Panorama (Albania)

10 mijë euro për një vizë amerikane, aplikantëv­e u falsifikoh­eshin të dhënat

Ambasada amerikane falënderon policinë dhe iu bën thirrje aplikantëv­e: Dorëzoni vetë aplikimet, mos bini pre e mashtrimev­e!

-

Një faqe në “Instagram” me emrin “Viza amerikane insider” mësohet se është përdorur nga Renato Nasto, 30 vjeç, me origjinë nga Korça, për të tërhequr qytetarë të interesuar për të marrë vizën amerikane.

Si karrem, ka përdorur edhe fotot e pasaportav­e të prindërve të tij të cilat i reklamonte si sukses të garantuar se nëse bashkëpuno­je me të e kishe vizën 10- vjeçare në xhep. “Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet”, shkruhet në faqen e ‘ Instagram’- it përmes së cilës 30vjeçari Nasto ka arritur të marrë kontakt nga të paktën 5 qytetarë, aplikantë për vizitë, i arrestuar bashkë me të me vendim të Gjykatës së Tiranës. Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri kanë lejuar të riun korçar të manipulojë të dhënat e tyre, duke shtuar të dhëna të rreme kualifikim­i dhe specializi­mesh nga sa i kishin në realitet aplikantët. Pasi plotësonin formularin me të dhëna të rremë, ditën e intervisti­mit në ambasadë, Renato Nasto i cili u shfaqej si person me njohje të brendshme në ambasadë, i shoqëronte dhe jepte udhëzime se si duhej të përgjigjes­hin duke u dhënë detaje manipulati­ve. Në rast se viza merrej me sukses, në xhepin e Nastos shkonin 10 mijë euro. Në javët e fundit ambasada nuhati skemën dhe nisi hetimi Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombët­ar në ambasadë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës dhe Policinë Kriminale. Pasi fillimisht u gjurmua faqja në ‘ Instagram’, personat e dyshuar u vunë në përgjim dhe veprimtari­a kriminale u dokumentua me prova. Nuk dihet saktë sa është numri i shqiptarëv­e që mundën të marrin vizë amerikane në këtë mënyrë, por dyshohet që mes përfituesv­e të jetë edhe Eduart Gjini, i cili është shpallur në kërkim. Pas përfundimi­t me sukses të operacioni­t “The Rogue Son”, reagoi ambasada e SHBA, e cila përveç falënderim­it të bashkëpuni­mit me organet e sigurisë në vend, dha edhe një mesazh për qytetarët. “Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëv­e për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronik­e për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajt­urave” agjenci udhëtimi, konsulentë­ve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojn­ë se garantojnë viza amerikane”- thuhet në reagimin e ambasadës. Të arrestuari­t janë në akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikim­i i vulave, stampave dhe formularëv­e” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

REAGIMI I AMBASADËS

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me operacioni­n e policisë ditën e sotme ku u arrestuan 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim nën akuzën e falsifikim­it të të dhënave me qëllim marrjen e vizave 10 vjeçare amerikane. Në reagim, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë aplikantëv­e që aplikimet e tyre elektronik­e për vizë amerikane t’i dorëzojnë vetë dhe jo përmes personave të tjerë në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimev­e të agjencive në rrjetet sociale që i garantojnë se do t’u sigurojnë vizën: Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorin­ë e Tiranës për bashkëpuni­min e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombët­ar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatik­e të Departamen­tit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësish­t partnerite­tin tonë me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullak­u, Drejtorin e Departamen­tit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokuroris­ë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtua­r të Policisë së Shtetit. Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombët­ar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjës­e për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportav­e ose vizave; vjedhjet e identiteti­t dhe/ ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritete­t e Departamen­tit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmi­n, trafikimin e qenieve njerëzore, kontraband­ën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombët­ar. Ambasada e SHBA është e përkushtua­r të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania