Panorama (Albania)

Atentati ndaj prokurorit, pranga në Dubai ushtarit të Bandës së Durrësit

SPAK ndërhyn në pronat e Redjan Rrajës, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Andi Malokut dhe plagosjen e Arjan Ndojt e “Rrumit”

- NIKOLETA KOVAÇI

Teksa SPAK kërkonte të vinte nën sekuestro pasuritë e Redjan Rrajës, të dënuarit me burgim të përjetshëm për pjesëmarrj­en në atentatin ndaj Arjan Ndoit, policia njoftonte se në Dubai ishte arrestuar një anëtar i Bandës së Durrësit.

Bëhet fjalë për të shumëkërku­arin Julian Meçaj, i cili ishte në listën prej 9 personave që një vit më parë u zbuluan në kuadër të operacioni­t “Komploti”. Por Meçaj bashkë me mikun e tij Plarent Dervishi u tha se nuk gjendeshin në vendin tonë në momentin që u ndërhy nga policia për të realizuar prangosjen. Informacio­net ishin se të gjithë të kërkuarit e Policisë gjendeshin në Dubai, por Meçaj, i konsiderua­r dhe i kërkuar për atentatin që i mori jetën të riut nga Kruja, Andi Maloku në atë pritë ku ish- prokurori i Durrësit Arjan Ndoi dhe bashkudhët­ari i tyre, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe me emrin “Rrumi” i Shijakut, mundën të shpëtonin ndonëse morën plagë të rënda. Për atë ngjarje është dhënë vendim për Redjan Rrajën dhe Arjol Halilin ndërsa grupi tjetër pritet të gjykohen të veçuar prej dy personave të dënuar. Rrajës, i cili konsideroh­et edhe si protagonis­t i asaj ngjarjeje të rëndë, dje SPAK i ka bllokuar edhe pasuritë.

SEKUESTROJ­A

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimi­n e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëv­e të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘ Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella. Në konkluzion­et e paraqitura në gjykatë nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës i cili është i dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 në Durrës, theksohet se këto pasuri janë blerë nga Rraja me para që vinin nga veprimtari të jashtëligj­shme. Bëhet fjalë për 5 pasuri të paluajtshm­e, 3 prej të cilave në emër të bashkëshor­tes së tij Marsela Çiça. Po ashtu, GJKKO konfiskoi dhe 2 automjete, njëri në emër të Redjan Rrajës dhe një ‘ Audi’ që i është sekuestrua­r personazhi­t të shoubizzit Kejvina Kthjella në nëntor 2019. Mes pasurive të konfiskuar­a është edhe një orë ‘ Rolex’ dhe 2750 euro. Gjykata e Posaçme nga ana tjetër hoqi sekuestron e vendosur mbi automjetin e markës ‘ Bentley’, blerë nga Redjan Rraja në 2019- n për 900 mijë lekë.

Lista e plotë e pasurive të paluajtshm­e dhe të luajtshme që i konfiskohe­n Rrajës:

1. Pasuria me nr. 6/ 121N9, zk 8160, vol. 22, fq. 25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistrua­r më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.

2. Pasuria me nr. 6/ 121N8, zk 8160, vol. 22, fq. 24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistrua­r më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.

3. Pasuria me nr. 107/ 49+ 1- N2, zk 3292, vol. 60, fq. 140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistrua­r në emër të shtetases Marsela Çiça.

4. Pasuria me nr. 107/ 49G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.

5. Pasuria me nr. 107/ 49G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.

6. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistrua­r në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr. 2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.

7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FË262TË, me numër s h a s i e ËAUZZZ4G5G­N160958, sekuestrua­r shtetases Kejvina Kthella sipas procesverb­alit të datës 05 nëntor 2019.

8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 ( Roleks).

9. Shuma prej 2750 euro. III. Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës ‘ Bentley’, tipi ‘ Continenta­l’, me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja, me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë ( nëntëqind mijë) lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania