Panorama (Albania)

Fermerët nisin protestat kombëtare: Do bllokojmë rrugët “Do protestojm­ë si në Europë, nis nga Korça”

-

Fermerët e Shqipërisë j anë mbledhur dje në shenjë proteste para Ministrisë Bujqësore. Me një poster të madh në duar, fermerët kanë shkruar kërkesat e tyre drejtuar ministres Anila Denaj.

Fermerët e Shqipërisë janë bërë bashkë për të kundërshtu­ar situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë dhe mungesës së vëmendjes nga qeveria.

Kjo protestë do të fillojë të shtunën në Korçë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin gjatë të gjithë muajt shkurt.

Protesta do të kulmojë me një protestë gjithëpërf­shirëse në Tiranë. Fermerët do marshojnë drejt Tiranës me mjetet e tyre.

Kujtojmë se situata e vështirë që po kalon bujqësia dhe blegtoria në vendin tonë nga mallrat e importit kryesisht mungesa e subvencion­eve, nafta e shtrenjtë ka bërë që disa akse kryesore të bllokohen nga fermerët.

Kjo formë e protestës do jetë e njëjtë me atë që po zhvillohet në gati të gjithë vendet e Europës. Në fillim të muajit shkurt, qindra mijëra fermerë nga gjithë vendet e BE- së kanë protestuar kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore ( CAP) dhe Marrëveshj­es së Gjelbër, në Luksemburg, para Parlamenti­t Evropian. Ndërkohë që një natë më parë ato dogjën goma, dru si dhe hodhën tymuese para Parlamenti­t Europian.

Të paktën 1000 traktorë kanë bllokuar rrugët në Bruksel, veçanërish­t pranë institucio­neve të BE- së, ku priten liderët e BE- së për Këshillin e j ashtëzakon­shëm Evropian. “Në Këshillin Evropian ne po diskutojmë gjithashtu buxhetin dhe objektivi i parë është që të sigurohemi që bujqësisë të mos i hiqen më burime siç ka ndodhur në dekadat e fundit”, tha presidenti i kompanisë italiane Coldiretti, Ettore Prandini, duke folur para Parlamenti­t Europian në Bruksel.

Me rritjen e çmimeve të plehrave kimike dhe të karburante­ve në Evropë pas sulmit rus ndaj Ukrainës, fermerët thanë se po ndjejnë presion në të gjithë Evropën, pavarësish­t nga çmimet shumë më të larta të ushqimeve në raftet e supermarke­teve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania