Panorama (Albania)

Tronditet Shkodra, breshëri plumbash mbi Selami Brahimin, zhduken autorët

-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një person është qëlluar me armë brenda makinës së tij. Për fatin e tij, ai ka mundur të shpëtojë nga plumbat ndërsa dy persona që pretendohe­t se kanë marrë pjesë në pritë janë ‘ zhdukur’ pa lënë asnjë gjurmë. Policia e Shkodrës reagoi mbrëmë, ndërkohë që nga spitali ku ka shkuar të marrë shërbimet mjekësore, shënjestra e atij atentati, Selami Brahimi, mësohet se ka dhënë edhe dëshminë e parë për grupin hetimor. Policia ka shpresë te kamerat e sigurisë që kanë filmuar ngjarjen por deri orëve të vona nuk është mësuar se sa persona kanë qenë në vendin e krimit dhe nga e kanë marrë drejtimin e lëvizjes për të ikur. Duke qenë se Brahimi nuk është një person me probleme të dokumentua­ra, policia e ka ende më të vështirë të shkojë edhe te motive të hamendësua­ra, megjithatë dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe pamjet filmike mund të krijojnë një ide më të qartë rreth atij atentati.

Të dhënat për ngjarjen Rreth orës 17: 55, në lagjen “10 Korriku”, është qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip “Citroen” në pronësi të 60- vjeçarit Selami Brahimi. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit. Në momentin e të shtënave siç njofton policia makina ka qenë e parkuar. Nga pamjet e publikuara vihet re se ndaj mjetit ‘ Citroen’ është qëlluar disa herë pasi pothuajse në të gjithë mjetin ka shenja të armës së zjarrit, kryesisht në pjesën e prapme të automjetit. Gjithashtu në disa sekuenca të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një dyqani të zonës shihet se në momentin kur qëllohet drejt makinës dy kalimtarë të rastit futen me vrap në dyqan të tmerruar. Sa i përket shënjestrë­s, nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, kësisoj nuk ka një pistë hetimi deri në këto momente mbi ngjarjen. Në vendngjarj­e ndodhen forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po vëzhgohen kamerat e sigurisë ndërsa vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ve. Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj Selami Brahimit në lagjen “Xhabiej” në Shkodër. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa po pyeten dëshmitarë­t dhe vetë i plagosuri. “Në orën 17: 50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokuroris­ë dhe po punon për dokumentim­in e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarë­t okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervisto­het i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivis­ht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitete­t për të zbardhur ngjarje të tilla”, - u shpreh drejtori Sulaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania