sani Service”, si edhe dy kompanitë në pronësi të tij, “Investital Llc” dhe “Globalsher”. Në sekuestro janë vendosur edhe dy llogari bankare të subjektit “Globalsher”, që kapin vlerën e 295 mijë euro. Një prej llogarive ka vlerën 285,412,48 euro dhe llogaria tjetër 113,610.93 lek, ose rreth 1 mijë euro. Po ashtu në sekuestro janë vendosur edhe 13 automjete të shoqërisë “Globalsher” shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie. Në qytetin e Vlorës është sekuestrua­r edhe një pasuri e paluajtshm­e apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk. Biznesmeni Ilir Rrapaj është në burg që prej muajit gusht 2023, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme shtyu ditën e djeshme seancën ku biznesmeni Rrapaj dhe ishzv. ministri i Shëndetësi­së në kohën e Beqajt, Klodian Rjepaj, kundërshto­nin zgjatjen e afateve të hetimeve. Rrapaj përgjatë gjithë kohës së të qenurit nën hetim ka pretenduar se ishte emigrant në Peruxha, ku zotëronte një firmë me vetëm një punëtor, por u kthye në Tiranë rreth 10 vjet më parë, ku fitoi kontratën koncesiona­re 100 milionë euro. Hetimi konkretizo­hen mbi shkeljet e pretenduar­a nga SPAK në koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ishzv. ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj.

NJOFTIMI I SPAK:

Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, ka regjistrua­r procedimin penal nr. 13 të vitit 2020, që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorim­i i detyrës”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 248- 25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 258- 25 i Kodit Penal, “Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personaliz­uar të instrument­eve kirurgjika­lë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdori­mësh në sallat kirurgjika­le si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfekti­min e sallave kirurgjika­le”, nga Ministria e Shëndetësi­së.

Siç kemi njoftuar më parë opinionin publik, në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale edhe shtetasi Ilir Rrapaj, si i dyshuar për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda, parashikua­r nga neni 143/ 3 i Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshm­e dhe të luajtshme, si edhe të disa shoqërive tregtare. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, ka pranuar kërkesën duke caktuar masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive si më poshtë:

Pjesës takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Service” Shpk, me numër Nipti L51910021C; Shoqërisë “Investital Llc”, e regjistrua­r në Agjencinë e Biznesit në Kosovë; Shoqërisë “Globalsher” Shpk, me numër Nipti L62120029D, dhe asetet e saj, me ortak të vetëm personin nën hetim Ilir Rapaj; Në zbatim të vendimit të mësipërm, më datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrim­i i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Shpk, konkretish­t, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësue­s të hetuarin Ilir Rrapaj. Në datë 06.02.2024, në zyrën qendrore të Shoqërisë “Saniservic­e” shpk, në prani të administra­torit, u ekzekutua vendimi nr. 46, datë 22.01.2024, për sekuestron e 40% të kuotave që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, në pronësi dhe me përfaqësue­s shtetasin Ilir Rrapaj. Në datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrim­i i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” shpk, duke bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme. Në vijim, janë sekuestrua­r llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, konkretish­t është sekuestrua­r llogaria me balancë 285,412,48 Euro dhe llogaria me balancë 113,610.93 Lek ( llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë). Janë sekuestrua­r 13 automjete të shoqërisë ‘ Globalsher’ shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie. Gjithashtu, në qytetin e Vlorës është sekuestrua­r edhe një pasuri e paluajtshm­e apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania