Panorama (Albania)

SPAK i komunikon Edvin Priftit akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

-

Kardiologu Edvin Prifti u paraqit në SPAK, ku mësohet se iu komunikuan akuzat për pastrim parash dhe korrupsion. Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekret­arja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për t’i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi ishte kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave.

SPAK ka vendosur sekuestro edhe mbi llogaritë bankare të mjekut kardiokiru­rg Edvin Priftit, duke i sekuestrua­r shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro. Ai shpeshherë ka kërkuar lirimin e llogarive bankare, duke deklaruar se i ka të justifikua­ra, por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën. Policia Gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Dyshohet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistont­e në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Nga verifikime­t e llogarive bankare të Edvin Priftit apo personave fizik të regjistrua­r në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime ‘ cash’ në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë. Policia Gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Dyshohet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale, që konsistont­e në paraqitjen e faturave tatimore false, me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania